Forumi Horizont | Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 » Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- NJe greve e harruar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18691)
NJe greve e harruar
Ore, po si nuk pati njeri dy fjale per ti thene per greven e urise se te perndejkurve politike ketu?
Ku jane ish te perndjekurit e forumit, ish pronaret etj?
Apo ndoshta eshte nje problem i dores se dyte?
Kam pershtypjen se shume nejrez mendojne se ata po e bejne greven per te mbush xhepat, jo per ndonje princip. Shqiptaret nuk kane qene ndonjehere unanime ne faktin se te perndjekurit duhen demshperblyer. Dhe qeverite ne pergjithesi jane tallur (kush i mban mend letrat me vlere). Kshu qe kjo teme eshte goxha me e thelle sesa duket.
Qendrimi ndaj te perndjekurve politike mendoj une eshte shume i komplikuar.
Ka te perndjekur te mirefillte, por ka edhe te tjere dhe me sa di une keta te tjeret jane shume.
I perndjekur politik hiqet edhe nje kojshiu jem qe pretendon se i gjyshi i rij qenkej internuar, por babane e kishte komunist me teser dhe vete u trajtua si i preferuar i pushtetit
Te persekutuar politike quhen te gjithe, por po parakuptojme per nje moment vertet kundershtaret ideo-politike te regjim-sistemit te kaluar. Edhe ne kete rast une do tu rekomandoja ketyre grevisteve te mos kalonin kufirin e veperimeve deri ne akte finale, si ai i djegies, apo i urise deri ne gjymtimin fizik-fatal. Keto akte mund te behen apo simpatizohen kur nuk ka me rruge jetese, apo nuk ekzistojne lirite me elementare te njeriut. Por keto nuk besoj kane qene ne piken e fundit tek keta greviste!
Tragji-komedia e kesaj greve te fundit eshte qe ajo po perdoret per njeren apo tjetren parti dhe lider politik. E te mendosh se te dyja partite e medha (gjoja) kundershtare, PS dhe PD, jane nga i njejti haur dhe hane ne te njejtin canak, tragji-komedia e greves esht akoma me therse. Po ajd'mo, ky stan (Albani) kete bylmet ka!
Re: NJe greve e harruar
Citim:Po ç'te themi arturm.
Po citoj ato që tha arturm
Ore, po si nuk pati njeri dy fjale per ti thene per greven e urise se te perndejkurve politike ketu?
Ku jane ish te perndjekurit e forumit, ish pronaret etj?
Apo ndoshta eshte nje problem i dores se dyte?
Kur dicka hidhet me shumice ne treg i bie vlera. Keshtu edhe bere edhe kjo puna e grevave te urise. Ngaqe behen cdo jave, i eshte holluar kuptimi te shkretes. Kane bere greva urie me minatore, me parti socialiste, me kopshte e yllka, me dreq e me shajtane.
Pastaj s'ka greve urie 30 ditore ore, se eshte komike.
Nga ana tjeter, mungesa ne pergjithsi e seriozitetit te kesaj greve, kunderpeshohet nga nje mungese po aq serioziteti nga ana e qeverise, qe refuzon edhe t'i takoje. Nuk e kuptoj c'i kushton te caktohet ndonje emisar te shkoje ne emer te qeverise e t'i mare parasysh ndonje kerkese. Gjysmat t'i genjeje, e gjysmat t'ia plotesoje, sic behen zakonisht keto pune.
Me duket se e degjuan keshillen time dhe e mbyllen greven.
Duhej te kisha shkruar me perpara.
Vdiq ne Bari nje nga grevistet o Piktor.
Shiko se mos ben ndonje batute tjeter si kjo me siper.
Complimenti.
Tituj lajmesh
Bejkon nuk e vizitoi dot familja sepse janë shumë të varfër, FRD: Do mbulojmë shpenzimet e ceremonisë mortore.
AK: Bejko është martir. Berisha do ndëshkohet për krimet e tij.
'Muajin e kaluar, ndërsa Bejko ishte në grevë urie, gjykata e Tiranës e dënoi atë me 1 milion lekë të vjetra gjobe si dhe punë në shërbim të komunitetit, për shkak të sulmit që Bejko bëri së bashku me Gjergj Ndrecën ndaj deputetit Ilir Rusmali."
Pra, ka vdekur ne borxh... ndaj drejtesise shqiptare.
Ne nje video-gazete interneti mund te shihet se si njeri nga keta greviste, (ndoshta i ndjeri), i hedh benxine vetes dhe ndez cakmakun duke i vene vetes zjarrin. Te gjithe perreth e shikonin dhe ... vetem e shikonin. Vetem pasi morri flake dhe nisi te bertiste iu sulen per ta shpetuar!!! Nuk e kuptoj perse e lane derisa te ndizte cakmakun, ne nje kohe qe kishte te pakten disa sekonda kohe per ti nderhyre?! Me duket se jetojme ne kohe shou ... me pasoja te dhimshme e te paparashikuara!
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 » Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.