Forumi Horizont Gjithsej 27 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 27 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- cic-mic. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17981)


Postuar nga Piktor datė 04 Tetor 2010 - 19:38:

PAULIN STERKAJ

Durimi im ka mbaruar. Mbas 29 qershorit une kam njohun nje bote ku jam ndjere perdite edhe ma i huaj. Deri ne janar kam shkuar prane elektoratit tim disa dite ne jave. Aq sa njerezit filluan te me thone s'te kemi zgjedh me ndejt me ne po me na zgjidh problemet tona. Po si mund t'ja zgjidhja une problemet malesoreve te mi kur gjithēka ata donin nga une zgjidhej me leke jo me te drejte. 3500 euro kerkonin feudalet e kesaj qeverie ne malesi per te dhene nje vend pune ne arsim.

Kryeministri me jepte shprese me fjale. Kurse ne realitetin e varfer te malesise se madhe une gjeja vetem hajni e pabesi zyrash province qe per cdo problem u thoshin njerezve: Kaq lek duhen per mu e aq lek duhen per ministrin ne Tirane! Vendosa me e ngrit shqetesimin tim te madh ne grupin parlamentar. Nuk ishte e lehte. Sepse ne grupin e PD flet vetem kryeministri, kurse te tjeret heshtin. Ne nje vit mbledhje mbaj mend vetem 2 vete qe kane hap gojen. E njerit nga te dy Berisha i tha ky s'eshte vendi me diskutu po me miratu.

E verteta eshte se mbasi fola ne grup kryeministri me tha ke plotesisht te drejte. Por eshte po kaq e vertete se me mbrapa kurrgja nuk ndryshoi. Po ato praktika te mbrapshta. Po ato rrena. Po ato gjoba per njerezit e keputur qe duan vec pune me hanger nje kafshate buke dhe pune nuk gjejne dot pa dhene leke. Kjo me ka turperuar si deputet i kesaj mazhorance te korruptuar perpara malesoreve te mi, megjithese edhe ne 2005 edhe ne 2009 me kane ardhur mbrapa si Paulin e jo si partiak. Por keshtu me jane hape syte me pa se semundja e hajnise eshte e thelle dhe rrenjet i ka ne qeveri jo ne malsi.

U be kohe qe po e degjoj opoziten te nxjerri fakte te renda per ministra te korruptuar e per vjedhje ne sasira qe po e lene popullin gojehapur. Qeveria nuk po di cka me thene dhe po shmanget duke sulmuar opoziten. Plot deputete te mazhorances qe s'jane perzier apo nuk i ka perzier kush ne keto pune te pista, e thone perdite ne kafe me njeri-tjetrin se ketu ka plas hajnia. Kam pare edhe nga ata qe dalin me sha opoziten me porosi per 20%shin dhe pastaj thone qeveria vjedh kurse ne duhet te luftojme me opoziten! Kurse kryeministri rrit dozen e sukseseve ne fjalime per te balancuar rritjen e varferise e te hajnise ku mesa duket eshte i perfshire edhe vete. Me vjen keq por shpjegim tjeter nuk gjej dot kur e shoh Berishen te sjelle ne parlament ligje qe legalizojne hajnine dhe pastaj i versulet opozites sa del nje fakt korrupsioni.
Une nuk shoh me shprese per reflektim as te kjo qeveri as te ky kryeminister qe po do me fut gjithe Shqipnin ne thes me korrupsionin me te rrezikshem qe ka njohur historia e ketij vendi.

Nuk jam as i madh as i rendesishem. Po jam malesor qe me ka mbetur sahati tek mesimet e babes dhe zakonet e malsise qe nuk bashkejetojne dot me rrenen e me hajnine. Me vjen keq per gra e burra te mire dhe te zote ne grupin e PD-se qe jane kthyer ne kartona per ligjet e hajnave dhe qe nuk u thote kush as miremengjes. Une sot ju them atyre neser do jete vone neqoftese sot nuk e thoni me ze te larte ate qe e dini me mire se te tjeret dhe e thoni me njeni-tjetrin cdo dite per te zezat e ketij pushteti. Megjithate kjo eshte zgjedhja e tyre. Per mua ishin e kane me mbet miq te mire.

Une e kam bere zgjedhjen time: Larg hajnave qe po i marrin shpirtin Shqipnis!
Me besnikeri te plot ndaj malesoreve te mi qe me kane votuar edhe ne 2005 edhe ne 2009 dhe kurre nuk i kam ndare ne socialista e ne demokrat, une qysh sot jam ne opozite me kete qeveri qe eshte e keqja e malsise dhe gjithe Shqipnis.


  Gjithsej 27 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 27 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.