Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 »
Trego 6 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=15)
-- Filatelia, pjesė e identitetit kombėtar shqiptar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1263)


Postuar nga ENISS datė 07 Korrik 2003 - 15:34:

Filatelia, pjesė e identitetit kombėtar shqiptar

Kjo ėshtė njė histori e pėrmbledhur e rrugės sė Filatelisė shqiptare, pėrgjatė 90 viteve tė ekzistencės sė saj. Dhe, nė periudha tė ndryshme, qė pėrkojnė me evenimentet kryesore tė historisė kombėtare, ajo ka treguar njė rrugė interesante sėbashku me vėshtirėsitė, qė shoqėrojnė rrugėn e sektorėve tė tillė.

Filatelia kombėtare i ka fillimet e saj 90 vjet mė parė. Ajo pėrkon gati vit mė vit me ekzistencėn e vetė shtetit modern shqiptar. Kjo nuk ishte ndonjė ēudi, kur mendon se njė nga dikasteret e para tė qeverisė sė Ismail Qemalit ishte dhe Ministria e Post-Telegrafeve, qė drejtohej nga Lef Nosi. Por, nė kushtet primitive, me tė cilat hasej fillimisht shteti shqiptar, nuk mund tė flitej pėr njė postė tė mirėfilltė. Kėshtuqė u vijua, qė tė operohej me nėnpunėsit e admininistratės turke. Suksesi i parė kombėtar ishte emėtimi i pullės dhe vulės sė parė shqiptare nė 5 maj tė vitit 1913, qė nuk do tė reshte kėtu. Duke ditur rėndėsinė e madhe, qė paraqiste emėtimi i pullave, atėhere qeveria e pėrkohshme e Vlorės kėrkoi qė tė aderonte nė Bashkimin Postar tė Pėrbotshėm, dėshirė, qė u arrit vetėm tetė vjet mė vonė nė vitin 1922, ku Shqipėria u bė anėtare e kėtyre institucioneve.
Gjatė pak muajve, tė vitit 1913 u emėtuan gjashtė emisione pullash. Emisioni i parė daton si kohė plot gjashtė muaj pas Shpalljes sė Pavarėsisė.
Pėrmbajtja e emisioneve
“Ajo (Pulla e parė) nuk ishte e zakonshme, sic janė pullat aktualisht, por kishte formėn e njė vule nė ngjyrė tė zezė, me tė cilėn u shtypėn gjithsej 2232 zarfa. Kjo pullė-vulė nė zarfa me ngjyra tė ndryshme kushtonte 1 grosh dhe u nxorr nė shitje nė 11 qytete, ku funksiononin zyrat postare tė ngritura gjatė pushtimit osman. Ajo u vu nė qarkullim mė 5 maj 1913. Karakteristikė ishte edhe prerja e vulės nga zarfet origjinale dhe vendosja e qarkullimit mbi zarfe tė tjerė, praktikė e njohur dhe e pėrligjur nga Ministria e Postave.
I ngjashėm me tė parin ėshtė edhe emisioni i dytė, ndonėse disi mė i pėrsosur. Pėrsėri kemi tė bėjmė me njė pullė-vulė tė vetme, me formė tė rrumbullaktė, me dy rrathė koncentrikė brenda tė cilėve ėshtė shkruar: "Postat e Qeverries sė Pėrkohėshme tė Shqipėnies". Ēmimi i saj nuk shkruhet nė pullė, por dihet qė ka qėnė gjithashtu 1 grosh. Ky emision qarkulloi nė periudhėn maj-nėntor 1913. Pėrveē se e shtypur mbi zarf (2442 copė), kjo pullė u shtyp edhe nė fletė tė bardha (800 copė). Ajo qarkulloi e prerė me makinė qepėse dhe e ngjitur rishtas mbi zarf. Vula e dytė nė disa raste u falsifikua nga spekulantė tė ndryshėm.
Tejet interesant, madje si njė nga mė tė larmishmit nė historinė e filatelisė sonė ėshtė emisioni i tretė. Jo rastėsisht ai ėshtė ndėr mė tė kėrkuarit nga filatelistėt dhe mė i kontuari nė vlerė. Ky emision u pėrdor nė zyrat e postės nga 16 qershori deri mė 20 tetor 1913. Pėr tė Posta Shqiptare shfrytėzoi njė sasi tė konsiderueshme pullash tė administratės pushtuese osmane tė viteve 1909-1910 (gjithsej 39800 pulla), tė cilat kishin mbetur pa u pėrdorur. Mbi to, nėpėrmjet njė vule dore prej bakri, u vendos mbishtypja: njė shqiponjė dykrerėshe dhe nėn tė fjala "Shqipėnia". Vlerat e tyre variojnė nga 2 para deri nė 50 piastra, kurse tirazhet nga 16 copė (50 piastėr) deri nė 11607 copė (tirazhi mė i lartė i vlerės 20 para) .
Cilėsia
Kuptohet se pullat e para kishin njė tirazh shumė tė ulėt, sidomos pėr disa nga vlerat. Ndėrsa, rrallėsia e kėtyre pullave lidhet edhe me ngjyrat e ndryshme tė mbishtypjes: e zeza (ngjyrė dominuese), e kaltėrta, e kuqja, tulla dhe vjollca. Ky emision, i pari i gomuar, pėr vetė kushtet e kohės, kur u vu nė qarkullim, ka edhe mjaft gabime, sidomos rastet e mbishtypjes mbapsht, tė cilat kėrkohen shumė nga filatelistė tė vendit e tė huaj.
Si nė tė gjitha shtetet e tjera edhe nė Shqipėri filatelia ka qėnė pjesė e kulturės dhe e lidhur ngushtėsisht me historinė. Kėtė e dėshmon mė sė miri edhe periudha midis dy luftrave botėrore. Kjo periudhė pasqyrohet nė filateli me vecoritė e saj specifike. Ndėr to mund tė pėrmendim p.sh., numrin e paktė tė emisioneve tė emetuara nė vitet 1914-1919, pra gjatė Luftės sė Parė Botėrore.
Pullat e Esat Pashės
Emisionet e botuara kanė qėnė kryesisht emisione pullash lokale si nė Shkodėr, Korcė, Berat, Vlorė, Gjirokastėr, Tepelenė, Himarė, Elbasan etj. Larmi emisionesh emetuan edhe fuqitė ndėrluftuese tė Luftės sė Parė Botėrore, qė pushtuan Shqipėrinė. Kėto emisione qarkulluan sė bashku me vulat datare, qė mbajnė shkrime nė gjuhėt e kėtyre fuqive pushtuese. Jo rastėsisht, por nisur nga kuriozitetet e shumta, po veēojmė nga kjo periudhė historinė postare dhe emetimin e pullave nga Qeveria e Pėrkohshme e Durrėsit, e kryesuar nga Esat Pashė Toptani. Pas largimit tė Princ Vidit, duke filluar nga 2 tetori 1914, Esat Pasha formoi Qeverinė e Pėrkohshme tė Durrėsit. Nė kėtė kohė, zyrat postare ishin tė mbyllura; shėrbimin postar e kryenin postat e Levantit austriak dhe atij italian. Kjo situatė e detyroi Esat Pashėn, qė mė 9 janar 1915, tė ēeli zyrat postare nė Durrės, Elbasan, Shijak, Lezhė dhe Kavajė. Fillimisht u pėrdorėn pullat me portretin e Skėnderbeut, me vlefta nė qindar dhe nė para e grosh, tė cilat u gjetėn nė postėn e Durrėsit. Ato u mbishtypėn me myhyrin e Esat Pashės. Emisioni pėrbėhej nga 9 vlefta si pulla postare, 5 vlefta si pulla taksė, me njė mbishtypje “T” dhe dy kartėpostare tė thjeshta 5 dhe 10 para.
Sigurisht, kjo sasi pullash nuk i plotėsonte kėrkesat pėr njė kohė tė gjatė. Prandaj Qeveria e Esat Pashės vendosi tė vinte nė qarkullim dy emisionet “Tarabosh”, tė porositur qysh nė vitin 1913 nga Pleqėsia e Shqipėrisė sė Mesme. Ishin gjithsej 12 vlefta, nga tė cilat 7 tė formatit 27x30 mm dhe 5 tė formatit 27x34 mm. Kėto pulla, qė gjithashtu kanė si mbishtypje njė myhyr tė rrumbullakėt me gėrma arabe, u pėrdorėn, duke filluar nga 10 shkurti 1915 nė Shqipėrinė e Mesme, madje edhe nė Berat e Skrapar.
Pas kėtyre emisioneve, do tė duhej tė vinte viti 1919, qė tė dilnin nė dritė disa emisione tė tjera interesante: Zarfi me “Zyra e Financavet n’Elbasan”, me tirazh 500 kopje, qė u vu nė qarkullim gjatė muajit janar 1919; emisionet lokale tė Shkodrės me mbishtypje tė pullave fiskale tė administratės austro-hungareze, qė ishin gjendje nė zyrat e financės nė Shkodėr, si dhe pulla 1 grosh e emisionit tė vitit 1919 me mbishtypjen “SHKODER 1919” nė formė ovale.

Vijon...


  Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 »
Trego 6 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.