Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 »
Trego 6 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Konfliktet botėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=160)
-- kriza greke (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17645)


Postuar nga robert datė 25 Janar 2015 - 18:57:

Kriza greke u zgjidh sot, me zgjedhjen e (T)si prasit, qe po te jete i forte do ua fus si te pasurve ashtu dhe te varferve ne Greqi, -po keta te fundit jane mesuar dhe nuk esht me problem.
(24.1.2015)

Ē’thotė orakulli i Delfit

…pėr zgjedhjet e nesėrme? Kot u bėra kureshtar dhe i shkrova disa pyetje orakullit tė Delfit para nja dy javėsh. Kush do fitojė, a do ketė koalicion, a do vazhdohet me planin e Trojkės, a do falen sėrish borxhe, do pėrkeqsohet apo do pėrmisohet situata ekonomike dhe politike, a do ketė ndikim e gjithė kjo edhe nė Shqipėri apo vende tė tjera; e disa pyetje tė tjera nė lidhje me kėto zgjedhje. E nisa letrėn me postė dhe sot mė erdhi pėrgjigjia. Gjithė kureshtje e hapa dhe e lexova, por shumė nuk kuptova. Ndaj thashė t’ua tregoj edhe tė tjerve, se ndoshta i jep kush dum. Ja dhe pėrgjigjia e orakullit tė Delfit, ku priftėresha Pitia i ėshtė pėrgjigjur pietjeve tė mia.
„Shumė i nderuar pietės!
Zgjedhjet do i fitojė gomari! Qejfin do vazhdojė ta bėj pronari! Prodhimet do vazhdojė ti jap katunari! Blerjet e pakta do i bėj qytetari! Rrėmujat do i fillojė shpellari! Zjarrin do e vėrė mė mbrapa vetė (i fshehur) sekretari! Drurin do e hajė jo vetėm shqiptari, por mė shumė edhe fetari! Do zgjasė sherri dhe nxehtėsia edhe kur tė ketė kaluar behari! Do dėgjohen oshėtima edhe nga varri! Do t’buēasė aty-atje-kudo, s’do pyetet mė kush ėshtė i vrari! Do kėrkohet kurban vetė i pari! Nuk do dihet mė kush ėshtė i mbari!
Zjarri do tė ēngjyrosi ēdo demokraci! Do humbin letra, dokumenta pa numėri! Do bėj emėr ēdo batakēi! Do tė largohet njė shumicė bagėti! Do nisė dhe mė tej kjo batėrdi! Do t’pėrhapet zjarri me furi! Do digjet qoftė i bardhė e qoftė i zi! Nė ca zona do bėhet shkrumb e hi! Karvanė nisur do shihen si mizėri. E megjithatė do vazhdohet tė flitet pėr demokraci! Herė-herė edhe me histeri! Njėlloj si plumbat me breshėri!
Zia do ketė siparin e saj nė Europė! Njerzia e thjeshtė do humbė para me okė! Masa tė tėra do mbeten trokė! Mure tė lartė do ngrihen mbi tokė! Kufizime tė reja do nisin me tjatėr botė! Do tė gjindet armiku i ri dhe tė rinj shokė! Njerzia kudo do e verė mė shumė gishtin nė kokė! Do t’kuptohen shumė religjione si mashtim i kotė! Njeriu do i afrohet dijes sė plotė! Identiteti i ri do jetė tashmė mė i fortė! Europa do vazhdojė dashuriēkat (kurvėlliqet) e pėrjetshme nga moti nė mot! Dhe do vazhdoj tė kujdeset me frymė mė tė re pėr tė sajėn odė! „
Kjo ishte pėrgjigjia profetike, tė cilėn, pėrveē priftėreshės Pitia, e kishin firmosur edhe profeti Kalkes (Qeqllqos, qė nė Shqipėri njihet me emrin qielloi), dhe profetesha Kasandra, tė cilėn ju e njihni, motra e Hektorit. Kėto emra kaq tė dėgjuar mė bėnė ta marr letrėn pak seriozisht, ndonėse vetė besoj mė sė shumti tek mėndja dhe krahėt e njeriut. Mirpo kaq shumė mėndje qė ka kjo botė! Tė bėn tė mos ndjehesh aq indiferent ndaj disa paralajmėrimeve nga bota e shpirtėrave! Ndaj dhe ua tregova pėrgjigjet e orakullit tė Delfit, se kush e di, ka ndonjė qė i zbėrthen tak-fak kėto profecira, dhe na shpjegon diēka edhe neve derdemenėve.


  Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 »
Trego 6 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.