Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)
Lexova njė artikull nė njė gazetė ku jepeshin fjalėt e vjetra qė merrnin kuptim nė tė gjitha gjuhet qė egzistojnė aktualisht,por qė ishin pothuajse identike me fjalėt qė ne pėrdorim sot.Njė fjalė mė bėri mė shumė pėrshtypje.Ishte flala "Motėr".Mė ēuditi shumė pasi aty shpjegohej qė aktualisht nė gjuhėn Shqipe,ajo nuk ka kuptimin origjinal i cili ka qėnė"Nėnė" por pėrdoret pėr motėr.Po tė shikosh ekuivalentin nė gjuhėt e tjera ėshtė "Mutter"(Gjermanisht);"Mother"(Anglisht);"Madre"(Italisht)etj etj..
Forri, pse nuk e sjell ketu ate artikullin?
Mundesisht te perkthyer.
shnjalle (grua e keqe, shtrige)
Citim:
Po citoj ato qė tha isboletini
shnjalle (grua e keqe, shtrige)
Dreqe, nga ke qene moj shnjalle ?
Hahahahahaha....
ari77labi
Po te korigjoj perseri vogelush,por ta mesojne edhe te tjeret.
Zali.....ka kuptimin kur dikujt i bie te fiket per arsye te ndryshme.
Zullum-zullumqar/e....ka kuptimin e berjes se shume mekateve nga dikush.
Populli,per ndonje mekatar,ne momentin kur ai e peson nga te keqiat,zullumet qe ka bere ne jete thote:"E zune zullumet qe ka bere".
..................................................................................................................
Gaxhgaun....i thone nje njeriu qe e ka fytyren si top,buzet te dala,sy te medhenj,veshe si kapak gavete ushtari etj.Me nje fjale nje antipatik.Kur i shtohet edhe ligesia shpirterore ky del shejtan.(Ne Elbasan u thoshin edhe limonave te medhenj e tere gunga.Te till ka bahceve te rrethuara me mur ne kete qytet).
Qylhan/e.....thirret nje person i neveritshem qe futet gjithandej per te ngrene e pire qyl pa i ftuar kush.(Tipa te tille kane qene komunistet qe kishin nje pozite nga drejtor e deri tek brigadieri ne nje kooperative bujqesore).
Laro....njeri pa pike dinjiteti,katandisur si qene rrugac
Zgallo....njeri i gjate i trashe nga trupi dhe nga mendja.Keshtu kemi thirrur nje shok femijerie dikur.
mushke krrace....therrisnim ndonje femer e cila i leshonte fjalen si lopa bajgen.
Hazerxhevap.....njeri i gatshem per te te kthyer pergjigje flake per flake.
Nerqez.....njeri i zier ,ka edhe kuptimin jo shpirtmire ne mardheniet shoqerore.Ik mor se ai eshte nerqez-thuhet per dike.
Bonjak....ka kuptimin jetim.Perdoret ne zonen e kurveleshit,por edhe ne Kosove mos gaboj.
Poturre....ka kuptimin pantallona.Ndonje femije i thoshin pleqte poturresez,kur ai i mbante ato zvarre.
Ēirak....therrasin kandilin ne zonen e Topalltise ne Vlore(zona kodrinore mbi Myzeqe).
Sqepar ....vegel bujqesore, me nje prese para si shat i vogel,i cili ka dy vesha ne skajet e mbrapeme te vegles.Perdoret per te prashitur bimet bujqesore,qepet,hudhrat etj.Keshtu thirret edhe vegla qe perdorin edhe marangozet ne vendin tone per te ngulur e shkulur gozhdet.
korronac....njeri jo gjeneroz,i cili mendon vetem per vete,ose koprac.
bujrum....ka kuptimin mirseerdhe.Kur nje i pa njohur te trokiste ne dere dikur,i zoti i shtepise i thoshte bujrum.
Bukaniqe....ushqimi qe pergatit nje zonje shtepie per te pritur miqte ne raste te vecanta.
musander.....vend i vecante ne korridor me dy kanata ku vendoseshin dyshek e jorgane dikur.
Kamare..... nje vend i bere apostafat ne mur,si tip kasaforte ku vendoseshin gjera te shenjta dhe amanete nga nje person i rendesishem i familjes,kryesisht me plaku ose plaka.
Bedova....ka kuptimin e nje mallkimi qe e le nje plak/e per ate/a qe ja kane bere borxh.Me thoshte ndonjehere gjyshja ,rahmet paste(kur gaboja) se do ta linte bedovane ne kamare per mua kur te vdiste.Ka edhe kuptimin qe per te keqiat qe bene do t'i vuash ato.
Zuske....femer imorale e intrigante
Rruspi...femer e perdale
urłar.... Eshte nje pjese celiku me te cilin goditet nje gure stralli ku mbi eshte vendosur eshka.Stralli leshon xixa dhe eshka ndizet.Me eshken te paret ndiznin cigaret.Sic perdoren cakmaket sot.(Besoj e keni pare filmin Ne fillim te Veres,ku baruti ndizet me eshken e uruarin ose masatin e xha Jahos)
Eshka.....eshte si nje lloj kerpudhe qe rritet ne trungjet e pemeve te vjetra,e cila perpunohet dhe perdoret per zjarr.Per ndonje femer qe bie shume lehte shtatezane thuhej i zenka si eshka.
Dale ne kadro....ka kuptimin dale ne fotografi.
Palarč....pjate, kam degjuar ta perdornin pleqte shume vite me pare.
Sahan.....lloj tasi metalik.(sahanlepires u thuhet servileve)
Kaq per sot.
Konte my friend, te lutem me i qete e me tolerant,mor gentlemen.
Respekte per te gjithe
IQVLORA te rregullova thekset dhe germen Ē. (Kontinenti)
Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti
Dreqe, nga ke qene moj shnjalle ?
Hahahahahaha....
Citim:
Po citoj ato qė tha dreqja shkodrane
e zanun e zanun shnjall hahah
Fjalet e vjetra qe sillen ketu, jane me shume vlere dhe, megjithese nuk i kam kontrolluar ne fjalor, une nuk e besoj se fjalori i ka te gjitha keto fjale qe ketu njerzit i sjellin me deshiren e tyre pa patur asnje lloj detyrimi.
Tek e fundit, kryeveprat e botes Iliaden dhe Odisene e kemi nga nje njeri qe kishte deshire t'i kendonte ngjarjeve historike.
IQVLORA....
IQVLORA...degjo ca mu kujtua nga ime mem...
nuk e di qe nqs e ke degjuar shprehjen ..TE PIFT GJERBA....kjo vinte ngaqe une pija qumshin..ose kosi fshehurasi...athere ..GJERBA ESHTE NJE ISHULL NE TUNIZI.. QE QUHET ZHERBA OSE JERBA... ne kete ishull turqit conin shqipetaret ne burg ku dhe nuk ktheheshin me kurre.. PRANDAJ KA LINDUR dHE SHPREHJA TE PIFTE GJERBA...SHUME INTERESANTE ..apo jo????
Shume....shume interesante.
Kam lexuar ne nje reviste shkencore Italiane ku shkruante, shqipetaret kane 27 menyra per emrat e mustaqeve.
Ju sa dini?
jarbil -esht shqip apo turqisht.
psh: te rafte pika jarabil.
Citim:CILAT JANE SE MA BERE TRURIN DHALLLE...PO MENDOJ dhe hic nuk po gjej asnje
Po citoj ato qė tha leopardi
Kam lexuar ne nje reviste shkencore Italiane ku shkruante, shqipetaret kane 27 menyra per emrat e mustaqeve.
Ju sa dini?
Citim:
Po citoj ato qė tha puntori
jarbil -esht shqip apo turqisht.
psh: te rafte pika jarabil.
flm profesor dhe te them t'drejten as sme kisht shku menja.
Citim:
Po citoj ato qė tha leopardi
Kam lexuar ne nje reviste shkencore Italiane ku shkruante, shqipetaret kane 27 menyra per emrat e mustaqeve.
Ju sa dini?
ari77labi
Kam qeshur me lot me shprehjen ...te pifte gjerba...sepse edhe ne kur benim ''gabime'' te tilla merrnim nje te pifte gjerba. Ime eme ishte mjeshtre per shprehje te tilla.
Me kujtohet se kur ne ja pelcisnim buzen dhe ajo e lodhur ne inat e siper perdorte edhe shprehjen: "Te hengert plage e lige e saraxha". Me sa kuptoj une plage e lige quhej kanceri, por kesaj saraxhase nuk ja di kuptimin.
Po shkruaj disa fjale qe jane perdorur dikur:
1) singra-quheshin dy gra qe kishin nje burre.Ne Vlore dhe rrethinat e saj une kam njohur disa burra qe kishin nga dy gra dhe keto quheshin singra.
2) miqesi me hakikat-thuhej se filani familje me filan familje kane miqesi me hakikat.Kjo nenkuptonte rastin kur dikush nga keto dy familje kishte qethur nje femije nga familja tjeter.Thuhej qe ato dy familje kane gershere me njera tjetren,kane miqesi.
3) befsha ziną - eshte nje lloj betimi shume i rende qe dikush duhet te bente per ta besuar (befsha ziną me motren) ne ato qe thoshte. Pra ishte be per nderin.
4) molomen/e-njeri i papaster.Nje xhaxha i babait tim thoshte per nje grua te tille;se eshte me mire t'i hashe m...n se sa gjellen e saj.
5) velenxe-lloj mbulese e trashe per dimer,punuar ne tezgjah nga grate labe.
6) minder-lloj divani primitiv prej derrasash me nje shtrese siper.perdorej ne dhomat me oxhak dikur.
7) Mengallengo
8) Menasparto
10) Kallogjer
11) Grabo
12) Kasarrua(atje ndodhet edhe nje shpelle e lashte ne nje shkembe buze Vjoses)-jane disa emra vendesh ne nje fshat ne Vlore,te cileve nuk ua di kuptimin.Konte na hidh pak drite nqse mundesh te lutem.
13) peksimete-u thoshnin galetave(kush eshte ne Itali ka njohuri per to)
14) Ēeplaz-lloj bime qe perdoret per te mbuluar kasollet e bagetive.
15) menekshe- lloj luleje me ngjyre te verdhe,eshte edhe emer femrash.
16) Ēirak-lloj kandili prej tunxhi me vajguri
17) bardhak-lloj gote qelqi te trashe.
18) fjeshter-babaqafor (njerku)
19) ēeēo -quhet ndonjehere edhe babai,vellai i madh.
20) koce-thirreshin vajzat ne zonen e toskerise Tepelene dhe ne nje pjese te fshatrave ne Laberi
21) lese-nje lloj porte e vogel prej druri e cila perdoret si hyrje ne bahēet e rrethuara me gardh.
22) sinor -kufi ndares
23) nigja-paje,prike
Re: ari77labi
Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA
1) singrą - quheshin dy gra qe kishin nje burre.Ne Vlore dhe rrethinat e saj une kam njohur disa burra qe kishin nga dy gra dhe keto quheshin singra.
2) miqesi me hakikat-thuhej se filani familje me filan familje kane miqesi me hakikat.Kjo nenkuptonte rastin kur dikush nga keto dy familje kishte qethur nje femije nga familja tjeter.Thuhej qe ato dy familje kane gershere me njera tjetren,kane miqesi.
Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA
7) Mengallengo
8) Menasparto
10) Kallogjer
11) Grabo
12) Kasarrua (atje ndodhet edhe nje shpelle e lashte ne nje shkembe buze Vjoses)-jane disa emra vendesh ne nje fshat ne Vlore, te cileve nuk ua di kuptimin. Konte na hidh pak drite nqse mundesh te lutem.
Harrova fjalen numur 2.
Shkurtimisht ajo fjale del si nje miqesi nga halli sepse ti je bere nun i femijes, e ke qethur ate etj.
Ketu kemi nunin.
ca do te thote LAPANJOZ?
ASHIQARE?
TORROLLAK?
ZOTROTE?
XHAN?
BICGE?
CERLE?
Ku e ka kuptimin e hershem fjala STER? (stergjysh,sternip etj)po fjala DEN?(babaden )
Fjala ster ka kuptimin siper dhe mbi.
Pra. stergjysh = sipergjysh
Kemi perseri; stermundim , pra kemi mundimin qe eshte i zakonshem, por kemi dhe stermundimin qe eshte mbi mundimin e zakonshem.
Pra stermundim = siper mundim = mbimundim
Keshtu qe pjesa ster shpreh siperoren, mbingarkesen.
I nderuar Konte
Te falenderoj nga zemra per driten qe ke hedhur ne sqarimin e disa fajaleve,Per mua je njesh ne kete lemi.
Ne baze te spjegimeve tuaja te cilat me ndricuan rrugen te beje edhe une disa plotesime per t'i perforcuar e cimentuar studimin qe u ke bere disa fjaleve.Psh:
Emrat e atyre vendeve qe kam permendur jane aq te vjetra sa nuk i mbante mend askush prej pleqeve 70 vjecar, te cilet une i kam pyetur para 40 viteve.
1)Per fjalen Kasarrua mendoj se i ke rene ne te.Shpella mund te jete e vjeter sa vete jeta.Kur je perballe me hyrjen e saj,nga e djathta e saj ndodhet vertete nje perrua i cili derdhet ne lumin e Vjoses.Aty afer kroit ndodhet nje rrugice qe quhet "Udhe e Spiros",e cila tregon se banoret kane qene kristiane.Pra, perkojne te gijtha ato qe ti shkruan.Te lumte!
2)Mengallengo vertete ka qene dhe eshte nje toke e punueshme ku nje familje brez pas brezi ka patur stanin dhe lemin ku shihej gruri me kuaj sigurisht.Ne krye kjo cope toke ishte e gjere si llera dhe me poshte ngushtohej ne formen e nje dore.Pra teksualisht si e keni menduar ju.Teper i sakte.
3)Ky vend ndodhet ne nje koder ku poshte saj shtrihet vendi i quajtur Menasparto.Eshte i mbushur me ullinj shekullor,por karakteristike eshte se rreth 100m me poshte ndodhet nje rrenje ulli i vetem.Njerezit thoshin tek ulliri i vetem.Nuk e di ne se eshte me ky ulli ose e kane prere vandalet komunist.Nga ky vend rridhte uji i nje burimi .Mendoj se ka qene vend i banuar sepse eshte teper strategik e me disa dalje.Vjetersia e ketij emri mendoj se eshte teper, teper i lashte.
Nuk te njoh i dashur miku im, por njohurite tuaja ne kete drejtim jane per tu vleresuar me nota maksimale.
.......................................................................................................................
a) terbaēik-femij apo burre/grua i shkurter.
b) xhydam-po i njejti kuptim
c) sojsez-njer nga nga nje fis i dobet e me cene
d) Qoftela-emer vendi ku kane jane pronat e stergjysherve te mij dhe stanet e tyre.
e) Mishkarte-perseri nje emer vendi i ne formen e nje harku, i cili eshte i veshur me peme ullinjsh
f) Trepe-emer vendi
g)-Shamogjil-emer vendi
h) Mila-emer vendi
Faleminderit edhe njehere
he mo me jepni pergjigje,nga rrjedhin fjalet???????
ashiqare
torrollak
zotrote
llogje ( kur thone mos na bej llogje )
esnaf (eshte turqisht me duket)
qerrata ( kur thone me ironi-- qerrata ti )
Ashiqare (Turqisht ) - me ta thone ne sy,haptas...Ia thashe ashiqare-Ia thashe ne sy...
Torollak - menyre sharjeje si pune budallai...Qenke torollak fare...
Zotrote - Vetja jote...E dije zotrote kete muhabet - E dije ti ket muhabet (kete kuptim ka)
Lloqe - Fjale,llafe(thashetheme)... Mos bej shume lloqe - Mos bej shume llafe...
Esnaf (Turqisht) do te thote zanat...edhe zanat (turqisht eshte)...shqip sdi si ta them...
Qerrata - menyre sharjeje dhe kjo...(turqisht gjithashtu)...
lanet _ca don me than.
psh te bana lanet.
Citim:
Po citoj ato qė tha puntori
lanet _ca don me than.
psh te bana lanet.
Citim:
Po citoj ato qė tha SEXI
Qerrata - menyre sharjeje dhe kjo...(turqisht gjithashtu)...[/COLOR]
Re: I nderuar Konte
Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA
a) terbaēik-femij apo burre/grua i shkurter.
b) xhydam-po i njejti kuptim
c) sojsez-njer nga nga nje fis i dobet e me cene
d) Qoftela-emer vendi ku kane jane pronat e stergjysherve te mij dhe stanet e tyre.
e) Mishkarte-perseri nje emer vendi i ne formen e nje harku, i cili eshte i veshur me peme ullinjsh
f) Trepe-emer vendi
g)-Shamogjil-emer vendi
h) Mila-emer vendi
Faleminderit edhe njehere
Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti
Sexo, kjo fjale nuk eshte turqisht, por eshte greqisht.
Qera - kera - kerata = brirė.
Italianet e kane kete si ''kornuto'' pra me kete fjale, sidomos kuptojne nje burre te cilit ia dredh gruaja. Por edhe greket se fundi kete kuptojne.
Keshtuqe, kur themi ''qerrata'' ne shqiptaret e kemi ne kuptimin e nje djali te shkathet dhe qe s'ka lidhje me ''dredhjen e gruas'' pasi kjo fjale i thuhet dhe femijeve.
Sipas kuptimit shqip, fjala ''qerrata'' shpreh shkathtesine, por qe eshte fjale qe e perdorin greket edhe ne ditet e sotme.
o SHOQJA SEXI
nje sqarim te vogel,fjala ASHIQARE nuk eshte turqisht,e para dhe edyta une nuk desha kuptimin efjaleve se kuptimin ua di,desha preardhjene tyre nga nje mendim ekspert.
tani fjala ASHIQARE NDAHET NE TRE PJESE
A --- SHI ---- QARE.
A --- qendron ne shqip per terheqje vemendje
psh--- A e pe? A e njeh? A e do?
SHI qendron per te pare ,shikuar
psh----- SHI cfar tipi!SHI atje ?SHi si eshte! Populi cam e perdor shume psh.. Ja SHI? OSE SHI SHI KY APO SHI SHI AI!
QARE ------ nuk mund te kete me hapur se kaq,QARE do te thote qarte.
Prandaj e dhe kuptimi del, shiko qarte,duket qarte,eshte e qarte, para syve ASHIQARE.
Emri Qemal eshte mer shume i perdorur ne Turqi dhe ne vendet muslimane,por emer me shqipetar se Qemal nuk ka , do te thote thjeshtr SA MALI.shqipetarete kane pasur zakon urimin SA MALET.Si nje vend malor qe jemi malet kane pasur rol te madh ne eposin dhe folklorin shqipetar,ne gjuhen gege
ku q shqipetohet c ,fjala QEMAL do te shqiptohej CEMAL qe ndahet ne CE dhe MAL,
CE MALI ne gegerisht ( edhe sot e kesaj dite) do te thote JA MALI ose ja ku eshte mali,ose doli mali ose LINDI MALI.Kur e shikon dicka qe e pret me ne fund ne gegerisht perdoret shum fjala CE psh CE KU ASHT (ma ne funt) ose fakti me bindes eshte kur plakate moshuara gege thoshin per femijet kur lindnin, CE MECI ( per djem) CE CUCA ( PER VAJZA) Me perpara ne shqiperi dihet qe ka pas emer MAL,biles edhe vete fjala malesor rrjedh nga mali apo jo?
ATEHERE EMRI QEMAL NUK ESHTE GJE TJETER VECSE EMRI MAL ME KUPTIMIN JA MALI.Shendet
O shoku HERO nese ti nuk e di qe fjala "ashiqare" eshte Turqisht hap fjalorin Turqisht - Shqip (se une e kam ketu para syve) dhe shikoje...Vetem se nuk e perdorin me "q" por me "k" ...e shpjegova dhe pak me larte... Ashiqare - Qarte,haptas,dukshem...
Sa per fjalen qe e ke zberthyar ne rrokje ajo "SHI" psh----- SHI cfar tipi!SHI atje ?SHi si eshte! Populi cam e perdor shume psh.. Ja SHI? OSE SHI SHI KY APO SHI SHI AI!
"Shi" ka kuptimin e shiut(po bie shi)...ndersa "shi si eshte""shi atje" nuk shkruhet siē e ke shkruar ti i dashur por shkruhet "shih si eshte" "shih atje" etj,etj...
Sexo, po me jep nje ndihme te madhe ne konceptimin e turqishtes, gjuhe se ciles nuk ia kam idene.
Por nuk the se kujt i thone turqit ''kerata'' ?
Cfar kuptimi ka kjo fjale ne turqisht?
Nje here kam bere debat me nje shok, ne lidhje me fjalen ''hajer'', ai me thoshte se eshte turqisht. Une i thoshja se eshte shqip.
Sexo, shikoje nje here tek fjalori kete fjale, qe ta saktesoj dhe une me mire.
Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti
Sexo, po me jep nje ndihme te madhe ne konceptimin e turqishtes, gjuhe se ciles nuk ia kam idene.
Por nuk the se kujt i thone turqit ''kerata'' ?
Cfar kuptimi ka kjo fjale ne turqisht?
Nje here kam bere debat me nje shok, ne lidhje me fjalen ''hajer'', ai me thoshte se eshte turqisht. Une i thoshja se eshte shqip.
Sexo, shikoje nje here tek fjalori kete fjale, qe ta saktesoj dhe une me mire.
Palo, Sexi mund te na jape dhe ajo nje pergjigje sepse ajo di turqisht dhe jeton atje.
Ne debatin qe une kam bere per kete fjale, me thane se sipas fjaloreve, fjala ''hajer'' ne turqisht do te thoshte jo pra ishte mohuesja.
Kurse neve ne shqip e perdorim si mbaresi, si pohim etj.
Pra ne themi; per hajer na qofte, ne kuptimin kur fejohet djali apo vajza. Ne kete rast kemi pohimin, pranimin etj.
Por, qe te jete nga arabishjta lind nje pyetje tjeter.
Kush e solli kete fjale nga arabishtja tek ne?
Sic e thashe me lart, kuptimi i turqishtes me kuptimin sic e perdorim ne...jane komplet te kunderta. Jane dy kuptime qe nuk e pranojne njeri-tjetrin.
Ne mund te kemi fjale ne arabishte, por keto fjale, sipas meje i ka sjelle turku. Kryesisht keto fjale jane ne fushen fetare dhe jo shoqerore.
Po ashtu ajo qe me ben pershtypje eshte se; Ne Shqiperi, 90% e emrave muslimane nuk jane aspak emra turq, por jane emra arabe.
Atehere 500 vjet pushtim, perse turku nuk imponoi emrat e tij, por lejoi te vihen emra arabe?
kopuk
Citim:
Po citoj ato qė tha Pali
Fjala "hajer" me kėto shkronja, kėshtu siē ėshtė nuk munda ta gjej nė asnjė fjalorėt qė posedojmė as nė shqip-shqip as nė fjalorėt me fjalė dhe shprehje tė huaja.
Citim:
Po citoj ato qė tha dreqja shkodrane
kopuk
Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti
Puntori, ajo fjale eshte arabe.
Ja Rrabbi
Pjesa Ja eshte thirrori, ashtu sic e kemi ne me germen o , psh; O punetori, O Ari, etj.
Pjesa Rabbi ne arabisht i thone Zotit.
Pra, kur thuhet Ja Rrabi do te thote sic i themi neve ne shqip. O Zot.
Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti
Dreqe ca o kjo mi? hahahaha.
Citim:
Po citoj ato qė tha dreqja shkodrane
hahahahahahha konte nuk di si ta spjegoj
e kan perdore kur ke sha dike
Citim:
Po citoj ato qė tha dreqja shkodrane
hahahahahahha konte nuk di si ta spjegoj
e kan perdore kur ke sha dike
Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti
Hahahahahahaha, po pra....
Citim:
Po citoj ato qė tha dreqja shkodrane
thash se po ma gjen ti se cfar do te thot
meqe une jam analfabete(simbas disave ktu)
Citim:
Po citoj ato qė tha Pali
Po nėse e di mos mos bė pytje se natyrisht pas ēdo pyetje pret edhe pėrgjegje.Forumi ėshtė pėr tė gjithė. Pak rrespekt pėr ata qė kanė thinja, sepse tė gjithė jemi pėr atė rrugė.
Sa per fjalen "hajėr" eshte e vertete Kontinenti qe Turqisht do te thote "JO" po kur e perdor si ndojfolje...ndersa "hajer" ka kuptimin e miresise kur perdoret si emer...Ti e ke degjuar ne shqip kur thone: Ju qofte per hajer!...(Hayżrlż olsun! turqisht)...
Si shume fjale shqipe qe kane emra,mbiemra,ndajfolje etj,etj edhe ne Turqisht ēdo fjale ka kuptimin e saj ne vendet e caktuara...
Citim:
Po citoj ato qė tha Pali
Fjala " kopuk" rrjedh nga turqishtja .. kopuk, u (turq:kopuk) horr, vagabond, njeri i keq.
Citim:
Po citoj ato qė tha SEXI
"Kopuk" nga turqishtja vjen ku do te thote: i shthurur, endacak...
P.s: Kush do shpjegime per fjalet turke mund tju ndihmoj me aq sa kam mundesi...
po Manxura'ja na ka ardh.. dhe kujt i thone?
Citim:
Po citoj ato qė tha GENTI_the_KING
o TURKESHA E "vogel"
po zbraase at kutin e mp se na cmene
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.