Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- Pse "Fajtori"? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18796)


Postuar nga NS-6 datë 08 Gusht 2015 - 16:46:

Pse "Fajtori"?

Ne fakt eshte nje pyetje qe nuk me kishte vajtur kurre ne mendje por tek po hasja nickname-in e fajtorit tek ditari personal ku ka vendosur nje njoftim, me pyet nusja "Pse nickname Fajtori?"

Nashi u bona kurioz se nga si lindi ideja e nickname Fajtori dhe me vendosur emrin e faqes fajtori.com

Fajtoret te vendosin informacione


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 08 Gusht 2015 - 23:18:

Ndersa per mua cuditerisht ka qene nje kuriozitet i hershem (pervec merakut se sa grame peshon kapaku natyrisht).
Ne pritje te pergjigjes dhe une.


Postuar nga eliz datë 09 Gusht 2015 - 02:53:

Une I kam dhene nje fare pergjigje ketij kurioziteti meqe e kam menduar prej kohesh. Kam pershtypjen se Fajtori eshte tipi I njeriut qe e kthen gishtin nga vetja kur behet fjale per te kerkuar gabimet. Dhe kjo shkon pertej rangut personal edhe ne rang nderkombtar. P.sh ne bindjet politike qe ka perseri beson dhe shikon te fajet qe kemi ne si shtet...mundesia me e madhe eshte te gabohem sepse kjo eshte eshte vetem nje bindje virtuale pasi une s'e njoh Fajtorin pertej forumit por ky eshte mendimi qe me vertitet kur mendoj: pse "fajtori"?


Postuar nga lorie datë 11 Gusht 2015 - 21:36:

Smile

...


Postuar nga lorie datë 11 Gusht 2015 - 21:46:

Boo kjo fotoja e avatarit tim dukeshka shume e koklavitur. What was I thinking lol? Me mire dicka e thjeshte dhe klasi. Booh.


Per nofken Fajtori...As qe me kish shkuar mendja tek political por ka shume mundesi. Gjithmone Kam menduar Se ishte personale. Fajtori ndihej fajtor Se I ka thyer zemren shume femrave. Lol. Por ka me shume mundesi te jete ideja e politikes.


P.s. ah sa e vestige te shkruash mesazh npm mobile phone. #autocorrectdamnyou


Postuar nga cecilia datë 15 Gusht 2015 - 19:14:

Tani, jo se kam ndonje mendim kushedi po me aq sa e kuptoj une them se fajtori ka bere nje paraprite duke e ditur se sa pergjegjesi dhe pritshmeri do t'i jepte hapja e nje faqeje publike. Gjithcka qe do te ndodhte mbas hapjes se forumit ai do te ishte fajtori dhe duke e perdorur si nickname ai e pranon faktin qe perfeksioni nuk ekziston.. keshtu e arsyetoj une por kurjoze sjam bere asnjehere


Postuar nga AngelDevil datë 15 Gusht 2015 - 21:33:

Eshte njesoj si me pyet prinderit perse ma kini ven emrin kshu

Rendesi ka qe pa emer ska ngel dhe me e rendesishmja eshte se ca perfaqson sesa emri ne vetvete mendoj une.


Postuar nga ~Enigme~ datë 18 Shtator 2015 - 02:10:

Talking

Valle sa kohe shpenzonim ne kete forum nje here e nje kohe...Pale ata qe chatnin ne chatin e fajtorit se s'kishte FB apo snap chat... Pasojat e oreve te gjata vinin nga Faja me mundesine e faqes chat si dhe faqen e forumit. Shume fajtor ka qene. E keshtu do kete lindur ideja e pseudonimit.


Postuar nga Fajtori datë 18 Shtator 2015 - 12:00:

Akoma s'paska marre pergjigje kjo pyetje?

Fajtori eshte nga ato pseudonime qe ka lindur per pune sekondash. Duke pare se shqiptaret donin te gjenin fajtorin gjithmone tek dikush tjeter, tek qeveria, tek sistemi, tek politikani, tek sigurimi, etj, etj, etj, dhe askush nuk mendonte se fajtori gjendet brenda vetes se tij, mendova se "fajtori" do i bente te mendoheshin se faji mund te gjehet edhe tek vetja ndonjehere. Ishte si tip provokimi qe ngjiti rastesisht, dhe mendoj se deridiku ia arriti qellimit, qofte nga pseudonimi qofte nga atmosfera qe u krijua mes njerezve ne chat apo ne forum. Gabim ose jo tjeter pune, po kudo njerezit folen, jepnin mendimin, komunikonin, jo me hierarki ushtarake, por me forcen e llogjikes, ne menyre qe fajet tia nxirrnim njeri tjetrit nga forca aresyes. Forume te tjere dhe chate te tjere ndoqen strategji tjeter dhe krijuan hierarki ku diskutimi limitohej ose manipulohej. Kjo ishte zgjedhje tjeter qe deridiku kishte te mirat e veta, por jo per shijet e mia. Besoj se ky ambjent qe krijuam ketej matane mes shqiptaresh na ka ndihmuar shume me teper te kuptojme njeri tjetrin dhe te zbulojme diferenca qe duhen sheshuar. Madje para pak ditesh po diskutoja me dike dhe i thashe se shpesh karakteret dhe potencialet e njerezve kuptohen me mire ne internet sesa kur ulesh perballe ne tavoline. Ka nje barriere qe krijon marrdhenia reale mes njerezve qe i pengon te hyjne ne te thella dhe te kuptojne tjetrin, kurse ne internet karakteri dhe potenciali i tjetrit sikur kapet me kollaj. Shembull per kete mora nje politikan qe e njoh personalisht, dhe qe mendoja se kishte potencial intelektual, por qe zgjedhjet e fundit i nxorren ne pah mediokritetin, gje qe nuk e kisha vene re nga darkat qe kishim ngrene bashke.

Nejse, ja u zgjidh dhe kjo pune :p


Postuar nga cecilia datë 18 Shtator 2015 - 12:34:

nuk jam dakort me te gjitha keto qe thua faje. mund te kete disa te verteta brenda po jo gjithcka. njeriun qe ta njohesh mire duhet te jetosh ne nje shtepi me te. njeriu ka shume faceta dhe ndryshon me kohen. pra, nqs para 10 vjeteve mendonte gjera te caktuara mbas 10 te tjerave patjeter qe do mendoj dhe do veproj ndryshe. ky ishte ligji i natyres.

persa i perket forumit dhe karaktereve te antareve brendaperbrenda nuk besoj se kane nxjerr vertete ate qe jane. te pakten flas per veten time. shume tema dhe shume ngjarje i kam marr me gallata. te them edhe nje gje tjeter, nuk e kisha aq te nevojshme sa te njihja nga afer dhe te hyja aty ku sme takonte te njerez te panjohur. kisha dhe nje dyshim te te gjithe ata njerez qe hiqeshin sikur kishin nje bagazh intelektual te zgjeruar pikerisht te ata dyshoja me shume se sa te njerez te cilter e t thjeshte.

manipulimi dhe mashtrimi ishin gjerat me te keqija qe i gjeje ne internet. ne realitet nuk besoj se jane kaq hapur.

madje nje nga gjerat qe se kam kuptuar asnjehere (dhe kjo me bente te dyshoja me shume) ishte perse duhet te krijoheshin mardhenie qofte shoqerore, miqesore apo dashurore, me njerez qe ste lidhte as distanca, dhe asgje?! kjo gje besoj se i coi njerzit drejt e ne mur. kot nuk thone leri tjetrit kohen dhe mos prit shume nga tjetri se te le ne balte.


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.