Forumi Horizont Gjithsej 655 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)


Postuar nga Katilesha datė 27 Shtator 2007 - 19:55:

Lightbulb

Une dhe Ti ne qiellin e nente,ne anen tjeter te Henes padyshim!

E c'mund te thuhet per zemrat e te dashuruarve qe lene takime ne stacionin Hene edhe ne heshtje!? Ku ka surprize me te bukur se sa rruges se argjende te henes , aty ku dhe hapat lene gjurme argjendi,aty ku dhe fryma merr forme dhe shnderrohet ne miljona yje , te takosh Ate qe mbush oret dhe ditet e jetes tende edhe pse ne mungese.

                                    ....... Mrekulli........

Stoli yt qe per ore te tera ka degjuar zemren dhe shpirtin tend te flase, ulerase si e cmendur dhe me pas te shpertheje ne denese lotesh qe embelsine e kujtimeve dhe mallit kane eshte aty,por jo vetem........Tashme dashuria jote syte,buzet,hunda,duart ,zemra,shpirti dhe gjithcka tjeter eshte ajo buqete trendafilash te kuq sperkatur me miljona puthje yjesh persiper, eshte ajo pusulle e vogel shkruar me gjuhen e henes:

" E dashur, mire se erdhe ne anen tjeter te Henes!"

                                 ........Suspanse........

Hap syte!

Kudo erresire e pashpirt. Koka e mbeshtetur pas xhamit te dritares me eshte mpire nga te ftohtit. Dy minuta me syte e ngulur mbi henen e plote,qe persiper ka hedhur petkun e reve. Tre,kater,pese minuta, nje pafundesi minutash e shoh ate me ngulm,xhelozi,perkedheli dhe ndjej ngrohtesine e loteve qe me shtriqen mbi fytyre.

Nje buzeqeshje keqardhjeje me zvarritet ne cepat e buzeve:

  " Sa keq qe udhetimi ne anen tjeter te Henes zgjati kaq pak."

Ftese:

" Te pres sonte , Ne anen tjeter te Henes!"

...007 


  Gjithsej 655 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.