Forumi Horizont Gjithsej 148 faqe: « E parė ... « 68 69 70 71 72 73 74 75 76 [77] 78 79 80 81 82 83 84 85 86 » ... E fundit »
Trego 148 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Kush fiton ne Tirane Rama apo Olldashi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12874)


Postuar nga Fajtori datė 27 Janar 2007 - 00:33:

Behhh, tresh, koha e vizave nuk ka ikur aspak, sepse shqiptaret duan viza te shkojne kudo. Sidoqofte Tirana pa vize ishte thjesht shaka qe benim dikur me nje cun durrsak.

Pastaj, cdo qytet ka traditat e veta qe ruhen nga bashkia dhe njerezit qe e njohin mire qytetin. Fakti qe Tirana eshte pa vize nuk do te thote se mund te behet pre e epsheve politike, pra te vije kushdo e te behet qytetari nr. 1. Gabimi i zakonshem i shqiptareve eshte se perzjejne cdo gje me politike. Ose akoma me keq aplikohen konceptet e barazise te trasheguara nga PPSH. Pra, troc muhabeti, shoqeria ka shtresa sociale, te uleta dhe te larta, aristokrate dhe fshatare, me histori dhe pa histori. Nuk mund te vihet shenjat e barazimit mes ketyre klasave thjesht per te induktuar nje rend shoqeror ad hoc. Kultura dhe historia nuk anullohet me te rrahur gishtash. 

Ne kete kendveshtrim duhet kuptuar se cdo qytet ka vecantine, nevojat dhe historite e veta. Per kete aresye qytetet kane administrate dhe kryetar bashkie me vete, i cili perfaqson qytetin me se miri, njeh historine dhe problemet. Nuk me duket se bashkite e Italise shperndahen sipas orekseve politike. Nuk mund te vihet kryetar bashkie ne Milano nje minister qe erdhi dje nga Roma. Ide te tilla revolucionare nuk e shuajne dot diferencen mes qyteteve, njerezve apo klasave.

Ndersa persa i perket Bathores, eshte vetem nje lagje te ardhurish ne vitet e demokracise. Padyshim qe ndryshimi ne tradita ka sjelle probleme te konsiderueshme, si cdo levizje demografike e tille. Pa llogaritur qe tokat e zena kane pronare. Dhe sikur te mos mjaftonte kjo, krahinizmi politik e con Bathoren te shoqerohet me te djathten. Nderkaq tironsit e konsiderojne Berishen pergjegjes per "zbritjen e ceceneve ne Tirane" (fjale e huazuar nga mesazhi i meparshem). Dhe me thene te drejten, po te kthehemi tek koncepti i klasave, edhe Shkodranet e dine fare mire cfare jane klasat. Po te pyesesh nje shkodran te thote se ne Shkoder kane zbritur fshatare me shumice qe kane prishur ambjentin e dikurshem (kur Shkodra ishte djep i kultures). Pra, mos bejme as teori dhe as racizem. Derisa Bathorja voton hajde de (mgjs jane ndertime pa leje mbi pronen e tjeterkujt), por te vije nje durrsak te drejtoje Tiranen me duket eksperiment pa seriozitet. PD-ja duhet te kishte kurajon te prezantonte nje figure  per zgjedhjet lokale dhe jo ministra qeverie sa per te fituar vota. 

P.s. Po te diskutojme sic duhet Olldashin dhe Ramen i bie te flasim per cfare perfaqson secili si ne politike ashtu dhe ne Tirane, per paktin e diskutueshem Nano-Berisha, etj etj. Keshtu qe s'mbarojme kurre. Eshte mire te perqendrohemi tek aspekti lokal i zgjedhjeve, se ndryshe orekset politike sjellin ketu lloj lloj robsh. Besoj se kuptohemi


  Gjithsej 148 faqe: « E parė ... « 68 69 70 71 72 73 74 75 76 [77] 78 79 80 81 82 83 84 85 86 » ... E fundit »
Trego 148 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.