Forumi Horizont Gjithsej 145 faqe: « E parė ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 59 60 61 62 63 » ... E fundit »
Trego 145 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tė qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Per te qeshur!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18554)


Postuar nga Fajtori datė 07 Shkurt 2012 - 20:59:

Ja kjo pjesa e fundit eshte ajo qe thote NS6 mos beni sherre te kota se 1 jete kemi. Sidoqofte, secili e di vete. Po pergjigjem vetem nja dy gjerave.

Qe t'i bija me dore me mesazhe private domethene te injoroja zhvillimet multimediale te internetit si youporn, pornhub, tube8, etj, etj. E kam shume te qarte qe ka njerez qe jane mosbesues ndaj leximit te mesazheve private. Une vete do isha besoj. Madje deridiku evitoj te shkruaj gjera te caktuara ne MP apo ditar personal. Kjo sepse ne cdo rast nuk do doja te lexoheshin (ta zeme se vidhet serveri, ose harrova kompjuterin ndez dhe i lexon tjeterkush, ose me vidhet passwordi).Prandaj nuk pres te kete tjetri besim qorr. Ju tregova praktiken qe ndiqet, kush do e beson, kush nuk do s'beson. Ka patur raste qe MP jane lexuar dhe kane akuzuar FH, pastaj eshte marre vesh se i kane marre passwordin shoket. Kjo s'ka lidhje me forumin. Nejse.

Ketu s'ka pune balte ose jo. Misteriozi thote qe kam fajin tim, madje fajin kryesor. Mund te kete te drejte, por te spjegoj dicka njehere.

Ishte nje kohe qe forumi ishte nga faqet me te frekuentuara shqiptare. Atehere rregullat merreshin seriozisht dhe une beja politike qe te mbaja te gjithe, sepse ikja e secilit ishte humbje. Kjo ka ndodhur dhe ne chat. Por koha kalon, njerezit ndryshojne dhe jo vetem per mire (ketu fus veten). Konkretisht, ikja e njerezve nga nje rrezik virtual u perdor si kercenim i zakonshem. Filluan njerezit te thone "behet keshtu ose ika", "o une o ai tjetri ketu", etj etj. Perdorimi i largimit si mjet frike u be i shpeshte. Fillova te kuptoj se shume nga njerezit virtuale duan te perkedhelen. Madje dhe anetare te thjeshte po nuk i bere komplimente, po nuk i mbajte anen, po nuk i hyre ne zemer, te marrin inat ose thone ke pordhe. Shto ketu dhe faktin qe nuk kam patur kohe te hyj ne forum, as te dashurohem me zor me njerez qe vijne ne forum se kane nevoje per dashuri. Me pak fjale fillova te shoh veten time. Nga administrator nuk ikja dot (mgjs doja), por fillova te sillem si anetar i thjeshte. Ne moderim nuk fusja duart dhe kur me fshinin mesazhe nuk kam thene gje, sepse doja te isha i lirshem ne te shprehur dhe ndonjehere ti bija kokes.

Kshu qe, Misterioz, nuk mund te pretendohet te kete gjithmone forumi ngrohtesine babore te administratorit. Nese ka nje vecanti FH, eshte se manaxhimi eshte bere bashkarisht, kush ka mendime i ka dhene, ose ka hapur sondazh, ose eshte folur te gjithe. Administratoret nuk kane qene ndonjehere superiore ndaj moderatoreve, dhe keta se kane ndjere veten ne hierarki. Kshu qe nuk mund te marr persiper klimen e forumit perderisa forumi nuk eshte trajtuar thjesht si prone por si bashkesi trush qe ecen vete. Sa per dijeni, shume nga vendimet qe jane marre nuk me kane gjet dakort, por shumica ashtu e mendonte dhe aq. Nuk po futem ne detaje se i bie kjo teme mos ekzistonte fare sikur te futeshin moderatoret me pelqimin tim.

Sidoqofte, kjo tema ketu konfirmon pikerisht ate qe thashe. Ketu duhet ti lyesh rroten secilit, ti mbash mire, te komunikosh ne privat, ti vleresosh pa mase. Kete pretendoi dhe nje anetar tjeter qe u largua para pak javesh, madje vuri kusht se derisa te ishte AD moderatore ai/ajo nuk vinte ketu. Te merresh me kete lloj diskutimi eshte e kote. Une per vete s'kam nerva. Kam per borxh te jap mendimin tim dhe te theksoj qe kjo menyra e berjes gjoja gallate te AD eshte pa fund e pa krye. Nxirren tema moderatoresh qe te tregohet mbeshtetja "ne popull". Pastaj thote une po iki, mirupafshim, qe te gjithe te ndihemi keq. E pra, sinqerisht mua nuk me plas. Vlen ajo qe vlen per te gjithe. Kush do te rrije rri, kush perdor largimin per te marre elozhe dhe keqardhje, ka gabuar vend.

NS6 e tha shume mire si funksionon moderatori. Kerkon nje fare pergjegjesie qe te ben te lesh ate funksion kur e sheh qe s'je adapt. I fundit ishte INGmetalboy qe me shume ndershmeri tha nuk kam kohe prandaj nuk mund te rri moderator. Nuk e kemi hequr akoma, por ai lajmeroi, tregoi se ka pergjegjesi per ate qe po ben. Nuk priti as ta heqin, as nuk la vend per mbetje hatri. Dhe fundja te qenit ose jo moderator nuk ka pse ben askend te vije ose te iki. Them askend, por shumica, ne chat dhe ne forum, lidhin ekzistencen virtuale me accessin virtual. Ndihen te fyer rende sikur kjo te ishte nje grade ne supe, dhe per te balancuar humbjen e grades mobilizohen njerezit per te shprehur keqardhje ndaj largimit. E pra e thame disa here. Askush ketu nuk ka larguar njeri. Madje askush nuk do e shikonte problem nese AD eshte ose jo moderatore. Por meqe kercenohet largimi, ka plasur nje keqardhje e papare, aq sa Biondia i thote al74 mos me fol me. Gjynah qe bini pre e ketyre dinamikave. Po nejse, secili e di vete.


  Gjithsej 145 faqe: « E parė ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 59 60 61 62 63 » ... E fundit »
Trego 145 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.