Forumi Horizont
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Antikiteti (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=201)
-- SOKRATI (469-399 para Krishtit) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3355)


Postuar nga ADELAIDA datë 16 Dhjetor 2003 - 06:15:

SOKRATI (469-399 para Krishtit)

Sokrati lindi dhe jetoi ne Athine .Vete Sokrati nuk ka lene asnje dokument te shkruar .Gjithcka qe dime per te ,vjen nepermjet shkrimeve te nxenesve te tij,Platonit dhe Ksenofonit.Shkrimet e Platonit jane ne forme dialogesh ku Sokrati eshte personazhi kryesor...
Gjeja me e rendesishme per Sokratin ishte ``zbulimi i te vertetes`` Te kerkoje,ky ishte objektivi i filozofise te vertete dhe kjo pikepamje e Sokratit ka ndikuar thellesishte te filozofia gjate shekujve.Sokrati ishte shume i interesuar edhe per ndryshimin ndermjet dijes (cfare di me siguri ) dhe opinionit (cfare di me perafersi ).
Sokrati besonte se, kur nje person meson te verteten ,ai duhet ta zbatoje ate.Sipas tij e mira eshte e lidhur ngushte me dijen dhe rrjedhimisht ,e keqja me padijen.Lidhja ndermjet se mires dhe dijes eshte nje tipar tipik per Platonin ,ashtu si edhe per Sokratin.Sikurse thoshte ky i fundit ``Askush nuk gabon me deshire``.
Metoda qe zbatonte Sokrati per te kerkuar te verteten ishte ,vezhgimi.Per kete arsye ai pati nje ndikim te thelle ne metoden e studimeve filozofike :permes ``hetimit`` ,duke bere pyetjet e duhura ,pa qene i sigurte nese do te gjesh pergjigjen e duhur.Rendesia e kesaj metode qendron ne faktin se pyetjet nuk te cojne te pergjigjet ,por ne pyetje te tjera.Per Sokratin ``menyra si mendon`` eshte shume me e rendesishme se ajo ``cfare dini``...
Pyetjet e Sokratit ishin etike dhe jo shkencore.Ai nuk arsyeton per natyren e gjithesise ,por per menyren e si duhet te jetojne qeniet njerezore.Ketu del ne pah edhe ndryshimi rrenjesor midis Sokratit dhe filozofeve paraardhes,pasi kerkimi nuk ishte i drejtuar ne shpjegimin e Botes ,por drejt vete njeriut qe e kerkon. ``UNE DI NJE GJE QE S`DI ASGJE!``,kjo thenie e famshme e Sokratit nuk deshmon per nje modesti te tepruar ,por qellimin e tij per te zbuluar te verteten.
Sokrati u gjykua me akuzat se kishte korruptuar rinine dhe se nuk besonte ne perendite e qytetit .Ai u ekzekutua nga autoritetet e Athines ne vitin 399 para Krishtit...


Postuar nga I_don,t_wana_know datë 26 Gusht 2004 - 17:33:

ciao

sokratii ne te vertete asnje veper e tij nuk ka arrit te trashegohet por nga shkrimet e nxeseve te tij sokrati nuk del si nje filozof por aparenca dhe figura e tij ne filozofine antice me teper vjen ne dukje si nje spekter i filozofise sofiste (sofiste )sepse sokrati nuk iste filozof por ishte ne nje pjese te shoqerise qe mud ta quajme aristokrate ku fjalae tij ishte e verteta dhe jo e vertea realle te pakten keto jane shkrimet e nxeneseve te tij .
gjate nje periudhe te te filozofise ishin disa tema ku merrnin pjese ne bisede njerezit me te zgjuarr te anticitetit grec dhe sokrati arriti te triumfoje ne te gjitha llojet e temave qe ishin te parashtruara ne keto lloje bisedash dhe sokratii tek veprat e platonit del si sofisti i perkryer madje edhe nje thenie e platonit vjen e shkeputur nga sokrati homus lupus homus .(njeriu eshte nje kafshe politike dhe politika eshte nje menyre te kontrollosh keto kafshe)prandaj platoni nuk flet per sokratin si filozof dhe nuk eshte e drejte ti japesh nje stimul dikuj qe nuk eshte ajo qe ka por ajo qe ishte dhe interpretimi qe i bente <filozofise>ne thonjeza sepsesokratin nne boten antice nuk njihet per filozof por per sofist...


Postuar nga Hektori datë 01 Korrik 2005 - 21:55:

Sokrati eshte nje prej filozofeve me te medhenj. Ishte sofist po edhe sofistet ishin filozofe. Filozofia e tij ishte e thjeshte ai ngrinte pyetje sepse e rendesishme ne filozofi eshte te besh pyetje dhe pergjigja varet se si e shtron problemin. E njohur eshte ironia e tij qe ka mbetur ne historine e filozofise si ironia sokratike nje rreth vicioz nga ku nuk ka rrugedalje, sado te rrotullohesh perseri je ne fazen e nisjes.
Adelaide me fal per nderhyrjen po Sokrati nuk u ekzekutua por u vethelmua pasi refuzoi ndihmen e nxenesve per tu arratisur. Gjithe te mirat.


Postuar nga kontinenti datë 01 Korrik 2005 - 22:38:

Hektor,mos i fol Adelajdes se esht martuar dhe nuk jep pergjigje kurre.
Thone qe ka burrin xheloz.


Postuar nga Hektori datë 04 Korrik 2005 - 16:46:

Kontinent po ku e dija un. Mendova se ishte disponibile hahaha


Postuar nga HERO datë 20 Tetor 2005 - 20:27:

Sokrati ka disa merita,por ne pergjithesi ka qene pak i trashe.ndoshta produkt i shoqerise ku jetonte.


 
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.