Forumi Horizont Gjithsej 153 faqe: « E parë ... « 78 79 80 81 82 83 84 85 86 [87] 88 89 90 91 92 93 94 95 96 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga Anabel_Li datë 02 Nëntor 2006 - 18:14:

Hepatiti B

Cod. A02112006

Mirembrema njerez, e di qe esht pak vone per kete teme por do kisha deshire tju jepja dhe pak me shume informacion mbi Hepatitin B. Shpresoj tju duket informacion i vlefshem.


Hepatiti B

Hepatiti B esht nje virus qe mund te infektoje qelizat e melcise dhe te shkaktoje Hepatit Akut ose Hepatit Kronik. Quhet “bloodborne virus” dhe mund te transmetohet nepermjet instrumenteve te mprehta te njollosura me gjak, dhembe ose kocka, ose nepermjet kontaktit te gjakut ose lengjeve te tjera trupore infektuese (nga nje person I infektuar ) me siperfaqe te krisura/cara te lekures, gojes, syrit dhe membranave te tjera mukoze. Gjithashtu mund te transmetohet seksualisht ose nga nena tek femija.

Koha normale e inkubimit te Hepatitit B esht 60-90 dite ( edhe pse mund te varjoi nga 40-160 dite). Perafersisht 1/3 e te infektuarve nuk I shfaqin simptomat e semundjes dhe nuk jane ne dieni qe jane te infektuar. Rreth 1/3 e pacienteve shfaqin simptoma te lehta te semundjes sit te perzjera stomaku dhe simptoma te ngjashme me ato te gripit. Pjesa tjeter e pacienteve mund te zhvillojne Hepatit Akut – te vjella, dhimbje barku dhe me vone te verth (zverdhje te lekures dhe syve qe shkaketohet nga teprice e niveleve te substances bilirubin ne gjak). Rreth 1% e pacienteve rrezikojne te zhvillojne Hepatit Fulminant (nje forme e rende e Hepatitit qe vret qelizat e melcise dhe shpesh con ne deshtimin e plote te melcise si organ), shume njerez vdesin nga Hepatiti Fulminant.

Hepatiti B perhapet nese/nepermjet

• Mardhenieve seksuale te pa mbrojtura.
• Perdorimit te shringave jo sterile.
• Nga nje nene e infektuar tek femija e saje (gjate lindjes).
• Kontaktit me gjakun, spermen dhe lengjet e vagines se nje personi te infektuar.
• Kafshimit nga nje person i infektuar.
• Jeteses net e njeten shtepi/familje me nje te infektuar.
• Bashke-perdorimit i brisqeve/makinave te rrojes, furcave te dhembeve, prereseve/gershereve te thonjve, pipave te droges ose sfugjerit/rrjetes se larjes me nje te infektuari.
• Pre-bluajtjes/mbllacitjes se ushqimit per nje foshnje apo kalimi I cimcakizit nga goja e nje te infektuari ne ate te nje njeriu te shendetshem.
• Mjete te pa sterilizuara perdoren kur behet nje tatuazh apo pirsing.


Cilat jane simptomat e Hepatitit B?

• Lodhje
• Ethe
• Diarre
• Perzierje stomaku
• Te vjella
• Humbje oreksi
• Ngjyrim i urines ne te verdh te erret
• Zverdhje e lekures dhe e syve
Por ka dhe njerez/pacient qe nuk kane asnje nga simpotomat e mesiperme.


Hepatiti B NUK merret nepermjet

• Perqafimit apo puthjeve me nje te infektuar
• Shtrengimit te dores, uljes prane nje personi te infektuar apo nepermjet kontakteve te tjera te rastesishme
• Thithjes se te njejtin ajer me nje te infektuar
• Ushqimit dhe ujit, nese ha ushqim te pergatitur nga nje I infektuar
• Perdorimit te te njejtave ene guzhine me nje te infektuar
• Teshtimes apo kollitjes
• Djerses, loteve apo qumshtit te gjirit nga nje I infektuar


Nese nena shtatezane ka Hepatit B, esht foshnja ne rrezik?

Nese nje grua esht shtatezane ajo duhet te testohet per Hepatit B sa me heret ne shtatezani. Nese nje grua shtatezane rezulton positive ndaj Hepatitit B atehere ajo duhet te informoje mjekun dhe stafin e spitalit ku ajo do te lindi, qe at ate kujdesen sic duhet per femijen e saje. Gati 90% e femijeve te patrajtuar nena e te cileve ka rezultuar positive per Hepatitin B e zhvillojne/e marrin semundjen. Femija I nje nene me Hepatit B ka nevoje te marri nje doze Hepatitis B Immune Globulin (Globulin immune ndaj hepatitit B) dhe nje nga tre dozat e vaksines se Hepatitit B gjate 12 oreve te par ate jetes se tije. Doza e dyte e vaksines I jepet femijes kur aim bush 1 muaj dhe doza e trete dhe e fundit I jepet kur femija mbush 24 jave. Vaksina dhe Globulina I jepen femijes per ta mbrojtur nga semundja, pra qe femija most a zhvilloj Hepatitin B. Pra njerzit qe kane hepatit B mund te kene femije te shendetshem, dhe gjithashtu nje nene me Hepatit B mund ti japi gji femijes se saje pa frike sepse Hepatiti B nuk kalohet me ane te qumshit te gjirit.

E RENDESISHME

Nese nje pjestar i familjes esht i infektuar nga Hepatiti B atehere te gjithe pjestaret e tjere te familjes duhet te testohen per virusin dhe nese nuk jane te infektuar te vaksinohen. Nese nje pjestar i familjes esht i infektuar ai duhet ti mbaj vec furcen e dhembeve, sfungjerin/rrjeten qe lahet, mjetet e rrojes, preresen/gersheren e thonjve, piskatoren, peeling machine (makinerin qe heq qimet e kembeve) dhe te gjitha sendet personale. Gjithashtu nje i infektuar duhet ti fashoje plaget e hapura dhe fashot me gjak ti hedhi me kujdes, ti mbeshtjelli me qese dhe te sigurohet qe asnjeri tjeter te mos i preki ato. Gjithmon laji duart mire pasi te kesh prekur lengjet e trupit ose gjakun tend.
Kush ka Hepatitin B duhet te vaksinohet ndaj Hepatitit A dhe gjithashtu te bej vaksinen e gripit cdo stine.

A sherohen njerzit nga Hepatiti B?
Rreth 95% e te rriturve/adulteve sherohen nga hepatiti B disa muaj pasi e marrin semundjen. Trupi I tyre pastrohet nga infeksioni dhe ata fitojne imunitet ndaj tij. Kjo do te thote qe ata nuk do te infektohen me kurre me Hepatit B dhe nuk konsiderohen me si vater infesksioni, ata nuk e shperndajne me semundjen tek te tjeret.
Fatkeqesisht rreth 5% e te infektuarve adult nuk arrijne dot kurre ta pastrojne trupin e tyre nga infeksioni; ata kthehen ne te infektuar kronik. I infektuar kronik esht dikush qe e ka patur virusin ne trup per me shume se 6 muaj.

per me teper:
-Agata; Njohuri te pergjithshme mbi semundjet e hepatiteve viral (Cod. A 12042004)
-Agata; Hepatiti C eshte semundje pak me e rende (Cod. A 16042004)
-Enigma; Kurim Popullor per Hepatitin Kronik? (Cod. B 02052006)


  Gjithsej 153 faqe: « E parë ... « 78 79 80 81 82 83 84 85 86 [87] 88 89 90 91 92 93 94 95 96 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.