Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parė ... « 586 587 588 589 590 591 592 593 594 [595] 596 597 598 599 600 601 602 603 604 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datė 14 Prill 2011 - 17:51:

Bad Boys II

...
Biseda me mikeshen time me beri t'i thellohem me teper koncepteve te te qenit "i keq", madje dhe ne perkthimin e ketij termi do isha tunduar ta perktheja ne "ēapkenllek" dhe jo "keqesi" por mosvalle ēapkenlleku qe s'arrihet te kontrollohet nga pala tjeter mund te kaloje shume shpejt ne keqesi? Ndoshta! Mungesa e kanalizimit te energjive te pales tjeter krijojne situata ku te tjeret mund te ndjejne njefare keqtrajtimi emocional. E ketu nuk mund te le pa permendur cunin e sandwich-eve perballe godines ku punoj i cili me priste me buzeqeshje dhe batuten gati shume shpesh, kjo deri ne diten kur une vendosa qe t'i ngre nivelin e batutave duke e sfiduar...Ajo ishte dita ne te cilen dhe cuni im i sandwich-eve hoqi dore nga sfidat - te pakten me mua.

E ndersa biseda me mikeshen time vazhdonte une, si vezhguese disi me neutrale, u mundova te kerkoj me teper ne ate cfare mikesha ime kerkonte: paparashikueshmeri? Eksitim? Sfide? Nje pornostar ne krevat dhe nje gjeni ne skrivani? Nje njeri me nje pjekuri emocionale ndoshta nuk do kishte nevoje per sfiden, nuk do kishte nevoje per nje njeri qe t'i mbuloje boshlleqet shpirterore por...diku thelle-thelle, mosvalle te gjithe kemi ne nje nivel apo ne nje tjeter papjekuri te atij tipi?

Cilat jane arsyet qe femra asocion mashkullin qe i jep teper vemendje me nje mashkull te dobet? Pse nje mashkull ndjen nje nevoje aq te forte per t'u pelqyer? Mungese vetebesimi? Dobesi? Ndrojtje? Apo thjeshte nje mundim per te ngritur nje ndjesi borxhi tek pala tjeter? Shume nga ne femrat jemi perballur me situata fillestare te mashkullit qe tregon nje interes te tepruar, qe shembellen friken e refuzimit, qe telefon me dhjetra here, qe prostituon veten nepermjet rrefimeve te papritura qe do benin te shtanget dhe njeriun me te qete mes nesh,...dhe me siguri shume nga ne femrat heret a vone(ndoshta me shpesh heret sesa vone)i kemi vene menjane per mashkullin qe egzistencen e tije nuk e lidhte me pranimin nga ana e nje vagine.

Kam pasur mundesine te njoh mister bad boy and mister good guy te mikeshes time dhe une me siguri do kisha zgjedhur tipin e pare; miresia ne jete nuk eshte cdogje, ndoshta balanca eshte nje faktor me i rendesishem. Balanca qe te ben te shijosh me teper diten mbas nje nate stuhie, balanca qe te rrit deshiren per ujin e akullt te detit ne nje nate te acarte dimri,... Por, ndoshta, keto jane ndjesi qe vetem the lucky few i perjeton...when a tornado meets a volcano...ndersa te tjeret mund te ngushellohen me miresine si nje koncept i deshiruar dhe i stimuluar nga institucionet shoqerore.


  Gjithsej 672 faqe: « E parė ... « 586 587 588 589 590 591 592 593 594 [595] 596 597 598 599 600 601 602 603 604 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.