Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Biodiversiteti dhe Mjedisi. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=365)
-- Biodiversiteti i globit nė rėnie tė shpejtė (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18627)


Postuar nga Piktor datė 04 Qershor 2012 - 20:10:

Biodiversiteti i globit nė rėnie tė shpejtė

marre nga Gazeta 55


Organizata pėr natyrėn Fondi Mbarėbotėror (WWF) paralajmėron se bota po konsumon mė shumė burime tokėsore se sa mund tė pėrballojė planeti. Organizata publikoi raportin e saj “Jeta nė Planet” vetėm pesė javė para tė ashtuquajturit Takimi pėr Tokėn, nė Rio de Zhaneiro (Konferenca e Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillimin e Qėndrueshėm, qė synon tė nxisė udhėheqėsit politikė tė veprojnė pėr tė mbrojtur tokėn pėr brezat e ardhshėm. Organizata pėr natyrėn Fondi Mbarėbotėror, e quan planetin tė sėmurė dhe thotė se ka statistika pėr ta provuar njė gjė tė tillė. Organizata thotė se sipas studimit tė saj tė fundit, biodiversiteti global ka rėnė me rreth 30 pėr qind, qė nga viti 1970 dhe se tropikėt janė mė tė goditurit, me 60 pėr qind. Raporti gjithashtu mat gjurmėn ekologjike tė kombeve, qė pėrfaqėson efektet e vendeve mbi planetin. Ajo vlerėson sasinė e pėrgjithshme tė burimeve tokėsore tė pėrdorura - duke pėrfshirė sasinė e emetimeve tė dioksidid tė karbonit - dhe e krahason kėtė me tokėn dhe detin nė dispozicion. Drejtori i Pėrgjithshėm i Fondit Mbarėbotėror, Jim Leape, thotė se ka pasur kėrkesė tė paqėndrueshme dhe nė rritje tė madhe pėr rezervat natyrore qė nga viti 1961. "Pra, pėr momentin, ēdo vit, ne pėrdorim 50 pėr qind mė shumė burime nga sa Toka mund tė ripėrtėrijė. Jemi duke jetuar sikur tė kishim nė dispozicion njė planet e gjysmė. Kėshtu, ndėrsa tani jemi 50 pėr qind mbi kapacitetin e tokės pėr tė na mbėshtetur, pas vitit 2030 do tė duhen dy planetė pėr tė pėrballur mėnyrėn e tanishme tė jetesės, dhe nė vitin 2050, gati tre planetė. Pra, ndodhemi nė njė udhė qė ėshtė qartėsisht e paqėndrueshme". Raporti cilėson ndikimin e rritjes sė popullsisė njerėzore dhe tė mbi-konsumit, si forca tė rėndėsishme nė krijimin e presionit ndaj mjedisit. Raporti i organizatės Fondi Mbarėbotėror thotė se vendet e pasura konsumojnė mesatarisht 5 herė mė shumė burime natyrore se sa vendet e varfra. Kjo shifėr ndikohet shumė prej 10 vendeve me gjurmėt mė tė mėdha ekologjike pėr person. Ato pėrfshijnė tre vende prodhuese tė naftės nė Lindjen e Mesme, katėr vende evropiane, Shtetet e Bashkuara, Kanadanė dhe Australinė. Raporti “Jeta nė Planet” tregon se rėnia e biodiversitetit qė nga viti 1970 ka qenė mė e shpejtė nė vendet me tė ardhura tė ulėta. Kjo, thotė raporti, tregon se vendet mė tė varfra dhe mė tė rrezikuara janė duke u pėrballur me pasoja prej jetesės sė vendeve tė pasura. Zoti Jim Leape thotė se koha nė dispozicion tė planetit po kalon, por ajo ende nuk ka pėrfunduar dhe ai shton se ka shumė veprime qė kombet dhe individėt mund tė ndėrmarrin pėr tė ndalur rėnien e biodiversitetit. Ai thotė se disa ekosisteme duhet tė mbrohen, qoftė nė ujė apo nė tokė. Ai thotė se disa toka duhet tė vihen mėnjanė, pėr tė ruajtur shėndetin e sistemit nė pėrgjithėsi. "Ėshtė gjithashtu e rėndėsishme qė jemi duke rikthyer nė jetė ekosisteme origjinale dhe po i administrojmė ato nė mėnyrė tė tillė qė mbėshtet integritetin themelor tė kėtyre sistemeve Pra, ju do tė shihni nė kėtė raport qė: Nėse vendet vendosin t’i japin fund shpyllėzimit tė plotė brenda vitit 2020 - dhe shumė vende janė zotuar tashmė pėr ta bėrė njė gjė tė tillė - atėherė mund tė kursehen 180 milionė hektarė pyll deri nė vitin 2050". Aktivistėt e mjedisit janė gjithashtu duke u bėrė thirrje shteteve qė tė zhvillojnė industritė e energjisė sė ripėrtėritshme, nė erė tė veēantė dhe diellore. Organizata Fondi Mbarėbotėror thotė se edhe individėt mund tė bėjnė shumė pėr tė ruajtur burimet e pakėsuara nė botė, duke konsumuar nė mėnyrė mė inteligjente. Ajo thotė se ata mund tė zgjedhin tė ecin, nė vend qė tė pėrdorin automjetet; ata mund tė blejnė ushqim tė prodhuar mė pranė shtėpisė, nė vend tė atyre tė transportuara nė distanca tė gjata. Organizata tha gjithashtu se se njerėzit mund tė pėrdorin fuqinė e kutisė sė votimit pėr tė votuar pėr politikanėt qė janė miqėsorė me mjedisin duke u larguar nga ata qė nuk janė.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.