Forumi Horizont Gjithsej 21 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 21 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Konfliktet botėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=160)
-- Procesi i Paqes ne Lindjen e Mesme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1481)


Postuar nga Enri datė 21 Korrik 2003 - 00:37:

Procesi i Paqes ne Lindjen e Mesme

Bush dhe paqja nė Lindjen e Mesme


Nga analisti i BBC-sė pėr Lindjen e Mesme, Roger Hardy.

Rrethi vicioz i dhunės nė Lindjen e Mesme ka errėsuar tė ardhmen e planit tė fundit paqėsor pėr Lindjen e Mesme.

Zbatimi i kėtij plani filloi formalisht javėn e shkuar, nė samitin e Akabės nė Jordani ku morri pjesė dhe presidenti amerikan, Xhorxh Bush. Po ēfarė mundet tė bėjė tani presidenti amerikan pėr ta shpėtuar planin e paqes?

Retorikat e ashpra qė vijnė nga qeveria e Sharonit dhe nga grupi militant islamik, Hamas, krijojnė spektrin e njė lufte frontale mes tyre.

Kjo ende ėshtė mė shumė rrezik sesa realitet--por nėse ndodh, do ta shkatėronte pėrfundimisht planin e ri paqėsor dhe ēdo shpresė pėr t'i dhėnė fund dhunės sė mbi dy vjetėve tė fundit.

E qartė tani ėshtė se angazhimet qė u morrėn javėn e kaluar nė samitin e Akabės, lėnė shteg pėr interpretime nga mė tė ndryshmet.

Amerikanėt menduan se kryeministri izraelit, Ariel Sharon kishte rėnė dakord tė mos bėnte mė vrasje nga ato qė Izraeli i quan "nė objektiv"- dhe pėr kėtė tentativa pėr vrasje e zyrtarit tė lartė tė Hamasit Abdel-Aziz Rantissi, i ēuditi, por dhe i zemėroi.

Ata gjithashtu menduan se z. Sharon ra dakord qė t'i jepte njė shans kryeministrit palestinez, Mahmoud Abbas pėr ta bindur Hamasin qė tė binte dakord pėr njė armėpushim.

Por veprimet e Izraelit qė nga samiti, sugjerojnė se z. Sharon ėshtė kundėr kėsaj ideje dhe beson se shkatėrrimi i Hamasit ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė ndaluar sulmet vetėvrasėse si ai nė Jeruzalem tė mėrkurėn.

Deri tani, me pėrjashtim tė fjalėve tė ashpra me tė cilat ka dėnuar dhunėn, Xhorxh Bushi nuk ka dhėnė ndonjė ide se si mendon ai ta shpėtojė planin paqėsor me tė cilin ėshtė e lidhur fuqishėm vetė besueshmėria e tij.

Analistė tė ndryshėm thonė se pa praninė nė terren tė amerikanėve, tė dy palėt nuk do tė kenė mundėsi tė zbatojnė qoftė edhe hapat e para qė parashikon plani i fundit i paqes.

Nė rajon kėtė javė pritej tė arrinte njė ekip vėzhguesish amerikanė, i drejtuar nga njė diplomat me eksperiencė. Por tani duket se ekipi nuk do tė arrijė deri javėn e ardhshme.

Ndėrkohė, ka rrezik se dhuna, qė pėr momentin ėshtė nė shtim e sipėr, do tė vazhdojė.


  Gjithsej 21 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 21 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.