Forumi Horizont | Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 » Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- C'eshte liria (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2708)
C'eshte liria
file i bashkangjitur
"Je i lire te besh ate qe do pa cenuar lirine time"
kjo eshte liria
... to be free is not to be subdued... do you think you are free?
PS: art is freedom
liria gjendet vetem ne endrra dhe ne arratisje pasionesh.
liria ime eshte vetem per mua ,secili ka lirine e tij te vecante.
eshte gjithmone relative; aty ku nje njeri e gjen veten te lire aty nje tjeter mund te mos marre fryme nga burgu qe krijohet.
liria ime eshte pasioni im,arti.
art is freedom.
Liri nuk do te thote vetem liri nga te gjitha parimet udheheqes por nje mundesi per tu rritur dhe per tu zhvilluar ne perputhje me ligjet strukturore te ekzistences njerezore....
Ne postimin tjeter do ju tregoj per konceptimin e lirise nga disa filozofe dhe me kryesoren kuptimin e Hegelit ne lidhje me kete ceshtje...
per lirine simbas Hegel
Per Lirine
Nuk eshte se une nuk e di se cfare eshte liria,por me mire po tham se cfare eshte liria per Hegel.
Per Hegel liria eshte nje nevoje koshiente qe njeh limite e rregulla…
Ciao 3SH
Liria eshte nje iluzion,qe ne e trumbetojme per te bindur veten dhe per t'u ndjere me mire, dhe qeverite per ta bere popullin te ndihet me i fuqishem.
sepse:
uria kur fort na ngacmon, ne i bindemi dhe fillojme e hame.
Kur bora e shiu startojne, ne mbase duam te bejme plazh, por s'ka ne u bindemi rregullave te tyre, vishemi
Kur miku jone, i afermi borxh na e ben, ne s'marim shpaten te vrasim por e anashkalojme sepse eshte miku yne, i afermi yne- kjo eshte jeta grup kompromisesh.......Ndoshta banale por te verteta
Liria jone mbaron, aty ku preket liria e tjetrit!
E pra ne jetojme ne shoqeri, shoqeria ka rregulla, parime dhe ne jemi te detyruar ti zbatojme
Per mua Liria eshte vetem ne endrra
Pershendetje nismetarit te temes.File i bashkangjitur eshte vertet interesant .
Liria per mua eshte mendimi i thene pa patur friken se dikush tjeter po ne emer te dickaje te perafert do kerkoje te ta cungoje .
Teorikisht eshte e thene keshtu.....praktikisht e pamundur.
Shkruhemi
Liria eshte hapesira qe na takon secilit, pa hyre tek hapesira e tjetrit. Ne te tera kuptimet.
Liria
liria eshte nje term abstrakt dhe secili mund te kete "versionin" e tij per lirine por mua me pelqejne 2 mendime te medha nga 2 njerez te medhenj
ATY KU KA SHTET S`MUND TE KETE LIRI
DHE KU KA LIRI S`MUND TE KETE SHTET
LENINI
pra me pak fjale liria ne kuptimin e mirefillte as s`mund te kete
DIJA NA BEN TE LIRE PO FATKEQE
ERICH MARIA REMARQUE
kjo e dyta eshte edhe po aq e vertete(padituria te ben skllav po nuk e kupton per shkak se je injorant kurse dituria te ben te lire por fatkeq) Pra si perfundim ne s`jemi dhe s`mund te jemi te lire por edhe po te ishim do ishim fatkeqe
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 » Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.