Forumi Horizont
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arti Figurativ (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=37)
-- Zbulohet një bllok me vizatime të Kolë Idromenos (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5620)


Postuar nga amor alucius datë 13 Korrik 2004 - 14:13:

Zbulohet një bllok me vizatime të Kolë Idromenos

Një zbulim nga arkivat personale të piktorit të madh Kolë Idromeno. Para pak ditësh, në një familje shkodrane, është zbuluar një katalog me skica dhe portrete të panjohura më parë nga Piktori i Popullit Kolë Idromeno. Në fakt, bëhet fjalë për një fletore ku ai i ka hedhur këto skica në vitet e paraluftës. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Moikom Zeqo, konfirmoi se “bëhet fjalë për një fletore që përmban skicime arkitektonike dhe portrete të ndryshme”. “Fatkeqësisht, tha ai, fletorja nuk është e plotë dhe disi e dëmtuar por, sidoqoftë, ky zbulim mbetet unik”. Katalogu përmban 12 vizatime, portrete dhe skicime me motive nga mitologjia, feja, portrete malësorësh dhe femra shkodrane. Në një nga faqet të katalogut gjendet portreti i perandorit Leoni VI, si dhe koka e Sfinksit të Egjiptit, të cilat janë të stilit klasik rilindas. “Pikturat u përkasin viteve ’20 – ‘30 kur Idromenoja arriti edhe kulmin e vet si piktor”, tha Zeqo, “ndërsa vërtetojnë faktin, që Idromenoja frymëzohej për krijimet e tij nga natyra dhe jo nga fotografitë, gjë për të cilën ishin hedhur dyshime. Kolë Idromeno është piktori më i madh i Rilindjes shqiptare. Kryeveprat e tij janë dy: e para është tabloja e kompozuar më 1902-shin, “Motra Tone” ose Monaliza shqiptare dhe e dyta “Dasma shkodrane”. Ai ka qenë projektues dhe ixhinier ndërtimi. Godina më e njohur që ai ka projektuar është “Kafja e madhe” në Shkodër. Ai lindi në vitin 1868 dhe vdiq më 1939.


Panorama 11-07-2004


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 27 Gusht 2005 - 20:56:

Post

"Motra Tone", pas një lëngimi të gjatë, po përjeton ringjalljen e saj në qytetin ku mbahen tablotë më të famshme të botës. Tonia shfaqet e bukur dhe e re, 24-vjeçare, si në vitin 1883, kur Kol Idromeno, e përjetësoi me penelin e tij mbi kanavacë. Specialistët e restaurimit në Luvër, e vlerësojnë lart tablonë e famshme shqiptare, ndërsa vërejnë në çdo milimetër të tablosë detajet e arritura artistike.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 27 Gusht 2005 - 20:59:

Post

Kolë Idromeno, född 1860 i Shkodër, Albanien, död 1939, albansk målare, skulptör, fotograf, arkitekt och ingenjör.


 
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.