Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 61 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Jemi barazuar me kombet primitive qė dėnojnė “gratė tradhtare” me ekzekutime me Gure? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4058)


Postuar nga Klodel datė 05 Shkurt 2004 - 16:30:

Kurbanet e mentalitetit

Nėse humb nderin tėnd, humbet nderin e familjes, duhet tė vdesėsh. Ėshtė ky mentaliteti vrarės, pre i tė cilit ra para dy ditėsh Groshe Matrincanaj, 22 -vjeēarja nga fshati Lekbibaj, nė Tropojė. Reagimet e tė afėrmve dhe tė tė njohurve janė tė egra dhe pėr ta fajtore ėshtė vetėm ajo, vajza qė ndėshkoi gjithė fisin. Nė shtėpinė e Matrincanajve nuk lejohen tė qarat dhe vajza u varros pa shumė dhimbje. “Me sjelljen e saj, ajo ka ndėshkuar tė gjithė femrat e tjera, nėnat, motrat dhe tė gjithė tė afėrmit e saj. Nuk ka zgjidhje tjetėr pėrveē plumbit nė kėtė rast, pėr tė vėnė nė vend nderin e humbur”, - kėshtu ėshtė shprehur njė prej tė afėrmve tė 22-vjeēares, e cila u pėrcoll nė banesėn e fundit, pa kujė e lot, e veshur me tė zeza, sipas zakonit, sepse ajo qė kishte bėrė vajza, duke u larguar pėr dy ditė nga shtėpia, konsiderohej turp.


pak muaj me pare edhe nje vajze 16 vjecare, e cila do behej nuse per tre jave u vrane nga baballaret e tyre sepse per ta mentaliteti i vyshkur vlen me shume se jeta e femijeve te tyre.

Lind pyetja jemi barazuar me kombet primitive qė dėnojnė “gratė tradhtare” me ekzekutime masive me gurė?


Postuar nga Endri datė 06 Shkurt 2004 - 00:44:

TIRANE

Edhe gjatė ditės sė djeshme atmosfera nė familjen Martincanaj ishte mjaft e ftohtė. Njerėz qė hynin e dilnin ngushėllonin, por asnjė pyetje apo fjalė mė shumė pėr 22-vjeēaren e vrarė nga i ati. Dukej se gjithēka kishte marrė fund pėr Groshen, pasditen e sė martės me ato lopata dhe mbi arkivolin e saj. Familjarėt kanė dy ditė qė interesohen pėr Gjinin, babanė 56-vjeēar qė me njė vetėgjyqėsi e vrau atė. Ata i kanė qėndruar pėrsėri vendimit tė tyre unikal, qė e fajėsojnė Groshen qė i turpėroi dhe mbėshtetnin veprimin e babait qė e varu atė. "Babai bėri mirė qė e vrau, ai kreu detyrėn e tij si prind pėr vajzėn qė i turpėroi familjen", ka thėnė pėr Gazetėn Gofile Martincanaj, motra e madhe e Groshes sė vrarė. Gofilja ka rrėfyer ngjarjen dhe arsyet qė e ēuan babanė 56-vjeēar nė krim.

Si e mėsuat vdekjen e motrės suaj?
Mė lajmėruan prindė-rit pasi unė jetoj nė shtėpinė e burrit tim jashtė Tiranės. Mė thanė se kishte vdekur Grosha se duhej tė vija menjėherė. Mė tepėr nuk pyeta dhe u nisa pėr nė shtėpi.

Kur kuptuat se ēfarė kishte ndodhur?
Qysh sa erdha mė thanė qė Groshėn e kishin vrarė, pasi nuk dėgjonte njeri dhe kishte marrė rrugėt. Pashė nga babai dhe ky ma konfirmoi se ishte kėshtu. U afrova trupit tė motrės dhe kam ndenjur ashtu pėr disa caste.

Si reaguat mė pas?
Pyeta se ēfarė do tė bėhej dhe babai mė tha se do tė dorėzohej vetė nė polici. Na kėrkoi qė tė merreshim me motrėn dhe tė pėrgatitnim varrimin e saj.

Nuk kishte ndonjė vendim pėr ta fshehur atė qė kishte ndodhur?
Tė gjithė e kuptuam se babai kishte qenė i detyruar tė kryente atė veprim dhe nuk donim qė ai tė dėnohej pėr kėtė. Por duke parė edhe kėmbėnguljen e tij pėr t'u dorėzuar vazhduam tė merreshim me varrimin pėr t'i lėnė kohė edhe atij tė mendohej. Nuk kishim marrė ende njė vendim, kur erdhi policia.

Ēfarė diskutuat me oficerėt e policisė?
Ishim shumė tė tronditur nga ngjarja dhe nuk ishim shumė tė qartė nė ato qė diskutonim me policėt. Pastaj doli babai dhe i sqaroi pėr aq sa kishte ndodhur. Ai nxori dhe pushkėn me tė cilėn e kishte vrarė. Ata mbajtėn shėnim ēdo gjė dhe morėn mamanė pėr ta pyetur.

Ēfarė konflikti kishte Grosha me tė atin?
Ajo nuk kishte konflikt vetėm me tė. Grosha bėnte disa veprime qė binin ndesh me normat e familjes sonė. Ikte natėn, nuk pranonte tė jepte shpjegime dhe pėr mė tepėr i ofendonte prindėrit. Sidoms kohėt e fundit ishte bėrė e padurueshme.

Nga se mendon se e kishte kėtė?
Thoshte se kishte tė dashur dhe se i pėlqente ajo lloj jete. Nė fakt, me sa kam kuptuar, ajo kishte mė shumė se njė tė dashur. Ēfarė tė them, kishte dalė nga rruga e mbarė. Nuk i pėlqente dhe largohej sa herė i flitnim pėr kėtė.

Si veproi familja juaj pėr ta bindur?
I kemi provuar tė gjitha mėnyrat. Nė fillim i flitnin, por nuk na dėgjoi asnjėherė. Filluan grindjet, babai ndonjėherė edhe vinte dorė mbi tė, por prapseprapė ajo nuk ndryshoi. Njė herė folėm ta bėnim murgeshė, se mos do tė ndryshonte, por edhe kjo pa asnjė rezultat.

Ju mendoni se veprimi i babait tuaj ishte i pashmangshėm?
Tani qė ka mbaruar gjithēka e kam kuptuar se plumbi ishte e vetmja gjė qė mund ta ndalte atė njeri. Babai e kishte paralajmėruar pėr kėtė si zgjidhjen e fundit, por ajo nuk donte t'ja dinte. Nuk pyeste mė pėr asnjėri, dhe po na vishte me turp ēdo ditė e mė shumė. Sot mė vjen keq se nuk ėshtė mė, por edhe babai mė dhimbset. Fundja ai nuk bėri asgjė veē detyrės si njė prind qė kėrkon tė ruaj familjen e tij. Motra nuk dėgjoi dhe ja ku e pėsoi, por unė dua tė mė dalė babai nga burgu, pasi ne tė gjithė kemi nevojė pėr tė.


Shoqet nė fabrikė: Nuk e besojmė se Grosha ishte e pėrdalė

Shoqet e punės nė fabrikėn e kėpucėve "Damiana", nuk e besojnė versionin e hedhur pas vrasjes sė Groshe Martincanaj. Ato nuk e njohin 22-vjeēaren pėr njeri me moral tė ulėt. "Grosha kishte shumė pak kohė qė punonte nė fabrikėn tonė", thotė roja i fabrikės, teksa e pyet. Vajza, sipas rojes, nuk binte nė sy dhe nuk binte pėr keq. Kėtė ai kishte dėgjuar edhe shoqet e saj tė punės, tė cilėt kanė qenė pėr ngushėllim nė shtėpinė e 22-vjeēares sė vrarė nga i ati. Grosha mėsohet se nuk ishte njeri shumė i shoqėrueshėm dhe nuk kishte folur ndonjėherė pėr problemet qė kishte me familjen. Shoqet e saj kanė thėnė se dinin diēka pėr njė lidhje tė vajzės, por ajo nuk kishte pasur kurrė dėshirė tė fliste pėr tė. "Vajza sillej shume normal nė punė dhe nuk i ndihej zėri gjėkundi, sa pėr tė dashurit e saj, asnjė nuk ėshtė prezantuar si i tillė, apo tė ketė ardhur ta marrė me makinė qė kėtu", ka pėrfunduar roja.


Dragoti: Dėnimet simbolike nxitin krimet nė familje

Pėr ndikimin e njė dėnimi "tė lehtė" nė krimet nė familje, edhe kur ėshtė pranuar autorėsia, psikologu Edmond Dragoti ėshtė shprehur se dėnimi simbolik i njė krimi tė tillė ėshtė njė model negativ qė mund t'u ofrohet prindėrve tė tjerė me kulturė tė mirėfilltė patriarkale. Ky veprim ėshtė kofirmim i njė kulture tė prapambetur dhe i njė morali vetėgjyqėsie nė familjen e sotme shqiptare, kryesisht nė disa zona tė veēanta tė vendit. Sipas Dragotit, edhe nė rastin kur fėmija nuk ka vepruar nė pėrputhje me kėrkesat dhe moralin prindėror, nuk ėshtė vetėm faji i viktimės pėr kėtė sjellje; nė kėtė rast prindi mund tė dėnojė vetveten dhe jo fėmijėn qė e ka edukuar vetė. Pėr psikologun, morali i rėndomtė shtyn nė vrasje tė rėndomta dhe janė tė pajustifikuara nga shoqėria, ato nuk mund tė fshihen, por zbulohen e dalin nė kohėn dhe kushtet kur ligji ėshtė vetėm njė, ai i shtetit.

Gazeta Shqiptare

--------


TURP TURP TURP , per kete gje meritonte vdekjen?

Cfare jane keta Njerez apo Kafshe te Ndyra qe arsyetojne ne kete menyre?? Ku jane normat elementare per te drejtat e njeriut?? Pse duhet te ndryshoje menyren e jetes tek nje person e cila eshte e pavarur dhe e pjekur nga mosha??

Jo vetem fakti qe ajo vdiq nuk ju ben pershtypje por arrijne ta perbuzin ne gazete nacionale.

Injorance e vertet!!!!!!!


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datė 19 Shkurt 2004 - 12:17:

SHpresojme qe ato njerez mos te raprezentojne SHqiperine se eshte jo TURP eshte skandal ..........BENVENUTO IN ALBANIA


Postuar nga JamCelik datė 21 Shkurt 2004 - 08:11:

avash e avash

Ju si shume te emancipuar me dukeni. Po te keni ndonje moter ju qe shkon me 700 veta si do ju vije. Shyqyr qe skam vete moter se ... Spo them qe ta vrisni po ju avash e vlla se shani mentalitetin shqiptar sikur ju te keni lindur ne Amerike apo Kanada. Ne jemi shqiptare dhe ne per nder s'llogarisim asnje gje. Jini pak me real kur flisni.


Postuar nga amor alucius datė 21 Shkurt 2004 - 13:58:

Mua sinqerisht me vjen keq qe populli shqiptar arrin deri ketu.
Ne shqiptaret nuk kemi arritur akoma te kuptojme qe cdonjeri ka jeten e tije dhe zgjedh ta jetoje ate ne formen qe i pelqen,si rrjedhoje e kesaj "turpi" do i ngele atije/asaje qe ben veprimet e gabuara dhe jo familjes.

Kam vene re (mesa kam lexuar)qe keto fenomene paraqiten kryesisht ne njerez te pashkolluar,ne zona te thella etj.Jane pikerisht keto njerez qe nuk e kane te qarte 'nderin',tek kjo shtrese perkufizohet vetem si 'vajtja e vajzes/gruas me dike tjeter'.Kurse meshkujt?Ah ju shtohet nderi ketyre,kane se per cfare te rrahin gjoksin me shoket!!!

Ne shume raste harrojme qe njeriu ka ndjenja,nuk eshte i hekurt.Harrojme qe nje pjese te fajit te ja veme dhe vetes,harrojme qe te rinjte munde te 'gabojne'...
Nuk kuptoj si nje prind munde te ve dore mbi femijen e tije e madje te arrije ta vrase,tmerrohem kur lexoj gjera te tilla.Nuk shqetesohen qe te ju japin norma qe te vegjel,qe te ju japin vemendje,qe ti shtyjne drejte studimeve por ama kur shohin rezultatet e "edukates" nuk eshte faji i tyre!!
Jemi ne,gjeneratat e reja qe duhet te heqim dore nga budallalleqe te tilla,por me mendime te tilla "je celik" do shkojme vetem mbrapa.

Shendet


Postuar nga JamCelik datė 22 Shkurt 2004 - 08:57:

Amor mio

lexoje dhe nje here ate me siper se mbase e kupton. Sipas teje eshte e drejte ti japesh "karta bianca" nje adoleshenteje?? Te beje ca te doje ajo pa e kontrolluar fare?? se po beri ndonje gje turperon veten e vet e jo familjen?? E thashe dhe me siper s'po them qe ta vrasesh, se ai qe vret femijen e vet eshte njesoj sikur ka vrare veten 100 here. Sipas mendimeve te mia mund te ecet mbrapa, por edhe te ecesh para si puna amerikaneve qe shkojne me 3 meshkuj te ndryshem c'do jave s'eshte mire.


Postuar nga ENISS datė 25 Shkurt 2004 - 12:33:

JamCelik:
edhe nese do shkonte me 700 ajo vajze, une nuk pajtohem kurre me ate zgjidhje per ta vrare. Me ate mentalitet qe ka ajo familje ne rastin konkret, nuk ke mundesine te frekuentosh qofte edhe nje te vetem, se ja cfare fati te ndjek, jo me te flasesh per me teper.
Ti mesa shof i perkiske nje kulture e mentaliteti po aq cnjerezor.

Bye


Postuar nga Fajtori datė 25 Shkurt 2004 - 13:04:

Keto familje nuk perfaqsojne shqiperine dhe shqiptaret. Duhet te ecim para dhe ne keto raste duhet te tregojme veten se distancohemi te gjithe nga kjo kulture barbare, mizerabel, mesjetare, kafsherore.

Mjaft me trajtimin e femijeve sikur te jene prone. Kush je ti qe ti tregosh nje femre me sa meshkuj duhet te shkoje. Kur ti je i lire te shkosh me sa femra te duash nuk ke pse roberon motren apo vajzen tende.

Mjaft me konceptin e motres qe nuk duhet te kete seks. Mjaft me konceptin e vajzes qe s'duhet te kryeje marrdhenie seksuale. Kemi mbetur akoma ne shekullin e 19-te e figura e vellait duhet te jete e frikshme per nje vajze. Cfare kujton se je ti, JamCelik, qe te mbyllesh femren ne kafaz si nje kafshe shtepiake. A se kupton se ne kete rast duhet te jemi unanime ti denonjme keto familje e ti fusim neper burgje keta kriminele. Se kupton se po ndihmon te qendroje akoma mentaliteti i semure i vajzes se virgjer perjete. Lejini mor vlla femrat te jetojne sic i shikoni ne perendim. Pranojeni qe vajza do beje seks 3 metra larg dhomes qe flini.

Ne cfare viti ju ka ndaluar mentaliteti xhanem. Njeriu hap syte te njohe boten e te ndryshoje dicka tek vetja. Edhe sa kohe akoma do vazhdoje mashkulli shqiptar te jete sinonim i infleksibilitetit, i ngurtesise, i prapambetjes....


Postuar nga amor alucius datė 25 Shkurt 2004 - 13:34:

Citim:
Po citoj ato qė tha JamCelik
lexoje dhe nje here ate me siper se mbase e kupton. Sipas teje eshte e drejte ti japesh "karta bianca" nje adoleshenteje?? Te beje ca te doje ajo pa e kontrolluar fare?? se po beri ndonje gje turperon veten e vet e jo familjen?? E thashe dhe me siper s'po them qe ta vrasesh, se ai qe vret femijen e vet eshte njesoj sikur ka vrare veten 100 here. Sipas mendimeve te mia mund te ecet mbrapa, por edhe te ecesh para si puna amerikaneve qe shkojne me 3 meshkuj te ndryshem c'do jave s'eshte mire.


Je Celik:

Ne shume raste shqiptaret nuk kane arritur te kuptojne se cfare eshte e keqja ne te vertete.Ne vendet e Europes perendimore(per Ameriken s'mund te flas pasi se kam vizituar)nuk kam vene re qe shkojne me nga tre ne jave sic the ti.Natyrisht qe ka dhe nga ato perjashtimet sic mund te kete ne cdo vend.

Ne keto vende prinderit edukojne femijet te ruhet nga te keqijat e verteta si psh. droga etj dhe jo nga dashuria.Dashuria nuk duhet te quhet krim ne asnje vend.

Shoqeria eshte ne evoluim por nese ti le femijet me perkufizimet e nderit te para 200 vjeteve natyrisht qe ai/ajo do veproje mbrapa shpines tende.
Ty,do te pelqente te dije se me ke shoqerohet yt bije?Nuk do te pelqente qe nese do te shihnin ne rruge te mos evitonin?
Duke shtypur vajzen ne kete aspekt humbet lidhjen me te,do te shikoje si dikč te huaj qe s'arrin ta kuptoje e jo mč si prind

p.s. amor* nese do


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datė 25 Shkurt 2004 - 13:44:

Pranojeni qe vajza te bej seks 3 metra larg dhomes qe flini.....

hahahahahahahahahahahahah Po mir po sikur shtepia te jet sistem vagon trenash .....psh dhoma pare vjerri ,e dyta ben dashuri ,e treta vllai me te fejuaren,ne guzhine gjyshi me gjyshen ........

SHtepiat ne Amerike jane me kombersat ...ju imagjinoni te beni dashuri duke i vene doren tek Goja..........



FAJTOR dua nji pergjigje ..........lol


  Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 61 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.