Forumi Horizont Gjithsej 66 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)


Postuar nga Katilesha datė 26 Shtator 2007 - 20:00:

Post Ne anen tjeter te Henes!

......

Hena,eshte stacioni i shpirtrave te dashuruar!

Ajo cdo nate vetem pret, pret kryqezime shikimesh , lutje, premtime, dashuri dhe vetem dashuri.Ajo eshte deshmitare e heshtur e jona, eshte deshmitare e deshirave te cmendura te nates, qe me krahet e tyre na cojne pertej botes, na cojne ne anen tjeter te Henes...dhe aty ne ndihemi te lire.....Shkelqimi i saj gati verbues, preheri i saj mbushur me petale lulesh qe kane hedhur rrenje , mbire dhe lulezuar nga lotet e te dashuruarve te ben te ndihesh si ne parajse....

Te gjithe ne kur shohim Henen i leme mendimet te na pushtojne me gjithe forcen dhe deshiren e tyre, i leme deshirat te na rrembejne ne enderrime, ndjenjat te shtegtojne mbi petalet e luleve dhe gjithe qenia jone fluturon, ngrihet pezull mbi qiell dhe mbushet plot e perplot me ajrin hyjnor dhe krejt te ndryshem qe mbizoteron atje dhe behet nje me Henen , duke u ndjere qiell,re , yll, duke u ndjere Hene!!

Te gjithe ne kemi qene nje apo shume here ne anen tjeter te Henes!!

-Qellimi i kesaj teme eshte qe te shkruhet pikerisht per ndjesite qe na dhuron Hena kur e shohim,per mendimet dhe deshirat qe na lindin dhe burojne nga cdo pore e shpirtit dhe e trupit kur e perkedhelim me veshtrim.


Kati


Postuar nga kotka datė 26 Shtator 2007 - 20:55:

Mbreme e pashe Henen te plote dhe e ndjeva bukurine e saj, kaq magjike dhe te urte, qe para se te erresohej plotesisht, duke u nderthurrur me ngjyrat e perendimit te diellit njekohesisht.  Isha duke bere xhiro me nje shoqe ne maje te nje kodre te bukur, ku frynte era e lehte e mbasdites, qe do te behej darke.  Duke ecur me hap te shpejte, sodisja gjithe ngjyrat e vjeshtes se pemeve, qe kombinonin me ngjyren piktureske jeshile te barit amerikan, si dhe gjarperimin blu te lumit rreth kodres, por c'e do, qe isha me shoqe ta haje dreqi dhe jo me shok

Hena eshte vetem per ciftet...


Postuar nga Katilesha datė 27 Shtator 2007 - 09:03:

Lightbulb



Sonte, tani ...degjoj dicka...Ndjej!

Por asgje tjeter vecse nje muzike melankolike. Ndjej vetem disa nota qe shpojne shpirtin tim , duke u munduar qe t'i japin nje melodi....por.....,

Sonte, tani .....degjoj dicka...Ndjej!

Asgje tjeter pervecse piklave shiut qe kompozojne melodine e shpirtit tim. Melodi pa nota!

Sonte, tani....degjoj dicka....Ndjej se Jam  nje rob i erresires...Jam i treur , i humbur bashke me henen neper keto re pushtuese.

Sonte , tani ....Ndjej se "Jam ne anen tjeter te Henes."

 

                                                                   27 shtator 07

                                                                  Ora e henes se plote

Nga adhuruesi i henes.


Postuar nga Mister_DXP datė 27 Shtator 2007 - 15:14:

Citim:
Po citoj ato qė tha katilesha007


Sonte, tani ...degjoj dicka...Ndjej!

Por asgje tjeter vecse nje muzike melankolike. Ndjej vetem disa nota qe shpojne shpirtin tim , duke u munduar qe t'i japin nje melodi....por.....,

Sonte, tani .....degjoj dicka...Ndjej!

Asgje tjeter pervecse piklave shiut qe kompozojne melodine e shpirtit tim. Melodi pa nota!

Sonte, tani....degjoj dicka....Ndjej se Jam  nje rob i erresires...Jam i treur , i humbur bashke me henen neper keto re pushtuese.

Sonte , tani ....Ndjej se "Jam ne anen tjeter te Henes."

 

                                                                   27 shtator 07

                                                                  Ora e henes se plote

Nga adhuruesi i henes.



 

Nje hene e plote e kuqe me doli perpara duke drejtuar makinene ne trafikun e dendur te mengjesit. Me dukej sikur me perqeshte.

Qesha dhe une me ate kokemadhe te pacipe.

Ishte e vetmja gje qe mund te beja...

PS

As qe me ra ndermend per anen tjeter te saj.

 


Postuar nga Katilesha datė 27 Shtator 2007 - 19:55:

Lightbulb

Une dhe Ti ne qiellin e nente,ne anen tjeter te Henes padyshim!

E c'mund te thuhet per zemrat e te dashuruarve qe lene takime ne stacionin Hene edhe ne heshtje!? Ku ka surprize me te bukur se sa rruges se argjende te henes , aty ku dhe hapat lene gjurme argjendi,aty ku dhe fryma merr forme dhe shnderrohet ne miljona yje , te takosh Ate qe mbush oret dhe ditet e jetes tende edhe pse ne mungese.

                                    ....... Mrekulli........

Stoli yt qe per ore te tera ka degjuar zemren dhe shpirtin tend te flase, ulerase si e cmendur dhe me pas te shpertheje ne denese lotesh qe embelsine e kujtimeve dhe mallit kane eshte aty,por jo vetem........Tashme dashuria jote syte,buzet,hunda,duart ,zemra,shpirti dhe gjithcka tjeter eshte ajo buqete trendafilash te kuq sperkatur me miljona puthje yjesh persiper, eshte ajo pusulle e vogel shkruar me gjuhen e henes:

" E dashur, mire se erdhe ne anen tjeter te Henes!"

                                 ........Suspanse........

Hap syte!

Kudo erresire e pashpirt. Koka e mbeshtetur pas xhamit te dritares me eshte mpire nga te ftohtit. Dy minuta me syte e ngulur mbi henen e plote,qe persiper ka hedhur petkun e reve. Tre,kater,pese minuta, nje pafundesi minutash e shoh ate me ngulm,xhelozi,perkedheli dhe ndjej ngrohtesine e loteve qe me shtriqen mbi fytyre.

Nje buzeqeshje keqardhjeje me zvarritet ne cepat e buzeve:

  " Sa keq qe udhetimi ne anen tjeter te Henes zgjati kaq pak."

Ftese:

" Te pres sonte , Ne anen tjeter te Henes!"

...007 


Postuar nga Katilesha datė 28 Shtator 2007 - 08:22:

Citim:
Po citoj ato qė tha katilesha007


Ftese:

" Te pres sonte , Ne anen tjeter te Henes!"

...007  [/B]


...................

Ti nuk erdhe !

Nuk u trishtova

lot nuk derdha

veten qortova:

        " Ndoshta une u vonova."

 

Te puth ne gushe.

Kati


Postuar nga Katilesha datė 28 Shtator 2007 - 19:30:

Lightbulb

Nuk ka shume qe e mbusha qenien time me eren e vjeshtes.

Shiu ka pushuar, por trotuaret e lare nga shiu ndricojne  nga llembushkat shumngjyrshe dhe teksa ecen te jepet pershtypja se je duke ecur drejt rruges se Henes. Por sonte, nuk dua te shkoj ne anen tjeter te Henes.

Sonte , dua te rri m'u perballe saj , ta shoh ne sy , ta puth ne faqe, ball , gushe..

Ta marr perpara duarve dhe me te te vallezoj!

Sonte , dua te rri m'u perballe saj dhe ta falenderoj!

Hene ................Miliona yje falenderimi per Ty qe ne rrugen time te jetes me vure shpirtin tim binjak,gjysmen time te vertete...

Miken time....


Postuar nga Katilesha datė 29 Shtator 2007 - 18:28:

Lightbulb

Qielli po ben feste sonte.

Rete "gumezhijne" nga hapat ritmik te pritjes ne heshtje.

Hena u be kastanjeta ime dhe une  po kercej per Te.


 

007


Postuar nga Katilesha datė 30 Shtator 2007 - 12:21:

Lightbulb

Perflaket qielli nga rrezet e diellit.

Dielli fytyra e Lumtur e Henes.

Dielli stacion i shpirtrave te lire,i gjithe njerezise, i gjithe ngjyrave shpirterore ....

Sot po perflaken edhe ndjenjat e mija te momentit nen diellin e dlire te kesaj dite te bukur.

Sot Hene Diell ..!!



 

 


Postuar nga atiola datė 30 Shtator 2007 - 16:47:

Citim:
Po citoj ato qė tha katilesha007
Nuk ka shume qe e mbusha qenien time me eren e vjeshtes.

Shiu ka pushuar, por trotuaret e lare nga shiu ndricojne  nga llembushkat shumngjyrshe dhe teksa ecen te jepet pershtypja se je duke ecur drejt rruges se Henes. Por sonte, nuk dua te shkoj ne anen tjeter te Henes.

Sonte , dua te rri m'u perballe saj , ta shoh ne sy , ta puth ne faqe, ball , gushe..

Ta marr perpara duarve dhe me te te vallezoj!

Sonte , dua te rri m'u perballe saj dhe ta falenderoj!

Hene ................Miliona yje falenderimi per Ty qe ne rrugen time te jetes me vure shpirtin tim binjak,gjysmen time te vertete...

Miken time....




wow te lumte


  Gjithsej 66 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.