Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « E parė ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga Straniero datė 22 Janar 2008 - 16:51:

alkaptonurine

1902- ne vitn 1902 Gard(Garrd) ka supozuar se egziston lidhje spsecifike ndermjet gjeneve dhe enzimve edhe ate kur e pershkruajti alkaptonurine, si semudje trasheguese bikomike).hulumtimet e autoreve te caktuar kane treguar se secili gjen percakon egzistimin e nje
enzimi . E cfare semundje eshte alkaptonurina atehere.............nese mundet me gjete dikush dicka..........???????


Postuar nga Lela_Dr datė 23 Janar 2008 - 15:48:

Ns mund te gjesh ndonje material per kete semundje dhe nga se vjen???
Sepse mora vesh qe tani per tani nuk ka menyre kurimi.
Njerezit duhet te mbijetojne me te

Iridociclite eterocromica di Fuchs.


Postuar nga Girl-Power datė 24 Janar 2008 - 20:29:

Iridociclite eterocromica di Fuch

COD B24012008

Eshte nje patologji me natyre infiamatore kronike te dhomes anteriore (te perparme )te syrit qe eshte pergjegjese e rreth 2-3% te rasteve te uveiteve. Zakonisht shfaqet rreth moshes 30-40 vjec me eterokromi (gjendje ku syte shfaqin iride me ngjyre te ndryeshme), mjegullon shikimin e me vone mund te coje ne katarata.Simtoma te tjera mund te jene dhimbje, skuqje, fotofobi(d.m.th qe nuk duron dot driten) dhe renie te aftesise se shikimit.
Komplikacione te mevonshme mund te jene ipertono okular dhe glaukoma.
Diagnoza eshte vetem ne menyre klinike dhe forma me e shpeshte eshte unilaterale.
Mendohet qe shkaqet e saj mund te jene autoimune duke qene se ne shume paciente jane gjetur antikorpe kunder epitelit korneal(pjese perberese e kornese);por ka dhe faktore te tjere si agjentet infektues te herpesit, rosolise ose toksoplasmozit.
I pergjigjet zakonisht terapise me steroide (ne rast se jo terapia nderpritet menjehere); ose me cicloplegici qe rralle here jane te nevojshem(nese te ka dhene ndonje terapi shih tek udhezimet se cfare eshte).

Fjalor:

Uveit- infiamacion i nje pjese ose te teres veshje vaskolare(tunica media) te syrit, por mund te interesoje si infiamacion edhe veshje te tjera te syrit si sclera,cornea e retina.

Ipertono Okular- rritje e presionit endookular (brenda ne sy).

Glaukoma-semundje e nervit otik(te syrit) qe zakonisht shkaktohet nga nje rritje e presionit brenda ne sy qe demton qelizat nervose(nervin otik) dhe qeliza neuroliale dhe con drejt ne nje pakesim te ngadalte te aftesive shikuese deri ne verbim(kjo e fundit mjafte e rralle), pacientet qe e shfaqin kete semundje kane nje familaritet me te pasi te tjere te aferm e kane pasur si semundje.

PS.Nese ka ndonje term qe nuk perdoret ne te njejten menyre ne shqipen mjekesore ju lutem korrigjojeni.


Postuar nga NS-6 datė 26 Janar 2008 - 23:30:

Djegiet: klasifikimi dhe pasojat kryesore

Cod. A27012008

djegiet jane demtime te indeve te ndryshme qe shkaktohen si pasoje e nxehtesise se leshuar nga zjarri ose nga objekte ose lengje te nxehte.
mund te klasifikohen ne 4 shkalle per nga grada e interesimit:
ne graden e pare kemi djegiet qe shkaktojne vetem eriteme (skuqje te lekures) me nje shkaterrim siperfaqesor te lekures,kryesisht te limituar tek shkaterrimi i qimeve qe e mbulojne.
ne graden e dyte kemi eriteme me nje mbledhje lengu qe vjen nga enet e gjakut dhe ky shkon ne mblidhet ne zonat e poshtme te epidermes (lekures). deri ne kete faze,ekziston akoma mundesia e nje rigjenerimi dhe fitimi te plote te integritetit te lekures duke qene se derma,zona qe permban edhe qelizat staminale qe rigjenerojne lekuren ne menyre te vazhdueshme, nuk eshte e interesuar.
ne graden e trete kemi nje shkaterrim me vdekje qelizore (nekroze) te lekures dhe formim te nje koreje siperfaqsore.
ne fazen e 4 kemi nje nekroze jo vetem te lekures por edhe te indeve me te thella deri tek interesimi i kockes.
nje djegie e fazes se 3 dhe 4 nuk mund te rigjenerohet ne menyre te plote duke qene se derma shkaterrohet dhe si pasoje nga keto djegie ngelen shenja.
ne 2 fazat e para do te kemi dhimbje te forta duke qene se kemi nje acarim te fibrave nervore terminale qe perfundojne tek receptoret e lekures kurse ne 2 fazat e fundit nuk kemi dicka te tille duke qene se ato jane shkaterruar plotesisht.
problemet kryesore qe mund te japin djegiet jane ato te hipovolemise (ulje te sasise se lengjeve) dhe te elektroliteve duke shkaktuar aritmi e deri ne nje paaftesi kardiake. njekohesisht mund te shkaktohet edhe nje paaftesi renale qe mund te dallohet nga fakti qe personi nuk urinon me dhe nivelet e kreatinines dhe azotemise rriten shume.
nje moment i rendesishem ne fazat pas djegies eshte faza kur toksinat e zonave te djegura kalojne ne gjak pasi ka filluar nje mobilizim i qelizave te gjakut drejt zonave te interesuara. keto toksina mund te shkaktojne shok dhe vdekje nese jane ne sasi te medha,kjo si pasoje e interesimit te trurit por edhe e organeve te tjera. pas kesaj faze vjen faza e infeksioneve. duke qene se djegia ka shkaterruar lekuren qe eshte nje barriere per bakteriet,infeksionet behen mjaft te mundura ne keto momente. nje numer i madh vdekjesh ndodh pikerisht si pasoje e ketij infeksioni qe merr formen e sepsit (infeksion i shperndare me interesim te disa organeve).


Postuar nga Straniero datė 03 Shkurt 2008 - 16:30:

Citim:
Po citoj ato qė tha Straniero
1902- ne vitn 1902 Gard(Garrd) ka supozuar se egziston lidhje spsecifike ndermjet gjeneve dhe enzimve edhe ate kur e pershkruajti alkaptonurine, si semudje trasheguese bikomike).hulumtimet e autoreve te caktuar kane treguar se secili gjen percakon egzistimin e nje
enzimi . E cfare semundje eshte alkaptonurina atehere.............nese mundet me gjete dikush dicka..........???????


Citim:
Po citoj ato qė tha Straniero
Dua te di se cfare semundje eshte sepsis kriptogjeni??? Lexoni per lidhjen e kesj semundje me nikotinen ja kodi : Cod. C05012008 ose Lajme nga Mjeksia faqe 5!!!!

ATEHERE CFARE SEMUNDJE JANE....................DMTH GJENI SE UNE SE KAM IDENE


Postuar nga kunder19 datė 04 Mars 2008 - 16:53:

Cfare eshte kanceri i mushkerive?

Cod. A04032008

Cfare eshte kanceri i mushkerive?
Kanceri i mushkerive eshte kanceri i trakese, bronkeve (rrugeve te ajrit) ose i alveolave (qeseve te ajrit). Me i shpeshte eshte kanceri i bronkeve.
Vrasesi me i madh
Kanceri i mushkerive eshte kanceri me i madh vrases ne Europe dhe ne te gjithe boten. 20% e vdekjeve nga kanceri i perkasin kancerit te mushkerive ( 28% ne burra dhe 10% ne gra).
Ne grate, kanceri i gjirit eshte shkaktari kryesor i vdekjeve nga kanceri (18%), por ne disa vende si p.sh. ne Angli vdekjet e grave nga kanceri i mushkerive jane me te lartea nga vdekjet prej kancerit te gjirit.
Format e kancerit te mushkerive
Jane dy forma kryesore te kancerit te mushkerive: Kanceri i
mushkerive me qeliza jo te vogla (NSCLC-non-small lung cancer) dhe kanceri i mushkerise me qeliza te vogla (SCLC-small cell lung cancer)
Forma me e shpeshte e kancerit te mushkerive eshte ajo me qeliza jo te vogla(NSCLC),e cila ka mbijetese me te gjate se kanceri i mushkerive me qeliza tevogla (SCLC), qe ka tendence te perhapet me shpejt.
Cfare e shkakton kancerin e mushkerive?
Duhanpirja eshte pergjegjese per afersisht 90% te rasteve me kancer te mushkerive.
Duhanpirja pasive rrit rrezikun per kancer te mushkerive tek ata qe nuk pijne duhan.
Faktore te tjere (“ cancerogjene”) mund te rrisin rrezikun e kancerit te mushkerive vete ose ne kombinim me duhanpirjen (p.sh. asbestoza, rrezatimi dhe substance te ndryshme kimike). Numri i rasteve qe keto te fundit shkaktojne eshte krejt i vogel ne krahasim me kancerin e mushkerive qe shfaqet tek duhanpiresit.
Trajtimi i kancerit te mushkerive
Zbulimi i hershem te kancerit te mushkerive mund te permiresoje mbijetesen, por kjo nuk eshte akoma plotesisht e percaktuar.
Menyrat e trajtimit
Trajtimi mund te perfshije kirurgjine, rrezatimin dhe kemioteapine, te ndara ose te kombinuara me njera tjetren. Trajtimi duhet te jete individual ne varesi te tipit dhe stadit te semundjes.
Kirurgjia
Kirurgjia per heqjen e kancerit pulmonar eshte e mundur vetem ne nje numer te kufizuar rastesh. Nuk eshte e percaktuar nese kanceri eshte perhapur ne pjeset e tjera te trupit ose eshte ne nje pjese te mushkerive qe e ben heqjen e tij te pamundur.
Rrezatimi/kemioterapia
Rrezatimi dhe/ose kemioterapia mund te perdoren per reduktimin e mases tumorale para operacionit ose si mjekim ndihmues ne stadet e avancuara te semundjes.
Kemioterapia eshte kurative vetem ne nje numer te kufizuar rastesh (~5%).
Perhapja ne Europe
Ne Angli te dhenat tregojne se 1 burre ne 13 burra dhe 1 grua ne 23 gra do te vuajne nga kanceri pulmonar.
Rastet e reja
Numri me i madh i rasteve te reja eshte pare ne vendet e Federates Ruse, pasi atje edhe numri i duhanpiresve eshte edhe me i madh.




Shpenzimet

Fushat per veprim
• Parandalimi
Fushata te vazhdueshme qeveritare dhe jo qeveritare per reduktimin e pirjes se duhanit.
• Diagnoza dhe mjekimi
Permiresimi i metodave per zbulimin e hershem te kancerit pulmonar jane te nevojshme per rritjen e numrit te pacienteve qe mund te perfitojne mjekim kirurgjikal, qe eshte provuar se kjo e fundit e redukton vdekshmerine.
Dott. Uka Rexhep
Kostoja mesatare e trajtimit te nje pacienti me kancer pulmonar me qeliza te vogla (SCLC) eshte vleresuar me 17 000 euro.
Hospitalizimi perfshin rreth 50% te ketyre shpenzimeve , ndersa kostoja e kujdesit dhe kemioterapia perfshin 13% te tyre.
Kemioterapia mund te permiresoje shenjat e semundjes dhe cilesine e jetes. Ka pak efekt ne zgjatjen e mbijeteses por aktualisht rralle eshte kurative.
Artikull i marre:
http://albaniaonline.it.gg/Mjeksia.htm


Postuar nga shelgu datė 23 Janar 2009 - 13:01:

Re: aplazia midulare

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
Cod. A21122007

atehere nese nuk gabohem semundja qe ke kerkuar eshte aplazia midulare dhe eshte nje semundje qe ka te beje me palcen kockore. fjala aplazi nenkupton mungese te ndarjeve te qelizave qe mund te vije edhe si pasoje e mungeses se qelizave qe mund te ndahen (1). kjo eshte ajo qe ndodh edhe ne kete semundje. ne kete semundje qelizat qe ndodhen ne palcen kockore te cilat do te trasformohen ne qeliza te gjakut zhduken ose zvogelohen si numer dhe si pasoje numri i qelizave te gjakut ulet mjaft. si pasoje e ksaj vijne edhe simptomat. psh infeksioni sepse kemi nje ulje te neutrofileve,lodhje ose keputje sepse kemi nje mungese te prodhit te qelizave te kuqe te gjakut,hemorragji sepse nuk kemi nje numer te mjaftueshem trombocitesh etj etj...kjo sa per te dhene idene se cfare ndodh me secilin tip qelizash qe ulet
ne kete emertim gjithsesi nuk futen rastet kur zevendesimi i ketyre qelizave behet nga qeliza kancerogjene sepse keto raste futen ne forma te tjera emertimesh si psh leucemi ose mielome ose metastaza etj...
tek format gjenetike te aplazise futet ajo qe merr emrin si sindroma e Fankonit qe eshte nje semundje ne te cilen ka nje problem ne mekanizmat e riparimit te ADN (shihni rendesine e mekanizmave te riparimit te ADN-s) dhe si pasoje shkaktohet nje problem ne rritjen e qelizave paraardhese qe pastaj do te ndahen ne neutrofile ose qeliza te kuqe te gjakut ose trombocite!
pervec kesaj semundje gjenetike ka edhe semundje te tjera jogjenetike qe mund te shkaktojne aplazi midulare sic mund te jene semundjet infektive (citomegalovirusi psh mund te jape nje problem te tille ose edhe virusi i ebstein-barrit etj) ose rrezatimet ose ilace te ndryshme
thashe qe shenjat vijne si pasoje e mungeses se nje prodhimi te mjaftueshem qelizash te gjakut. per te pare qelizat qe mungojne do te mjaftonte nje analize gjaku. per nje konfirmim dhe per te pare graden e interesimit te palces kockore mund te kryhet nje biopsi qe do te konfirmoje mungesen qelizave qe do ndahen ne qeliza gjaku (duhet me gjet i term me te shkurter per kete fjale)...

pak a shume mendoj qe keto gjera mjaftojne per te bere nje ide rreth kesaj semundjeje!me kalimin e kohes mund te shtohen te tjera gjera ne tema te ndryshme


(1)disa terma qe mund te ngaterrohen: HIPERPLAZIA dhe APLAZIA (Cod. B 17032005)



 

Nuk thuhet as "Modulare" dhe as Midulare" por medulare

Aplazia medulare


Postuar nga NS-6 datė 23 Janar 2009 - 23:20:

flmn...ta shperblefsha me te mira


Postuar nga shelgu datė 12 Mars 2009 - 20:42:

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
flmn...ta shperblefsha me te mira


Mender qofsh edhe ti. Te mira pac perhere dhe te hengshim dasmen


Postuar nga NS-6 datė 13 Mars 2009 - 00:19:

Amin amin


  Gjithsej 16 faqe: « E parė ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.