Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Interneti dhe Shqipėria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=130)
-- Hyn Interneti Wireless ne Shqiperi. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12482)


Postuar nga lezhjani-82 datė 19 Tetor 2006 - 02:48:

Hyn Interneti Wireless ne Shqiperi.

Marre nga gazeta Shekulli
Interneti pa tela hyn nė baret dhe hotelet e Tiranės
Fjoraldi Zguro
Lidhje interneti pa tela bashkė me kafen, moda mė e re nga bizneset e shėrbimeve nė kryeqytet. Njė avantazh konkurrues qė vjen nga teknologjia. Specialistėt e ISP-sė Abissnet shpjegojnė si funksionon shėrbimi hot-spot.
Komunikimi pa tela nuk ėshtė mė njė monopol vetėm pėr aparatet celularė. Sė fundmi nė lokalet prestigjioze nė Tiranė po pėrhapet me sukses njė tendencė e re komunikimi. Ėshtė teknologjia Wi-Fi, e cila mundėson navigimin e shpejtė nė internet pa qenė nevoja e lidhjeve kabllore, por vetėm nėpėrmjet valėve. Mjafton tė lėvizėsh me laptop nė dorė nė zonėn e ish-Bllokut nė kryeqytet dhe mund tė gjesh jo pak bare, restorante apo hotele, tė cilat, krahas shėrbimeve tė tyre parėsore, i ofrojnė klientėve akses nė internet nėpėrmjet hot-spoteve tė vendosura pranė ambientet e tyre. “Kostot e kėtij shėrbimi qė ofrojmė janė minimale, nėse do tė shohim avantazhet qė sjell”, - thotė Akiva Offstain, administratori amerikan i Insomnia nė Tiranė qė ofron kėtė shėrbim nė kontratė me Abissnet. Sipas tij, klientėt qė pėrdorin kėtė shėrbim kanė njė status dhe gjendje ekonomike relativisht tė lartė. Kėshtu qė ofrimi i kėtij shėrbimi ndihmon nė mbajtjen e kėsaj kategorie klientėsh, tė cilėt mund tė pėrhapin fjalėn te rrethi i tyre shoqėror dhe tė ndikojnė pozitivisht nė tė ardhurat e biznesit.
Si tė lidhemi me wireless?
Abissnet, kompania mė e madhe e furnizimit me internet (ISP) nė vend, krahas zgjerimit tė rrjetit tė vet ėshtė duke pėrhapur edhe teknologjinė Wi-Fi. Specialistė pranė qendrės sė Abissnetit nė Tiranė shpjeguan pėr “Shekullin”, me fjalė tė thjeshta, mėnyrėn se si realizohet shpėrndarja e internetit Wi-Fi nėpėr ambientet e lokaleve dhe bizneseve tė tjera. Kėshtu, fillimisht, do tė duhet qė bari, restoranti apo hoteli nė fjalė tė bėjė njė abonim tė thjeshtė pėr marrjen e sinjalit tė internetit. Kjo tarifė fillon nga 50 euro nė muaj.
Pėr kėtė Abissnet ofron dy mundėsi zgjedhjeje. E para realizohet nėpėrmjet rrjetit kabllor (xDSL, CableTV ose Fiber Optike) dhe e dyta nėpėrmjet kapjes sė sinjalit tė internetit me antenė. Gjithsesi, nė tė dyja rastet, pasi sinjali i internetit mbėrrin nė lokal, ėshtė fare e thjeshtė qė ky sinjal tė degėzohet pėr nėnpėrdoruesit e tjerė, qė nė rastin nė fjalė janė klientėt e lokalit. Por mė parė nevojitet pajisja me njė “wireless router”, njė aparaturė e vogėl sa njė bllok shėnimesh, e cila pėrhap valė interneti nė shpejtėsi gjeri nė 54 Mbps dhe nė njė reze mbulimi deri nė 300 m. Kjo hapėsirė, e cila mbulohet me internet pa qenė nevoja e njė rrjeti kabllor nga router-i specifik, quhet “hot-spot”.
Sipas specialistėve tė Abissnetit, nė rrjetin e tyre profesional tė bazuar nė teknologjinė WiFi-MESH, kjo rreze mund tė shkojė deri nė 2 kilometra, por pėr klubet nė kryeqytet pėr shėrbimin e tyre tė brendshėm nuk aplikohet njė reze mė e madhe se 300 metra. Nė momentin qė router pėrhap sinjalin internet, ēdo kompjuter laptop, PocketPC apo ēdo pajisje qė suporton standardet Wi-Fi 802.11a/b/g dhe qė gjendet brenda zonės sė mbulimit tė hotspot-it dedekton sinjalin dhe mund tė lidhet me internetin.
Avantazhi konkurrues
Le tė kthehemi te vetė lokalet. Tė pasurit e avantazheve konkurruese bėn qė dita ditės lokalet tė fusin produkte dhe shėrbime tė reja nė ambientet e tyre, duke tentuar thithjen e njė klientele tė re dhe, sigurisht, duke shndėrruar nė klientė besnikė pjesėn e tregut tė arritur. Nė kėtė mėnyrė, pjesa mė e madhe e lokaleve e ofron internetin “wireless” falas, duke e lėnė tė hapur pėr pėrdorim sinjalin qė transmeton router-i. Inxhinierėt e Abissnet shpjegojnė se klientėt nuk do tė hasin asnjė vėshtirėsi lidhjeje me internetin, mjafton tė hapin kompjuterin laptop dhe menjėherė “wireless” (teknologjia e komunikimit pa tela me tė cilėn janė tė pajisur tė gjithė laptop-ėt tė prodhuar vitet e fundit) dedekton sinjalin e routerit, i cili konvertohet nė lidhje interneti pa kabėll. Pėrgjithėsisht nuk ėshtė e nevojshme qė klienti tė vendosė nė mėnyrė manuale fjalėkalime apo seri numerike tė internet protokollit, kjo pėr linjat e hapura dhe falas.
Abissnet ofron edhe njė mėnyrė tjetėr lidhjeje qė mundėson lokalet tė aplikojnė edhe njė tarifė pėr shfrytėzimin e internetit nė ambientet e tyre. Kėshtu, pėrveē ofrimit tė internetit, lokalet kanė edhe njė burim tjetėr tė ardhurash. Vetė lokalet duken mjaft tė interesuara pėr futjen e kėsaj teknologjie, sepse edhe kėrkesa nga klientė shqiptarė dhe tė huaj ėshtė e lartė.
Drejtoresha e Abissnet, Bruna Foto, na thotė se pranė kėsaj kompanie ka mbėrritur njė numėr i konsiderueshėm kėrkesash nga ana e bizneseve pėr pajisje me routera shpėrndarės tė internetit Wi-Fi. Gjithashtu, Abissnet planifikon kompilimin e njė direktorie dhe website ku do tė shėnohen tė gjitha bizneset qė kanė kėtė lloj shėrbimi, pėr ta lehtėsuar gjetjen e tyre nga klientėt e interesuar.
Wi-Fi, pjesė e jetės sė pėrditshme
Nė botė interneti “wireless” ėshtė gjerėsisht i pėrhapur jo vetėm nė ambientet e bareve restoranteve, hoteleve, por edhe nė aeroporte, nė zyrat e kompanive dhe deri nė parqe apo tė tjera ambiente publike. Kėshtu, nuk ėshtė ēudi qė nėse njė i afėrm apo miku juaj nė SHBA apo tė tjera vende ku kjo teknologji ėshtė e pėrhapur, tė komunikojė me ju nėpėrmjet internetit pa kabėll. Shpejtėsia e internetit Wi-Fi ėshtė mjaft e lartė, pėr shkak tė teknologjisė sė avancuar qė sigurohet nga routerėt. Madje nė kėtė mėnyrė mund tė komunikoni duke shkėmbyer sinjal tė pastėr video dhe audio nė kohė reale dhe pa pagesė, edhe sikur tė dy kompjuterėt laptop tė jenė nė lėvizje, sigurisht brenda hapėsirės qė mbulon hotspot-i. Pėr mjaft biznesmenė, tė pasurit e internetit nė ēdo moment dhe nė ēdo vend do tė ishte njė ndihmė e madhe. Kontrolli i postės elektronike, njė ndėr ritualet e pėrditshme tė miliona njerėzve nė botė, mund tė kryhet fare mirė edhe nė Shqipėri, duke pirė kafen e mėngjesit nė barin e preferuar mes miqve apo kolegėve.
Ēfarė duhet pėr tė marrė shėrbimin hotspot pėr lokale dhe hotele nga Abissnet:
Kosto e instalimit dhe pajisjeve: 350 euro
Kosto mujore interneti 256 kbps duplex: 50 euro/muaj
18/10/2006


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.