Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 192 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Skena seksi ne nje shkolle publike (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11857)


Postuar nga déją-vu datė 18 Qershor 2006 - 09:26:

Un giorno speciale


Postuar nga NS-6 datė 18 Qershor 2006 - 11:41:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori

Une e kuptoj qe shumica jane mesuar me norma te tjera dhe pornot duken kushedi cfare, por une e imagjinoj fare mire nje shoqeri te lire, qofte ne pornografi, qofte ne prostitucion. Eshte e kote te iluzionohemi se presioni i shoqerise do mbaje brenda impulset tona te brendshme. Ose me sakte eshte iluzion komunist, qe aq me teper me sjell antipati. Liri pipell, liri.


 
halli eshte se ne lirine me duket se e kemi kuptuar gabim...perher i kemi marre gjerat mbrapsh ne shqipetaret!eshte shkolle!nje veprim i tille ne shkolle nuk eshte i justifikueshem ne asnje menyre...nese ti imagjinon nje shoqeri te tille te lire,do me pelqente te dija mendimin tend nese neser con femijen tend ne nje shkolle te tille dhe te themi qe perfundon ne nje video celulari (jo per gjo por NOKIA dhe markat e tjera prototipet i bojn per shqiptaret iher,pastaj i hedhin ne treg,sepse anej te gjithe kane celulare te fundit dhe te gjith rrijn e bojn zile)...nuk ma ha mendja se do ta beje me qejf nje veprim te tille,as ti e askush tjeter.me vjen keq,qe brezi i ri eshte duke u rritur ne ate menyre ne nje kohe kur ne shqiperi kerkohet pune per ta ngritur ate vend...nese sheh nje shoqeri te lire,qofte ne pornografi,qofte ne prostitucion,atehere pergatitu qe ta shofesh ate shoqeri te shkaterrohet me duart e veta...dhe ne nje kohe aq te shkurter sa nuk do jesh plakur akoma...dhe nuk ka si te jete ndryshe!
ne nje te ardhme ndoshta do formohet partia e pedofilave dhe do kerkoje edhe liri ne pornografine infantile sic doli ajo ne hollande etj etj...ajo qe ne nuk kuptojme eshte qe jemi ndryshe nga ato.mos te kujtojme se dolem dhe pame dicka me shume dhe do behemi shembellimi i tyre...ne vend te kesaj duhet te mundoheshim te merrnim ato qe ishin anet pozitive te vendeve qe pame...gjithsesi...
 
shqiperia e ka marre teposhten dhe nuk ka gje qe e ndal me!keshtu sic ka filluar kjo gje,do vije nje moment qe injoranca do jet aq e madhe qe ajo pjese qe do mesoje nuk do jete ne gjendje ti beje balle!dhe me vjen shum keq per kete gje por ne te njejten kohe mund ta them qe po nuk u ndergjegjsuan njerezit per veprimet e tyre,nuk ka shtet qe te na beje me
 
vaj medet per shqiptaret...3 milion jemi(aq i thencin se ne shqiperi nuk kane mbet as 2 milion) dhe nuk jemi ne gjendje te rregullojm nje siperfaqe rreth 28.000 km^2...e di cdo me thene?per ato qe jane ne itali,mund te them qe eshte me e vogel se zona e Lacio-s
 
ndoshta do dukej dicka makaber nese e them por shqiptari eshte mesuar me diktature...na e ka pas dit ilacin ai shoku neve...konsiderojeni koment cinik a si te doni,por eshte realiteti!
 


Postuar nga ~Enigme~ datė 18 Qershor 2006 - 21:34:

NS-6 do hedh vetem nje koment te vogel qe me zgjove me mendimin tend. Bashkohem me dike qe thote se "eshte e veshtire te kalosh ne nje ruge me balte dhe mos i njollosesh kepucet dhe nqs dikush pretendon te kunderten do te thote qe eshte nje cinik qe kerkon ate qe nuk eshte e mundur". Liria nga adoleshentet apo nga rinia e re po eksperimentohet pasi po kalojne ne nje periudhe tranzicioni ku cdo gje po imitohet....


Postuar nga Zhylien Sorel datė 18 Qershor 2006 - 21:58:

DIKUR KUR SHKOLLE KISHTE DAL FJALA SE DY MESUES BENIN SEKS NE SHKOLLE.....PO CE DO QE ATEHERE SKISHTE CELULAR ...TANI MIRE QE KA CELULAR POR KAN FILLUAR TE JAPIN LEKSIONE NXENESIT :p :p :p :p :p :p :p


PS.NEJSE


Postuar nga Fajtori datė 18 Qershor 2006 - 22:32:

Pse liria seksuale shkaterroka shoqerine? Ku bazohemi kur ruajme moralin pervecse tek thirrjet retorike te ndjenjes se xhelozise?

Sa per dijeni, seksi eshte praktikuar lirshem mijera vjet perpara. Ne Romen antike orgjirat ishin ne rend te dites. Madje juve, modernistet e sotshem, do skandalizoheshit po te shikonit jeten e popujve te vjeter. Praktikat e lirshme seksuale u ndaluan prej semundjeve qe rane ne ato periudha. Dhe ka kaq vjet qe fe dhe fetare te predikimeve te ndryshme predikojne mos berjen e seksit.

Te flasim drejt. Lirite seksuale nuk shkaterrojne shoqerite. Perkundrazi, tregojne pjekuri, qe sic lexohet qarte ne keto tema populli shqiptar akoma se ka. Ketu argumenti "shkolle" ka kohe qe eshte lene pas kraheve, sepse problemi kryesor eshte seksi, cfare rendesi ka kujt i perkisnin ato muret e bardha tek videoja 9-sekondshe. Problemi eshte qe ju bashkemoshatare (sa turp me vjen) nuk arrini te pranoni njerez qe kryejne seks lirshem. Shumica jane skandalizuar sepse njerez me te rinj se vetja kane patur kurajon t'ju tejkalojne, te dalin para kameres duke bere SEKS.

Per mua eshte thjesht nje model i tejkaluar... ai qe ben te medhenjte pronare te jetes se te rinjve, pa pyetur per deshirat dhe nevojat e tyre. Shqiperia eshte kjo, me gjithe tranzicionin e skandaleve qe po ndodhin. Prandaj pranojeni keshtu per hir te ndryshimit qe pretendoni te kete. Nuk ka ndryshim vetem si ta vizatoni ju, ndryshimi perfshin edhe keto aspekte. Madje mendoj se keto jane aspekte baze qe shoqeria jone te zhvillohet, por shumica kete se kuptojne dot. I duket e pamundur te lidhin vrasjet, xhelozirat, maskilizmat, etj me proibicionizmin ndaj seksit. Nejse, c'tju them me. Secili zgjedh rrugen e vet. Po sikur te gjithe te benin me shume seks do ishim yll bote. Po hajt moooo, ca pretendoj une. Te ndryshojne krijesat e fiseve turke, fetareve me qeleshe, dhe 50 vjeteve moral komunist. A pika mua


Postuar nga NS-6 datė 18 Qershor 2006 - 23:33:

...beh,cte them une!nuk i mbetet vec kohes qe ta tregoje se si do shkoje puna jone!ndoshta do ta dal une gabim...cdo fjale e imja ne kete moment do ishte e tepert...


Postuar nga Unstoppable datė 19 Qershor 2006 - 02:44:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Pse liria seksuale shkaterroka shoqerine? Ku bazohemi kur ruajme moralin pervecse tek thirrjet retorike te ndjenjes se xhelozise?

Sa per dijeni, seksi eshte praktikuar lirshem mijera vjet perpara. Ne Romen antike orgjirat ishin ne rend te dites. Madje juve, modernistet e sotshem, do skandalizoheshit po te shikonit jeten e popujve te vjeter. Praktikat e lirshme seksuale u ndaluan prej semundjeve qe rane ne ato periudha. Dhe ka kaq vjet qe fe dhe fetare te predikimeve te ndryshme predikojne mos berjen e seksit.

Te flasim drejt. Lirite seksuale nuk shkaterrojne shoqerite. Perkundrazi, tregojne pjekuri, qe sic lexohet qarte ne keto tema populli shqiptar akoma se ka. Ketu argumenti "shkolle" ka kohe qe eshte lene pas kraheve, sepse problemi kryesor eshte seksi, cfare rendesi ka kujt i perkisnin ato muret e bardha tek videoja 9-sekondshe. Problemi eshte qe ju bashkemoshatare (sa turp me vjen) nuk arrini te pranoni njerez qe kryejne seks lirshem. Shumica jane skandalizuar sepse njerez me te rinj se vetja kane patur kurajon t'ju tejkalojne, te dalin para kameres duke bere SEKS.

Per mua eshte thjesht nje model i tejkaluar... ai qe ben te medhenjte pronare te jetes se te rinjve, pa pyetur per deshirat dhe nevojat e tyre. Shqiperia eshte kjo, me gjithe tranzicionin e skandaleve qe po ndodhin. Prandaj pranojeni keshtu per hir te ndryshimit qe pretendoni te kete. Nuk ka ndryshim vetem si ta vizatoni ju, ndryshimi perfshin edhe keto aspekte. Madje mendoj se keto jane aspekte baze qe shoqeria jone te zhvillohet, por shumica kete se kuptojne dot. I duket e pamundur te lidhin vrasjet, xhelozirat, maskilizmat, etj me proibicionizmin ndaj seksit. Nejse, c'tju them me. Secili zgjedh rrugen e vet. Po sikur te gjithe te benin me shume seks do ishim yll bote. Po hajt moooo, ca pretendoj une. Te ndryshojne krijesat e fiseve turke, fetareve me qeleshe, dhe 50 vjeteve moral komunist. A pika mua


Mos e mallko vedin parakohe...lol
Dmth ti Fajtor thua qe Sex asht OK ! Kudo dhe cfaredo te jete...eshte OK pasi nuk shkaterron shoqerine !
Ne radhe te pare , Sexi para kamerave quhet Porno ( dmth para kamerave te tjereve qe kane ndermend ta shperndajne ate filmim..lol )
Ne radhe te dyte ti flet per nji liri seksuale qe perafrohet me kafshet ! Sipas teje Orgjite jane OK , sexi pa kufinj asht OK etj etj..! Sipas teje , martesa eshte thjesht nji dokument zyrtar pasi lirite seksuale duhet te jene pa kufinj edhe pse mund te jene ne cift ! Mund ta kundershtosh ket por hajde ma mbush menjen mu qe nji brez i mesuar me sex pa kufinj , do ta ndaloje si me thike ket sapo te martohet ?!
Ne radhe te trete sexi duhet te jete i perzier ( jam pak skeptik per te thene totalisht...) me ndjenjat ! Po te besh sex pa pase ndjenja atehere nuk je njeri por je kafshe qe fare mire mund te bash sex me cdo njeri tjeter qe i perket sexit te kundert ! ( ketu mund te hyjne edhe motra , nana , kusherira...etj etj )
Ti tash me thuj se cfare ndjenjash kane ato qe marrin pjese ne nji orgji ?!
Ka dhe do egzistojne por ja qe ato jane pakica e nji shoqerie qe vet kjo i quan te degraduar...!Jo vetem ajo shqiptare por edhe angleze , amerikane etj etj !
Call me old fashion por ato qe bejne sex para kamerave ( per tu pare nga mijera te tjere ) per mua jane djem te ulet dhe femra kur'va !
Ti mund te kesh opinion tjeter mbi nocionin 'kurve' por ja qe un kshu e konceptoj...nji femer qe ben sex me kedo dhe para cdokujt pa pase pike turpi..
Dhe termi 'kurve' nuk egziston vetem ne 'shoqerine e fiseve turke apo fetarve me qeleshe' ajo egziston ne te gjitha gjuhet dhe shoqerite e botes ! Tashti nese ke ndermend te ndryshosh boten atehere te rekomandoj te fillosh nga vetja dhe ajo qe ke ne krah...and tell me what do u feel my friend ..?


Postuar nga ksenia datė 19 Qershor 2006 - 07:45:

Une personalisht kurrsesi nuk jam dakort me skenat e seksit ne nje shkolle publike shqiptare (nese vertet ka ndodhur nje skene e tille ne shkollat tona se me duket se po i bijme cekanit kot me se koti duke akuzuar adoleshentet shqiptar) por nuk do te pajtohesha ne asnje menyre me ate qe mendojne disa per moszhvillimin qe sjelle liria seksuale...

Po mundohem t'ju sjelle disa shembuj te lirise seksuale ne vendet me te zhvilluara te botes...Eshte nje liri gati gati rrenqethese per nje shqiptar...

-USA , perandori boterore, nje nga vendet super te zhvilluara ku liria, perfshi ketu edhe ajo seksuale eshte baza e moralit. Kjo super liri ne asnje moment nuk ka cuar ne stopim apo moszhvillim kombetar, nese nuk do te permendim degradimin social qe ka cuar ne shkaterrim te familjes se shendetshme amerikane (degradim social gjithmone ne kendveshtrimin e nje shqiptareje se per amerikanin te gjitha keto mund te hyjne ne familjen e madhe qe quhet "liri")
-Anglia. Gjithashtu konsiderohet si fjala e fundit e zhvillimit...Kete shtet e kam pare me syte e mi per pak kohe qe e kam vizituar dhe jam skandalizuar dhe njekohesisht ndjere shume keq per lirine seksuale qe conte deri ne perversitet te anglezeve...Vendi i pederasteve dhe lesbikeve, vendi ku benin seks edhe me kafshet, ku burri pergezonte gruan per dashnorin e rradhes qe ajo kishte takuar. Sinqerisht qe Anglia me ka tronditur...
-Une kam jetuar shume gjate ne Rusi. Edhe atje liria seksuale eshet pjese e kultures por ne ndryshim nga vendet e siperpermendura ne Rusi kjo liri ende konceptohet brenda mardhenieve ne cift (mashkull+femer), pra cdo gje eshte brenda natyres njerezore...

Jam e bindur qe Evropa Perendimore dhe Amerika si kontinente super te zhvilluara jane disa shekuj me te zhvilluarse ne, dhe pervec te tjerave, ata, kete zhvillim nuk e kane arritur duke kufizuar lirite (perfshi ketu edhe ate seksuale)


Postuar nga Fajtori datė 19 Qershor 2006 - 12:22:

Citim:
Po citoj ato qė tha Unstoppable
Ne radhe te trete sexi duhet te jete i perzier ( jam pak skeptik per te thene totalisht...) me ndjenjat ! Po te besh sex pa pase ndjenja atehere nuk je njeri por je kafshe qe fare mire mund te bash sex me cdo njeri tjeter qe i perket sexit te kundert ! ( ketu mund te hyjne edhe motra , nana , kusherira...etj etj )


Unstoppable, ti po flet per ndjenjen si e koncepton ti, po ku e dime ne cfare ndjen kafsha kur ben seks? Kush e perkufizoi njeriun si superior ne ndjenja ndaj kujtdo kafshe tjeter? Pra ne emer te kujt ne pretendojme te krijojme nje superioritet absolut ndaj kafsheve te tjera, qofte edhe ne ndjenja. Kush na jep neve, njerezve, te drejten per tu vetekonsideruar superiore ne ndjenja? Fakti qe jemi 6 miliarde? Qe kemi shpikur bomben atomike? Qe jemi ne gjendje te krijojme kataklizma ne toke?

Koncepti i ndjenjes sic e konceptojne njerezit lidhet me dy koncepte. Me monogamine dhe me vuajtjen. Ndjenja e forte qenka kur fiksohemi pas nje partneri dhe leme kockat deri sa te arrijme tek seksi. Ndersa po te kesh dicka shpejt e shpejt nuk qenka ndjenje njerezore. Besoj e kupton dhe vete sa relative behen deklaratat njerezore ne keto raste. Ose me sakte sa te lokalizuara ne kohe mbeten. Njerezit kane ndryshuar mendje shume here mbi domethenien e seksit dhe familjes. Cdo perkufizim i metejshem permban natyrisht skadence kohore dhe pasqyron bindjet aktuale te nje shoqerie.

Ne nuk e dime si do jete e ardhmja, ama mund te diskutojme mbi ndryshimet midis kultures shqiptare dhe kulturave perendimore qe kane eksperimentuar lirine para nesh. Qe te kuptojme cfare do te thote liri, duhet te pranojme revolucionin kulturor qe ka ndodhur ne perendim gjate viteve 60. Nuk e bene kafshet ate revolucion, as qeverite, e beri shoqeria sepse pati nevoje te modifikonte parimet baze. Une e kam te qarte qe nuk arrihet e njejta gje ne Shqiepri duke imituar perendimin, por jam i sigurte qe shoqeria shqiptare ndjen nevojen e ndryshimit. E lexon neper faqet e ketij forumi sikletin e emigranteve kur kthehen atje, e perjetojme vete gjate pushimeve. Maskilizmin e gjen ne Vlore, ne Shkoder, ne Tirane, ne Kamez. Te kjo e fundit babai vrau vajzen se kthehej vone ne shtepi. Mos me thuaj qe kjo s'ka lidhje me seksin.

Si perfundim mendoj se skandale si ky tregojne vetem nevojen per ndryshim, e cila nuk mund te interpretohet sipas moralit te djeshem. Asnje shoqeri nuk eshte aq idiote sa te lere veten te shkaterrohet. Keto frika jane dordolece qe nuk trembin, ne nuk jemi laraksa, jemi njerez. (Mgjs edhe laraskat nuk shuhen kollaj.) Eshte njesoj si te kemi frike se bota ne te ardhmen do kete vetem kineze, pra kinezet do na .... motrat.

PS: Nje pershtypje imja:
E keqja eshte se frika te tilla zene me shume emigrantet, te cilet jane fiksuar ne te shkuaren shqiptare dhe do mbeten apsajt po nuk gjeten ate Shqiperine mesjetare kur kthehen. Ka shume refugjate qe pjaten e hane ne perendim, por moralin e ruajne ne kasaforten Shqiptare, ne pritje te kthimit ne Shqiperine e moralshme. Jane keta tipa qe vriten me shume nga ndryshimi shqiptar. Dhe paradoksalisht emigrantet behen pengese serioze ne integrimin e Shqiperise ne Europe. Tek e fundit ata qe banojne ne Shqiperi nuk frikesohen kaq shume sepse e kane para syve realitetin, e ndjekin dhe e krijojne vete.


Postuar nga Rrebesh datė 19 Qershor 2006 - 13:24:

Nqs me lejohet Fajtori!

Asnje nga ne nuk eshte prekur ne rrethin familjar per sa i perket kesaj ceshtje. Rrjedhimisht liria e te qenit spektator, si ashtu dhe mosndeshja e interesave tona familjare shoqerore etj etj, me idete tona na ben te mundur qe te shfajsojme dicka te tille si normale me cdo menyre te mundshme.

Ne nje rast ku nje anetar i ketij forumi te ishte vellai apo prindi i njerit prej atyre adoleshenteve sidomos femres sa do "Liberal" te ishte nuk do te mund ta shfajsonte dot. Ky eshte realitet, le te jete ai shqiptar rumun amerikan etj, ashtu sic do te kishe bere dhe ti dhe une dhe dhe te tjere po te ishim te lidhur familjarisht me njerin nga keta persona.

fatkqesisht femra eshte ajo qe fajsohet me shume nga prinderit dhe nga shoqeria, nga ajo thashe me siper "sidomos femra" mbase nga mentaliteti i vjeter ose mbase nga natyra e femres si me e drejte, me e paster, dhe qe mban me shume shpresa per nje njeri me te mire, apo me ndryshe me te sjellshem se sa nje mashkull mund te mbante, ne mendjen e prinderve.

Ne mund ta debatojme kete ceshtje per vite me rradhe pa nxjere ndonje konkluzjon por sic e thashe dhe me siper perderisa nuk na ka prekur personalisht atehere cdo debat mbi kete ceshtje behet me shume ne prizmin Liberal VS Cons. nuk eshte me ndryshe se debati i martesave GAY apo te tjera te ngjashme, qe behen cdo dite ne vende te ashtequajtura te "civilizuara"

Personalisht une ndaj te njejtin mendim me Unstoppable.
Sic i thone gjella me kripe dhe kripa me karrar. Nuk eshte se ka dicka te keqe me seksin, por ka te keqe kur seksi eshte publik, dhe sidomos kur shkolla perdoret si studjo e xhirimeve porno.

Ka nje kufi per cdo gje ashtu sic ka dhe per seksin. Ndryshe dhe seksi me femij dhe perdhunimi dhe incesti do te ishin te pranueshme per shoqerine pasi shprehin ndjenjat e secilit individ per seks.

Eshte ndryshe te flasesh per lirine ne teori dhe ndryshe ne praktike, ne teori mund te shfajsosh cdo akt te shemtuar cdo vrasje cdo perdhunim, kurse ne praktike, pra ne jete rreale gjerat ndryshojne, eshte pikerisht kjo qena ndan me kafshet. Kontrolli Vetvetes.


  Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 192 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.