Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14]
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)


Postuar nga IQVLORA datė 17 Nëntor 2008 - 15:27:

Po ate historine e kallepsezit e di ti arilabi?
Shkoi njeri per te blere kepuce ne pazar qe the ti.Provoi gjithe kepucet qe kish dyqani ,por nuk i bene asnje pale .I zoti i dyqanit i dha te provonte ato me numer me te madh,por perseri kemba e tij ish e papare kur thote Arian cani i Vizion Plusit.Dyqanxhiu u inatos dhe i tha ter inat:''Largohu kallepsez e mos te te shoh me ketu!''Keshtu qe kallepsezi u largua i trembur dhe shkoi ne shtepi.Bleve kepuce i tha gruaja.Jo tha ai po mbylle deren me lloz.Pse i tha gruaja?Mbylle te them i tha ai gjithe frike.Dhe gruaja e mbylli deren.Ai mbasi u sigurua qe dera ish e mbyllur gerthiti:''Kallepsez e metej je vet ''

Po kete:''Vajti djali ne Patoz,vajti shul e erdhi lloz''.behet fjale per ate qe shkoi per te kryer nje porosi nga familja,por ai ashtu sic shkoi ashtu erdhi po kryer asgje.

Oh mu kujtua nje fjale:

pisk- e paske pisk punen( e ke keq) ose nje nyje e lidhur fort eqe nuk zgjidhet thuhej nga pleqte se nuk zgjidhet,sepse eshte e lidhur ''pisk''


Postuar nga Ari. datė 10 Dhjetor 2008 - 20:22:

exheli...e keqia
p.sh nje mallkim,te ardhte exheli

xhebrail..personi qe te vinte litarin ne gryk,ose te priste koken .

nje here Selim Hasani nje nga rapsodet me ne ze ne shqiperi
beri nje zenke ne nje dasem me nje person qe quhej XHebro,nga qe ishin ne dasem nuk mund te qelloheshin
por i than njeri-tjetrit qe nqs do te shikohemi qe te qelloheshin me kobure.
Nje dite prej dite xha Selimi ecte ne nje rruge qe vinte tatpjet,kur papritur lart ne maje del
Xhebrua,dhe menjeher shtangen
-fillon xha selimi duke thene

ne kry te rruges u takua exheli me xhebrail
tjetri---
mut xhebrua
kak selim


Postuar nga ColdFire datė 10 Dhjetor 2008 - 23:29:

Re: HOPINGAT E SHEROS

Citim:
Po citoj ato qė tha ari77labi
ja nga se ka ardhur shrehja ;;
morre hopingat e sheros--d.m.th nuk more asgje

Shero Lila nga Brati vlores punonte ne administrat ne ato kohra para clirimit por dhe mbas clirimit te shqiperis
njihej per kumarxhi i papare..
nje dite nga ditet nisej per te lozur kumar ne Berat
pasi lozi gjithe diten e dites u mori te gjitha leket kumarxhive,por nuk dinte
si tua shkiste qe te largohej..Per nje moment i pa ne sy dhe u tha-
-do shkoj pak ne banjo ..
-jo than beratasit do rrish te mbarojme lojen
-ju betohem tha sherua do ju le hopingat ,5minuta dhe erdha
do qe beratasit e besuan ndoshta ka pas kepuc te mira,merret vesh,..
u hodh nga dritarja e banjos sherua dhe u largua me vrap per ne vlore
xathur(zbathur )por me xhepat plot




. Ari ja e mesova dhe nje te re. E kisha degjuar shprehjen por si nuk e mora mundimin te pyesja nga vinte ajo shprehje?
Faleminderit


Postuar nga IQVLORA datė 11 Dhjetor 2008 - 09:42:

Selim Brati dhe Xhebro Gjika

Dy rapsodet e famshem te Lumit te Vlores, Xhebro Gjika nga Terbaci ( te cilin e kam njohur) dhe SelimHasani nga Brati kane qene mjeshtra te thurjes se bejteve aty per aty.Brati me Terbacin jane afer dhe te dy rapsodet takoheshin neper dasma e ziafete te ndryshme qe organizoheshin ne fshatrat e Laberise.Ishte nder dhe kenaqesi te kish ne sofer keta dy burra te kendshem,por edhe nopraner.Per ta tregohen shume bema(ndodhi) qe te bejne per te qeshur.Ndonjehere ndodhte qe situata e ngacmimeve apo shpotive arrite kulmin ,sa qe ata i kishin nxjerre koburet njeri tjetrit.Te dy kishin qene luftetare te Brigades se V Sulmuese te UNCL ne WW2.Po ju tregoje me shkurtime njeren nga ato histori:

Te dy pleqte simpatik ndodheshin ne nje dasem dhe burrat e tjer po i nxisnin te kendonin.Ata ishin te dy bilbila te kenges labe.Pa u menduar Selim Brati filloi:


Xhebro Gjika eee (e-t me dy pika siper)
Ibiri Pesarese (Pesarja e jema e Xh Gj)
I bente syte si mace
Ja ngrita kembet ferkace etj

Xha Xhebroja beri iso bashke me te tjeret,por sa mbaroi Xha selimi ai tha ma mbani kengen o djem dhe filloi:


Selim c'pate me mua
Sos me gjete permbi grua etj.

Puna shkoi keq dhe te dy nxoren koburet per t'ja hequr njeri tjetrit,por si zakonisht duke qene mes dashamirsish qe i dinin me koke,nuk i lejuan asnjehere te zbraznin koburet karshi njeri tjetrit.


Postuar nga ColdFire datė 11 Dhjetor 2008 - 13:49:

Shprehja "Be Brati"

Ky mesazh i drejtohet Arit dhe IQ Vlores. E kam degjuar shpeshhere kete shprehje "be Brati", megjithese nuk e di historine e saj dhe c'fare dmth, sa here e degjoja gjyshin qe e thoshte me vinte per te qeshur. Ka mundesi te me thoni se perse thuhet zakonisht?
Pershendetje


Postuar nga IQVLORA datė 11 Dhjetor 2008 - 15:10:

Si histori nuk e di,por di perse behet fjale.Te vjetrit e perdornin shprehjen-qenke be e Brate,zakonisht per njerzit e serte,grindavec,jo miqesor e kokepadegjuar.Me nje fjale pernjerez kopuk.E pra Brati njihet per keta lloj njerzish,prandaj edhe rapsodi i njohur Selim Hasani qe ka mbushur nje hejbe me kenge labe(bejtet e te dyve i kam studiuar ne lenden e folklorit kur isha ne gjimnaz) njhej si njeri nopran e ngacmues.
Thuhet nga populli edhe keshtu:
5 vene e 45 vijne beje Bratit ne Smokthine.Ndoshta miku im arilabushi mund te dije me shume se une per kete shprehje.
Ky fshat ka plot historira te pakendeshme,te vjetra e te reja.
Po u kujtova do te pyes ndonje nga Brati kur ta bjere rasti.


Postuar nga Ari. datė 25 Dhjetor 2008 - 15:00:

Re: Shprehja "Be Brati"

Citim:
Po citoj ato qė tha Donika Arianiti
Ky mesazh i drejtohet Arit dhe IQ Vlores. E kam degjuar shpeshhere kete shprehje "be Brati", megjithese nuk e di historine e saj dhe c'fare dmth, sa here e degjoja gjyshin qe e thoshte me vinte per te qeshur. Ka mundesi te me thoni se perse thuhet zakonisht?
Pershendetje



e cuditcme sepse e kisha gjithmon ne mendje per ta treguar eshte e lezetcme
dhe ja si vijon me posht

ne krahinen e kurveleshit,smokthines,mesaplikut
perdoret nje rit fetar ku falen ose ndezin qirinj, ne nje vend te caktuar.dhe kete vend e quajne vendi i mire ne kete "vend te mire" cojne te gjithe ata qe dyshohen per vjedhje per shpifje
dhe falen duke bere be per "vendin e mire "
duke hequr kehtu cdo dyshim qe behet nga nje person i vetem ose nga i gjith fshati kundrejt nje personi ose me shume..qe dyshohen per vepra te tilla

kjo qe sa per ta bere me te kuptushem kete histori
qe quhet

"beja e bratit"

Na ishin dy hajdut,dhe shkuan per ti vjedhur rrushin gjitonit.Te nesermen kur u zgjua gjitoni pa rrushin e vjelur nuk i kishin lene asnje kokerr
Diheshin pak a shume se kush ishin hajdutet ne fshat.
MBLEDH TE GJITH TE DYSHUARIT ,bashke me ta ishin edhe hajdutet ne fjale,te vertetet.
pasi falen te gjith tek vendi i mire
duke thene qe -"me zente nje mallkim,ose nje e keqe po ta kem vjedhur une rrushin " u erdhi radha hajduteve te vertet

i pari -tha;me zente nje e keqe po te kem vene kemben ne shtepine e filanit

i dyti tha;-me zente nje e keqe po te kem vene nje dore ne rrush te filnit..

dhe qe te dy shpetuan .. a e dini pse??

sepse kur vodhen rrushin njeri i kishte hypur tjetrin ne qafe..
dhe kur bene be,u betuan ai qe kishte vene doren u betua per kemben
dhe ai qe kishte vene kemben u betu per doren

dhe keshtu mbeti "beja e bratit"


Postuar nga ColdFire datė 31 Dhjetor 2008 - 18:48:

Be Brati

. Sa kam qeshur. Ku u paska shkuar mendja?
Faleminderit Ari


Postuar nga shelgu datė 31 Dhjetor 2008 - 19:31:

Pune labi. Per te vjedhur mos e pyet.

 

Se mos te tjeret jane me te mire.


Postuar nga ColdFire datė 31 Dhjetor 2008 - 19:35:

Citim:
Po citoj ato qė tha cedrus
Pune labi. Per te vjedhur mos e pyet.

 

Se mos te tjeret jane me te mire.



C'na thua moj Cedrus. Dmth ne labet dime te vjedhim?
Te mire dhe te keqinj ka plot, por ajo puna e vjedhjes nuk besoj se ka krahine...thjesht ne e shprehim lirshem se duam te bejme gallate....
Historite, batutat dhe fjalet e urta i kemi me bollek..
dhe humori s'diskutohet


Postuar nga IQVLORA datė 01 Janar 2009 - 20:53:

Jua thote plaku ju,sepse ka nje te vertete kjo pune,por gjer ne vitet 50 te shekullit te kaluar.
Dona ka qene nje zakon ne Laberi qe nga kohet e lashta:
Nje djale qe nuk ish i zoti te vidhte,nuk i jepnin nuse.Ai konsiderohej djale i dobet e i humbur i dynjase.Me kalimin e viteve ky zakon u be i denueshem edhe ne Laberi.Shoqeria eci perpara dhe disa relike te vjetra u lane mbas dore.
Po pyete per thievery ka patur gjithandej ne trojet shqiptare.


Postuar nga IQVLORA datė 12 Janar 2009 - 12:25:

Po paraqesim disa fjale te perdorura nga te paret tane:

vane-iken( vane ment e mia vane)
vriz-pjese uji e ndare nga shtrati normal i nje lumi
versnik-i/e nje moshe
dihet- ne kete rast ka kuptimin kur te gdhihet
potis-ujis lulet ose bimet e zarzavateve
shendrefile-femer e ngathet gati budallaqe
levend- djale me veti e vyrtyte te mira, i cili le vend edhe per te tjeret
sokak-rruge te shtruara me gure(ka neper fshatra dhe ne Gjirokaster
sqime- njeri qe punon e bene pune te pastra .pune me finese
perifane-femer mendjelehte
bajmak- njeri qe i hedh kembet me gjunjet ne brendesi


Postuar nga shelgu datė 12 Janar 2009 - 12:59:

Po asaj lekures ku mpreh briskun berberi si i thone?


Postuar nga IQVLORA datė 12 Janar 2009 - 16:29:

besoj ndonje berber shqiptar i vjeter duhet ta dije.E kam ditur edhe une por e kam harruar.Ndoshta rryp kaishi!


Postuar nga shelgu datė 12 Janar 2009 - 18:04:

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA
besoj ndonje berber shqiptar i vjeter duhet ta dije.E kam ditur edhe une por e kam harruar.Ndoshta rryp kaishi!


Kaish =rryp.
 



 
 


Postuar nga Ari. datė 19 Janar 2009 - 16:21:

jaran---dashnor

shondure----te vdekur ,pa jet

fengji---frengji,dritare e ngushte

ryne...hyn

verria.....i ngrohte (per vendet e uleta)


Postuar nga IQVLORA datė 15 Shkurt 2009 - 13:55:

temena hepohem prush belber sater pandeh rige fanar

Nja dy -tri fjale te kohes se kaluar,por shqipe te tabanit.

temena -kur i vine dikujt pas qefit
hepem-njeri qe lekundet si varka
prush-kongjij zjarri kur dryte digjen plotesisht
sater-thike e madhe
pandeha-kujtova (se ish ai apo ky,se do te vinte dikush etj)
rregjim-tkurrje ( e njerzve nga nje hall i madh,nga frika etj.Perdoret edhe per bimesine)
rige,rigaqe-nje grua lyrashe qe nuk i mbyllet goja e shume shpirtlige.


Postuar nga Ari. datė 16 Shkurt 2009 - 21:50:

kam dhe une nje

"Kur fle me qorrin ngrihesh cakerr"


Postuar nga kurt datė 17 Shkurt 2009 - 07:57:

FAKIR - i lodhur i dorezuar ne jete, dobesi shpirterore, thjesht nje hije qe nuk mund t'i bejn kujt sherr dhe nuk mund t'i sjellin kujt as gezim.
me pelqen kjo fjale malsore...
e cuditshme se James Joyce edhe nietzsche ne mos gabohem e kane perdorur ne veprat e tyre.
p.s, james joyce e perdor disa here kyt fjale, dhe i shpjegon pak origjinen se nga vjen. me cuditi heren e pare kur e kam lexuar...


Postuar nga geranium datė 21 Maj 2010 - 09:38:

gjejeni kete ...

Pirosti....
Korite....
Poture...
canak...
qenef..
peshtamadh...
qereles...
kotruve...


Postuar nga BIONDIA datė 21 Maj 2010 - 13:20:

Re: gjejeni kete ...

Citim:
Po citoj ato qė tha geranium
Pirosti....
Korite....
Poture...
canak...
qenef..
peshtamadh...
qereles...
kotruve...



1-se di
2-na turperove
3 -veshje popullore pantallona
4-pjate
5-hale ,,wc
6-kur kerkon te besh sehir
7-shtame ose ene prej balte....

cedrus ke ankime


Postuar nga shelgu datė 30 Korrik 2010 - 20:03:

Re: Re: gjejeni kete ...

Citim:
Po citoj ato qė tha BIONDIA


1-se di
2-na turperove
3 -veshje popullore pantallona
4-pjate
5-hale ,,wc
6-kur kerkon te besh sehir
7-shtame ose ene prej balte....

cedrus ke ankime



Ncuq motra, fare.

Xenxalla ju thenkan syzeve. Une e kisha degjuar: te plasen zenxallat?, por e dija per syte.
Cudi, ma shpjegoi nje arberesh


Postuar nga shelgu datė 30 Shtator 2010 - 02:02:

Vajti njeri tek berberi dhe sigurisht berberi filloi te mburrej per aftesite e tij te vecanta. Ne fakt ja beri turinin laker duke e prere. Duroi sa duroi dhimbjet i shkreti klient dhe ne nje moment shpertheu:

Te kam dhjere briskun qe ma mburr se eke te mprehte, te kam dhere berberanenm kolltukun, pasqyren, ty te kam dhere me shume. E kshu duke dale e duke dhjere. Sa kishte dale nga dera u thye prape:

Te kam dhere edhe ate qe mpreh briskun, se harrova i tha dhe iku.

M'u kujtua kjo barcalete qe ma tregoi dikush dikur, per faktin e thjeshte se une nuk qesha dhe miku qe ma tregonte sikur u fye e me pyeti. Ore c'ke qe rri kshu?

Jo i them une shume e bukur meseleja, po vertet si i thone asaj qe mpreh briskun berberi?

Sot isha duke pare nje program tek H chanal. Dikush shiti tek antikuari nje karrike berberi (kolltuk). Dhe kapi me dore ate qe mprehin briskun.

-Ja the, e paska edhe kete qe mpreh briskun. E kerkova fjalen ne anglisht dhe nuk e gjeta.

Kush mund te me thote si i thone shqip asaj gjese prej lekure si rrip ushtari, qe mpreh briskun berberi?

Po italisht?

Po anglisht?

 

Faje edhe ti se te kemi si te kenduar.


Postuar nga AndreaPirelli datė 30 Shtator 2010 - 03:29:

Citim:
Po citoj ato qė tha cedrus
Vajti njeri tek berberi dhe sigurisht berberi filloi te mburrej per aftesite e tij te vecanta. Ne fakt ja beri turinin laker duke e prere. Duroi sa duroi dhimbjet i shkreti klient dhe ne nje moment shpertheu:

Te kam dhjere briskun qe ma mburr se eke te mprehte, te kam dhere berberanenm kolltukun, pasqyren, ty te kam dhere me shume. E kshu duke dale e duke dhjere. Sa kishte dale nga dera u thye prape:

Te kam dhere edhe ate qe mpreh briskun, se harrova i tha dhe iku.

M'u kujtua kjo barcalete qe ma tregoi dikush dikur, per faktin e thjeshte se une nuk qesha dhe miku qe ma tregonte sikur u fye e me pyeti. Ore c'ke qe rri kshu?

Jo i them une shume e bukur meseleja, po vertet si i thone asaj qe mpreh briskun berberi?

Sot isha duke pare nje program tek H chanal. Dikush shiti tek antikuari nje karrike berberi (kolltuk). Dhe kapi me dore ate qe mprehin briskun.

-Ja the, e paska edhe kete qe mpreh briskun. E kerkova fjalen ne anglisht dhe nuk e gjeta.

Kush mund te me thote si i thone shqip asaj gjese prej lekure si rrip ushtari, qe mpreh briskun berberi?

Po italisht?

Po anglisht?

 

Faje edhe ti se te kemi si te kenduar.



Ti gezosh ato 4500 mesazhe ................ .
Une tani qe e kujtoj ....... i bej pyetjen vetes ........ si mund ta mprehte briskun nje cope gome??????


Postuar nga kurt datė 30 Shtator 2010 - 04:03:

cedrus, ne anglisht "razor strap" noshta ka ndonje specifik emer tjeter, por them se as emrikant nuk e dijn, meqe berberet nuk egzistojn me ktu


meqe ra fjala tek berberi
kur isha ne shqiperi, shkova te rruhem ne berber, se skisha marre brisqe me vete.

nuk jam mesuar te shkoj ne berber, dhe kur berberi filloj tma vinte briskun tek qafa, mu dha nje e qeshur qe smund ta kontrolloja, edhe pse po shtrydhesha ta coj mendjen diku ne errsire, prap, didn't help


Postuar nga ingmetalboy datė 30 Shtator 2010 - 15:04:

ishe goxha afer kurto. Kam nje cifut atje ne puna qe e dinte ca ishte. "Razor strop" quhet.


Postuar nga shelgu datė 30 Shtator 2010 - 21:01:

Ja kshu. Po shqip si i thone.

Turlo, e paskam si ditlindje demek me kete 4501 shin. duhet festuar.

Sa per gomen qe thua ti Turll, ajo nuk eshte gome por nje cope e rregjur lekure bualli mundesisht. Sholle demek ose shuall..

Kurt, ke te drejte, po shqip?

Ai antikuari i Histori chanel, e mban ne dhomen e miqve kete kolltukun e berberit, per qejf demek.

Turlli mund te mbaje le te themi nje damalug

Po damalug e di njeri kujt i thone?


  Gjithsej 14 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14]
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.