Forumi Horizont Gjithsej 655 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)


Postuar nga Katilesha datė 26 Shtator 2007 - 20:00:

Post Ne anen tjeter te Henes!

......

Hena,eshte stacioni i shpirtrave te dashuruar!

Ajo cdo nate vetem pret, pret kryqezime shikimesh , lutje, premtime, dashuri dhe vetem dashuri.Ajo eshte deshmitare e heshtur e jona, eshte deshmitare e deshirave te cmendura te nates, qe me krahet e tyre na cojne pertej botes, na cojne ne anen tjeter te Henes...dhe aty ne ndihemi te lire.....Shkelqimi i saj gati verbues, preheri i saj mbushur me petale lulesh qe kane hedhur rrenje , mbire dhe lulezuar nga lotet e te dashuruarve te ben te ndihesh si ne parajse....

Te gjithe ne kur shohim Henen i leme mendimet te na pushtojne me gjithe forcen dhe deshiren e tyre, i leme deshirat te na rrembejne ne enderrime, ndjenjat te shtegtojne mbi petalet e luleve dhe gjithe qenia jone fluturon, ngrihet pezull mbi qiell dhe mbushet plot e perplot me ajrin hyjnor dhe krejt te ndryshem qe mbizoteron atje dhe behet nje me Henen , duke u ndjere qiell,re , yll, duke u ndjere Hene!!

Te gjithe ne kemi qene nje apo shume here ne anen tjeter te Henes!!

-Qellimi i kesaj teme eshte qe te shkruhet pikerisht per ndjesite qe na dhuron Hena kur e shohim,per mendimet dhe deshirat qe na lindin dhe burojne nga cdo pore e shpirtit dhe e trupit kur e perkedhelim me veshtrim.


Kati


  Gjithsej 655 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.