Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)


Postuar nga kontinenti datė 31 Mars 2007 - 21:28:

Shume....shume interesante.


Postuar nga leopardi datė 01 Prill 2007 - 00:33:

 

Kam lexuar ne nje reviste shkencore Italiane ku shkruante, shqipetaret kane 27 menyra per emrat e mustaqeve.

Ju sa dini?

 


Postuar nga Piktor datė 01 Prill 2007 - 08:50:

jarbil -esht shqip apo turqisht.
psh: te rafte pika jarabil.


Postuar nga Ari. datė 01 Prill 2007 - 14:37:

Citim:
Po citoj ato qė tha leopardi
 

Kam lexuar ne nje reviste shkencore Italiane ku shkruante, shqipetaret kane 27 menyra per emrat e mustaqeve.

Ju sa dini?

 

CILAT JANE SE MA BERE TRURIN DHALLLE...PO MENDOJ dhe hic nuk po gjej asnje


Postuar nga kontinenti datė 01 Prill 2007 - 14:45:

Citim:
Po citoj ato qė tha puntori
jarbil -esht shqip apo turqisht.
psh: te rafte pika jarabil.



Puntori, ajo fjale eshte arabe.
Ja Rrabbi
Pjesa Ja eshte thirrori, ashtu sic e kemi ne me germen o , psh; O punetori, O Ari, etj.
Pjesa Rabbi ne arabisht i thone Zotit.
Pra, kur thuhet Ja Rrabi do te thote sic i themi neve ne shqip. O Zot.


Postuar nga Piktor datė 01 Prill 2007 - 14:48:

flm profesor dhe te them t'drejten as sme kisht shku menja.


Postuar nga Piktor datė 01 Prill 2007 - 14:52:

Citim:
Po citoj ato qė tha leopardi
 

Kam lexuar ne nje reviste shkencore Italiane ku shkruante, shqipetaret kane 27 menyra per emrat e mustaqeve.

Ju sa dini?

 


1-musteqe
2-mustake
3......


Postuar nga IQVLORA datė 01 Prill 2007 - 20:45:

ari77labi

Kam qeshur me lot me shprehjen ...te pifte gjerba...sepse edhe ne kur benim ''gabime'' te tilla merrnim nje te pifte gjerba. Ime eme ishte mjeshtre per shprehje te tilla.
Me kujtohet se kur ne ja pelcisnim buzen dhe ajo e lodhur ne inat e siper perdorte edhe shprehjen: "Te hengert plage e lige e saraxha". Me sa kuptoj une plage e lige quhej kanceri, por kesaj saraxhase nuk ja di kuptimin.
Po shkruaj disa fjale qe jane perdorur dikur:

1) singra-quheshin dy gra qe kishin nje burre.Ne Vlore dhe rrethinat e saj une kam njohur disa burra qe kishin nga dy gra dhe keto quheshin singra.

2) miqesi me hakikat-thuhej se filani familje me filan familje kane miqesi me hakikat.Kjo nenkuptonte rastin kur dikush nga keto dy familje kishte qethur nje femije nga familja tjeter.Thuhej qe ato dy familje kane gershere me njera tjetren,kane miqesi.

3) befsha ziną - eshte nje lloj betimi shume i rende qe dikush duhet te bente per ta besuar (befsha ziną me motren) ne ato qe thoshte. Pra ishte be per nderin.

4) molomen/e-njeri i papaster.Nje xhaxha i babait tim thoshte per nje grua te tille;se eshte me mire t'i hashe m...n se sa gjellen e saj.

5) velenxe-lloj mbulese e trashe per dimer,punuar ne tezgjah nga grate labe.

6) minder-lloj divani primitiv prej derrasash me nje shtrese siper.perdorej ne dhomat me oxhak dikur.

7) Mengallengo
8) Menasparto
10) Kallogjer
11) Grabo
12) Kasarrua(atje ndodhet edhe nje shpelle e lashte ne nje shkembe buze Vjoses)-jane disa emra vendesh ne nje fshat ne Vlore,te cileve nuk ua di kuptimin.Konte na hidh pak drite nqse mundesh te lutem.

13) peksimete-u thoshnin galetave(kush eshte ne Itali ka njohuri per to)

14) Ēeplaz-lloj bime qe perdoret per te mbuluar kasollet e bagetive.

15) menekshe- lloj luleje me ngjyre te verdhe,eshte edhe emer femrash.

16) Ēirak-lloj kandili prej tunxhi me vajguri

17) bardhak-lloj gote qelqi te trashe.

18) fjeshter-babaqafor (njerku)
19) ēeēo -quhet ndonjehere edhe babai,vellai i madh.
20) koce-thirreshin vajzat ne zonen e toskerise Tepelene dhe ne nje pjese te fshatrave ne Laberi
21) lese-nje lloj porte e vogel prej druri e cila perdoret si hyrje ne bahēet e rrethuara me gardh.
22) sinor -kufi ndares
23) nigja-paje,prike


Postuar nga kontinenti datė 01 Prill 2007 - 22:34:

Re: ari77labi

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA

1) singrą - quheshin dy gra qe kishin nje burre.Ne Vlore dhe rrethinat e saj une kam njohur disa burra qe kishin nga dy gra dhe keto quheshin singra.

2) miqesi me hakikat-thuhej se filani familje me filan familje kane miqesi me hakikat.Kjo nenkuptonte rastin kur dikush nga keto dy familje kishte qethur nje femije nga familja tjeter.Thuhej qe ato dy familje kane gershere me njera tjetren,kane miqesi.






Tek fjala e pare singrą, eshte ajo qe ke thene IQVLORA, megjithse eshte hera e pare qe e degjoj te perdoret dhe nga ne.
Pjesa sin eshte dhe ne greqishten e sotme qe ka kuptimin e fjales bashke por, ne qoftese nje burra ka edhe kater apo pese gra, ajo fajle perseri nuk ndryshon pasi shpreh bashkimin. Kurse fjala ''gra'' eshte puro shqipe sic e dime.
Ne greqisht, kemi p.sh. fjalen; sinergati, qe do te thote; bashkepunetor qe greket e perdorin dhe ne kuptimin e kolegut.
Tani, une nuk dua te hy me thelle se nga e ka prejardhjen pjesa sin.

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA


7) Mengallengo
8) Menasparto
10) Kallogjer
11) Grabo
12) Kasarrua (atje ndodhet edhe nje shpelle e lashte ne nje shkembe buze Vjoses)-jane disa emra vendesh ne nje fshat ne Vlore, te cileve nuk ua di kuptimin. Konte na hidh pak drite nqse mundesh te lutem.




IQVLORA, ato emrat e vendeve, kij parasyshe nje here vete vendin, cfar terreni ka, apo ....parasyshe duhet te keshe dhe ndonje histori, apo ndonje vend ndodhje te dikuj, pikerisht ne ato vendet emrat e te cileve te duken si te cuditshme.
Emra vendesh te tilla ne Shqiperi ka plot, psh; Qafa e cjapit - perroi u thate, - etj dhe, po te shkojme psh; tek Qafa e cjapit, aty nuk do te shikojme asnje cjap sot. Po si e mori emrin atehere?
Kete emer psh, e ka marre se aty dikur kullosnin dhite etj. Po ashtu dhe, perrroi i thate, shkojme dhe shikojme nje perrua te madh dhe aspak te thate, por kjo lidhet me te dikurshmen.
Pra per emrat e vendeve duhet te dishe historite e fshatit, ngjarjet etj.
Psh; kthesa e gjakut.
Aty mund te kemi vertet nje kthese, por aspak nuk kemi gjak.
Tek ky ''emer'' dkush eshte vrare, eshte gjakusur etj. dhe i ka mbetur ky emer, te cilin ne e themi te ardhur nga thelesite ashtu sic e kane quajtur dikur, por, ne nuk dime ate dikushin qe qenka gjakosur se.

Tek fjala numur 7, Mengallengo duket se ka te beje me mengen dhe me lleren .
Ku ka qene kuptimi i dikurshem?
Mos valle ka qene nje shesh pune aty? Pra mengallengo sikur ate kuptim jep, sepse dhe menga dhe llera kane lidhje bashke. Por, aty mund te jete e ngaterruar dhe fjala; lengim pra dikush mund te kete lenguar nga nje semundje etj.
Pra historia e pa shkruar na sjell shume mistere, sepse nuk kane arritur te gjitha gojedhenat deri tek ne.

Fjala numur 8.
Teper e cuditshme.
Por as ti vete qe e ke sjelle ketu kete fjale, nuk je ne gjendje te thuash se, qe kur ai vend ka kete emer?
Menesparto, sipas meje eshte nje emer me rendesi. Nuk dua te hyj me thelle ne ndarjen e kesaj fjale sepse dalim tjeter kund dhe shume thelle ne kohe. Pra kete mos hyrje e bej, sepse ti je shprehur qe ato jane vetem emra vendesh, por dhe ne emrat e vendeve kemi huazimin e historise, apo pjese te saj, sepse keta emra jane vene nga njerzit. Disa jane emra te rinj, disa te vjetra dhe disa te tjera shume me te vjetra.

Fjala numur 10. (aty nuk ke fjale numur 9)
Kemi fjalen kallogjer
Kete fjale e perdorin greket dhe sot.
Kallo qe ne e themi me germen LL, ne greiqshten e sotme eshte kalo qe do te thote = mirė.
Kemi pjesen gjer per te cilen perseri nuk dua te hyj qe te nxjerr se nga e ka prejardhjen, sepse jemi ne tjeter teme ketu, por ajo fjale eshte dhe sot ne greqisht qe do te thote gjer = i vjeter
Pra tek fjala kallogjer kemi murgun.
Por ne menyre figurative, kjo fjale mund te perdoret edhe per nje plak te vjeter i cili nuk ka qene martuar kurre dhe natyrisht as qe eshte murg.
Me kete dua te them se, ajo pjese vendi qe ka kete emer, valle aty ka qene banesa e nje plaku te vetmuar dikur?
Pra kete as ti nuk e di, dhe ka te ngjare qe te jete keshtu.

Fjala numur 11.
Grabo qe besoj se kete emer e ka nje tjeter vend.
Grabo, sikur lidhet me ndonje grabites, banesa e te cilit duhet te kete qene tek vendi me kete emer. Apo tek ai vend kane ndodhur disa grabitje.
Mos harro se diku me lart thame se, emra vendesh viheshin edhe prej kafsheve e jo mė prej njerzve apo ngjarjeve qe kane lidhje me njerzit.
Tek fjala Grabo qendron edhe krraba pra krraba e bariut.
Pra perseri del ne pah, ngjarja qe ka bere te linde emri.
Kete ngjarje ne nuk e dime, madje as eren nuk ia kemi ndier.
Terreni qe eshte ky emer mund te jete dhe shume i prere, pra kjo e dhene duhet te kihet parasyshe po qe se eshte e vertete per ate terren.
Ne qoftese terreni eshte i prere apo ka thepisje etj. Emri vendit eshte aty ku duhet, dhe mund te mos ta kete nga ngjarjet as me kafshet e as me njezit.
Per ate terren une nuk mund te flas me siguri sepse nuk e njoh.

Fjala 12.
Kemi kasarrua .
Vete sqarimi yt eshte ndihma me e madhe per vendin i cili ka kete emer, pasi ti ke dhene nje sqarim aty.
Aty qenka nje shpelle ne ne shkemb buze Vjoses.
Pikerisht kjo fjale zbulon dhe fjalen pėrrua.
Se pari Vjosa nuk eshte pėrrua dhe mund te lindi nje drejtim i gabuar shume shpejt ne zberthimin e kesaj fjale.
Me qe aty qenka dhe nje shpelle, pra si nje shesh pushimi dhe, duke marre parasyshe dhe prejardhjen e fjales pėrrua te cilen do ta themi me poshte, sipas meje, fjala kasarrua nuke shte asgje tjeter vetem se kutia qe njerzit perdornin per te mbajtur mjetet e rrojes.
Dikur njerizt rruheshin ne perrua dhe jo ne lavamanin e banjos me uje te ngrohte e te ftohte.
Qe ta konkretizojme, te ndalemi pak te fjala pėrrua .
Kjo fjale, ne jug thuhet ''perrua'' dhe ne veri thuhet; ''prru'', kurse ne Shqiperine emesme thuhet; ''prroi''
Nga e ka prejardhjen kjo fjale se?
Po ta ndajme na del e tille;
Pėr + rroje pra per rruajtje te mjekres.
Lumi eshte i madh, por edhe aty mund te rruheshe, por perrenjte, jane me te shume, me te vegjel dhe me prane njerzve, ku ata kryenin nevojat e tyre. Prej ketu lindi dhe emri i atij uji qe zvarritet neper male e lugina dhe ne sot e quajme pėrrua .
Tek fjala kasarrua qe eshte emri i atij vendi, sipas meje kemi te bejme direkt apo pikerisht me nje kase, ku njerzit e dinin se aty kane mjetet e rrojes.
Vlen te kujtohet se; Vjosa nuk eshte perrua, por eshte lume.
Kurse fjalen qe kemi ne arsyetim, nuk e ngaterron aspak te qenurit e Vjoses lume, pasi fjala kasarrua del shume here me e vjeter si fjale se sa si emer vendi sic eshte tek ajo shpella.
Pikerisht tek ajo shpella, besoj se do te jete pak i ngushte lumi i Vjoses, por edhe po nuk qe i tille, perseri emertimi eshte me vend, sepse sic e thame, keshtu e quajten ata qe kishin kasen e tyre me mjetet e rrojes.
Gjithashtu, te mos harrojme se dikur nuk rruheshin cdo dite si ne sot.
Ndoshta nje here ne muaj dhe kasa e rrojes....ishte atje, prane ujit.

Shume me pelqeu dhe fjala babaqafor .
Tek pjesa qafor si fjale, kjo perdoret sidomos per kafshet, psh; qaforja e qenit, qaforja e kaut etj.
Ne kete bashkim fjalesh pra tek ''babaqafor'' qe qenka njerku, kemi nje urtesi te pa shembellet.
Po te marrim njerkun ne analize, ai vertet qe eshte nje baba nga halli.
E kush e do njerkun?
Fjala ''babaqafor'' duket si e lindur nga akademike e shkencetare te psikologjise.
Babaqafor, del qe eshte pikerisht nje baba qe ta kane varur ne qafe.
As qeni nuk e do qaforen e tij, apo ta lidhin, por do lirine.
Babaqafor, eshte pikerisht nje baba me zor.


Postuar nga kontinenti datė 01 Prill 2007 - 22:47:

Harrova fjalen numur 2.
Shkurtimisht ajo fjale del si nje miqesi nga halli sepse ti je bere nun i femijes, e ke qethur ate etj.
Ketu kemi nunin.


  Gjithsej 68 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.