Forumi Horizont Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 91 92 93 94 95 96 97 98 99 [100] 101 102 103 104 105 106 107 108 109 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga NS-6 datė 29 Maj 2007 - 00:44:

tendiniti i Akilit

Cod. A29052007

tendiniti i Akilit eshte nje proces infiamator i tendines qe ka te njejten emer.kjo tendine fillon nga muskujt qe ndodhen ne pjesen e pasme te kembes dhe perfundon ne thember.



eshte nje infiamacion qe mund te haset shpesh sepse vjen si pasoje e ngacmimeve te ndryshme mbi ate tendine si psh ne aktivitete sportive.

dhimbja eshte shenja qe e karakterizon me shume kete infiamacion edhe pse mund te kete nje fryrje te lehte te kembes si pasoje e fazave te infiamacionit qe cojne ne formimin e edemes (dalje e nje sasie lengu nga enet e gjakut si pasoje e rritjet se kalimshmerise neper faqet e eneve te gjakut).zakonisht kur preket personi ne zonen e tendines se akilit me 2 duar te pozicionuara si pinca dhimbja shtohet. po ashtu zona paraqitet e skuqur.

analiza qe perdoret ne keto raste eshte ekografia qe eshte nje analize jo invazive dhe jep rezultatet e mjaftueshme per nje vleresim te situates. po ashtu mund te tregoje se deri ne cilen grade ka shkuar infiamacioni,ca demi ka pesuar tendina (mund te tregoje edhe nese tendina eshte thyer ne ndonje pike),gjera qe merren parasysh kur te vendoset terapia.

ne rastet me te lehta behet nje terapi antinfiamatore dhe nje pushim per rreth 2-3 jave dhe kjo gje ne pergjithsi eshte e mjaftueshme.


  Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 91 92 93 94 95 96 97 98 99 [100] 101 102 103 104 105 106 107 108 109 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.