Forumi Horizont Gjithsej 10 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 »
Trego 92 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- C"fare Eshte Dashuria???pse Dikush Dashuron Me Pak E Dikush Me Shume??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5073)


Postuar nga macekeqe datė 10 Maj 2004 - 21:24:

C: CASSOLA: Do duhej te mos njihej kurre dashuria. Te vazhdohet te shpresohet.. Po mos te vij kurre..
F: DE LA ROCHEFOUCAULD: Dashuria, nese e shikon ne te gjitha aspektet, ngjan me shume urrejtjes sesa miqesise...

Ne dashuri mos te duash shume eshte nje mjet per te qene i sigurte qe te duan.

E: SEGAL: Te dashurosh do te thote mos te thuash kurre "me fal"

CICERONI: Asgje s'eshte e veshtire per ke dashuron.

R. M. RILKE: Dashuria eshte kur dy vetmi mbrohen me njera tjetren, preken, pershendeten.

H: HESSE: Zenkat e dy te dashuruarve zgjojne me shume dashurine

VIRGILIO: dashuria fiton cdo gje dhe ne i hapim rruge dashurise.

E. L. MASTERS: Kjo eshte dhimbja e jetes: qe per te qene te lumtur duhet te jemi ne dysh

I. SVEVO: Nuk e di ne e dua. Eshte nje dyshim qe do me shoqeroj gjithe jeten, dhe mund te mendoj qe dashuria e shoqeruar nga dyshimi eshte dashuria e vertete.

PRINCI CARLO I ANGLISE: Dua te martoj nje grua qe ka interese qe une kuptoj. Dashuria nuk eshte poshte e lart, po afer e afer

GIACOMO CASANOVA: Dashuria, e pamundshme ta pershkruash!

GIACOMO LEOPARDI: Momentet me te mira te dashurise jane ata melankoniket, ku ti qan dhe sdi pse..


Postuar nga bylis datė 11 Maj 2004 - 07:39:

Re: Re: ?

Citim:
Po citoj ato qė tha eliz


Shoku im i dashur Bylis..Mos ti ngaterrojme gjerat them dhe une.Une po flisja per dashurine si ndjenja me e bukur.Nga dole te perfundimi qe une po flas per aktin fizik nuk e kuptoj.Ashtu si per ty edhe per mua pa ndjenjen eshte zero.Ajo qe doja te thoja eshte se eshte me te vertete e rralle qe dy persona te duhen me gjithe forcen e shpirtit.E perseris,jane me fat ata qe e kane provuar.Thash nje ore(prandaj e more sic e more),por mund te thoja dhe vetem nje minute per te pare edhe nje here syte e tij te dashur.
Kete shprehjen nuk e kuptoj(nuk ta falin asnje prej tyre me lart).Me shpjego pak te lutem cfare doje te thoje.



Ne ate menyre qe e the Eliz, une ashtu e kuptova, me fal. Puna jote qendroka ndryshe: Ti do te shikosh dike qe ka ngelur atje pas.... ne kujtesen tende, me te drejte qe do ta shikosh qofte edhe nje minute eshte e mjaftueshme perball asgjes, boshllekut.
Me ate thenien desha te thoja qe : Ate ndjenjen qe provon njeriu kur eshte i dashuruar, ato caste ate lumturi. Nuk ta fal dote asgje ne kete bote dhe permenda (ato me larte), lek,pushtet, apo ku di un c'gjera munde te bejne njeriun te lumtur. Ato te lumturojne por jo ne ate nivel. Te them nje te forte qe kam degjuar nga dikush rastesishte.
Ai ishte i sapo fejuar edhe i tegonte shokut te tij, un isha aty afer.
Vete tek fshati i nuses cdo weekend,kur ngjise ate maloren perpara se te futem ne fshate degjohen te pelliturat e gomerve qe aty.
Por do ti or byrazer - i thote i fEjUmI.
Gomeret pellasin e mua zogjte me duken sikur kendojne, lere ate maloren se ndiej fare kur i dal ne maje.
Ja keto te ben dashuria....., sa kam qeshur aq sa u largova se mos ofendoheshin se po me shikonin.
Me pelqyen dy nga ato qe ka shkruajtur macia:
Dashuria, e pamundshme ta pershkruash.
Dashuria eshte nje cmenduri,por nje cmenduri pozitive...


Postuar nga eliz datė 11 Maj 2004 - 17:29:

Re: Re: Re: ?

Citim:
Po citoj ato qė tha bylis



Me ate thenien desha te thoja qe : Ate ndjenjen qe provon njeriu kur eshte i dashuruar, ato caste ate lumturi. Nuk ta fal dote asgje ne kete bote dhe permenda (ato me larte), lek,pushtet, ..


Plotesisht dakort me ty.Te pakten nga cfare kam degjuar dhe kuptuar.
Edhe dicka tjeter.Mos nxito te dalesh ne perfundime pa i njohur njehere te tjeret.Kjo per mesazhin e pare dhe te dyte.Te pershendes dhe sa me shume dashuri ne jeten tende(nga ajo e pastra si kristali).


Postuar nga bylis datė 12 Maj 2004 - 06:34:

Flm Eliz fjala jote ne vesh te Zotit, por mua s'me ha buza per kulac

Iken ato vite (thote atdheuyne) s'kishim buk hanim simite.
Vetem neper filma i shikojme ato gjera ne keto ditet tona, por nejse shpresa vdes e fundit.

Gjithe te mirat te gjitheve kudo qe jeni!


Postuar nga Bledumi datė 12 Maj 2004 - 19:22:

C'eshte Dashuria ..

Duke bere muhabet me miqte,dikush duke qeshur me dha nje pergjigje..:
-2 buze te bashkuara,4 kembe te ngaterruara....kemi qesh me lot..
Eshte dicka qe e karakterizon..
Dashuria...Derisa kane kenduar dhe kendojne per te,i kane thurur poezi e libra,filma dhe fraza mendoj se eshte gjeja me e bukur qe mund te kalojme ne jete.
Ajo mban brenda cdo gje,qe nga gezimet me te medha deri ne merzitjet me te medha..
Te bisedosh per Dashurine,me pare duhet te bisedohet ne lidhje me njeriun.(njeriun si qenie)..
Sdoja te ndalesha shume ne perkufizimet per te pasi pjesa me e madhe i kane cituar me siper..
Doja te kapja vetem nje te mete te dashurise..Ate materialiste..
Nje pjese e mire e vajzave (nuk eshte se po le jashte djemte,por jane shume pak) duan dhe ecin me idene qe te dashurin e tyre ta kene me leke dhe me makina..Nuk e di as nuk e kuptoj se ku e shohin dashurine ne kete menyre..Ndoshta eshte dashuri per makinen apo per leket..Nuk e kuptojne qe ato shesin veten dhe moralin e tyre,pa e kuptuar,vetem per te bere nje qejf momental..Te dalin nje xhiro me makine,apo te hane ndonje dreke neper lokale te bukur..ose ose tu thone shoqeve qe i dashuri im ka kete makine apo ka kaq leke...
Kete gje nuk arrij ta kuptoj dot....
Persa i perket pyetjes se dyte...:--Cdo gje varet nga mardheniet qe krijohen ne cift dhe nga vete personi..


Postuar nga Fajtori datė 12 Maj 2004 - 20:18:

Megjithese kjo llogjike po behet normale ne ambjentet e injorances shqiptare, dihet se dashuria s'ka asnje lidhje me keto. Perkundrazi, keto forma adaptimi te varferise jane interesante per tu studiuar ne aspekte sociale monogamie te gjetjes se mashkullit me te mire. Jo vetem kaq, por kjo qe spjegove ti Bledum po standartizohet ne mendjen e shume pabukėseve te vogla krahas standartizimit te luftes per leke, te korrupsionit, e te parave te pista. Natyrisht qe gjerat po ndryshojne, por dua vetem te kujtoj se kjo nuk eshte norma, ashtu sic do te shkruajne dhe te tjeret pas meje.


Postuar nga Bledumi datė 12 Maj 2004 - 20:47:

Plotesisht dakort me ato qe the Faje por doja te shtoja edhe disa gjera te tjera..Eshte ajo pjese e vajzave qe ja kane varur shkolles (ka edhe nga ato me shkolle),apo qe shikojne shoqet e tjera dhe veprojne ne menyre te tille..Eshte bere dicka normale ketej..Nqs ne Angli (po marr Angline se e di si jane,nje pjese e mire) i flet vajzes ne rruge dhe i thua qe je e lezetshme apo i ben nje kompliment,ajo te kthehet dhe te falenderon,kurse ketu eshte e kunderta,jo qe te shikojne shtrember dhe ta bejne me gisht,por te thone:-A ke makine ti lali..(ketu nuk i fus te gjitha,te kuptohemi) Eshte ajo pjese e vajzave qe jane tamam si nje gjender kanceri,qe po nuk e sherove ne kohe mund te perhapet ne trup..
Perpara 1-2 muajsh shkova te disko San Paolo,pasi pronari eshte nje shoku im,dhe cte shikoje..Vajzat ne klase te 7-8 vinin me "burra",rreth moshes 25-30,qe te gjithe tipa te forte,LACA si i themi ne...Nuk kam ndenjur dot me shume se 2-3 minuta brenda se ishte dicka skandaloze..
Te shikosh pastaj neper gjimnaze eshte edhe me keq..Makinat jane ne radhe..eshte bastarduar fare..Ndoshta ka filluar pak ndryshimi,por qe nuk bie shume ne sy..Duhet nje dore e forte,shume e forte..Por se kush do e japi dhe kur nuk dihet..Te shpresojme..


Postuar nga bylis datė 13 Maj 2004 - 08:07:

[QUOTE]Po citoj ato qė tha Fajtori
[B]Megjithese kjo llogjike po behet normale ne ambjentet e injorances shqiptare, dihet se dashuria s'ka asnje lidhje me keto.

Fajtor... ato skena, te presin makinat perpara gjimnazeve ne Shqiperi sikur jane taksi, vertet eshte nje gje e shemtuar e per te ardhur keq qe asnjeri s'mund te bej dicka per te vene rregull e disiplin. Por mos e quaj "normale ne ambientet e injorances shqiptare", se nga ato ambiente kemi ardhur e rritur dhe NE. Nuk e di ti mbase je i lindur e rritur jashte atdheut dhe je i shkolluar e i arsimuar ne nivel te larte, por edhe atje ku jeton ti nuk ka mundesi 100%, qe me nje makine te bukur mos te hipesh vajza , sidomos oret e vona. Ne atdhe thjesh eshte me e theksuar nga varferia dhe bien me shpejte prehe, por i kemi pare dhe vendet e zhvilluara sa larte e kane moralin.. keta qe jetojne ne ambjentet te kulturuara e mes dijes. Spanjolle, Portoriko, Mexikane, Irlandeze gjithe pellgu Afrikes me nje akullore me kaush e me nje biciklet i merr e i con ku te duash.Ato jane femra te semura ose ashtu duan ta bejne jeten , ne nuk munde te gjykojme asnje ne kete bote se s'jemi Zoti!!!!
Vetem ai munde te gjykoj krijesat e tij,por eshte turp per mendimin tim te fyesh kaq rende njerzit ,gjakun tone"ambiente injorance", kur shajme ne njeri-tjetrin vajhalli c'thone te huajte,c'munde te presim NE nga te huajt kur na shikojne c'popull cop e cike qe jemi.
Mendoj ti permbahemi temes po flasim per dashurin e paster e te vertet,,jo prostitucion e gjera e qejfit momentale,hap teme tjeter per keto prob meqe ke dhe frenat e forumit ne dore zoteri Fj.

Shendet e te mira te gjitheve kodo qe jane!


Postuar nga brunette datė 13 Maj 2004 - 11:16:

Nuk dua te filozofoj se cfare eshte dashuria por per mendimin tim eshte ndjenja kryesore qe karakterizon njeriun.....Ne te gjithe duam te dashurojme dhe ME TEPER te na dashurojne.

Ne te gjithe ndryshojme nga njeri-tjetri dmth jemi unike dhe te vecante ne karakterin tone dhe si rrjedhoje dhe menyra se si dashurojme ndryshon mes nesh. Dy jane faktoret kryesore,,,,,nature and nurture,,,,,ata qe kemi lindur dhe ata qe jemi bere si rrjedhoje e jetes.


Postuar nga anjeza datė 13 Maj 2004 - 11:20:

Thumbs up pabarazia ne dashuri

pabarazia ka lindur me njeriun dhe sipas meje ehte 1 tregues i qarte evolutiv...mendoj se dashuria eshte unike:asnje s'dashuron si une apo jo?ndikohet nga uni-im dhe paksa fati


  Gjithsej 10 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 »
Trego 92 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.