Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)


Postuar nga kontinenti datė 14 Dhjetor 2006 - 06:30:

Tagar = eshte sinonimi i mangallit ku ne mes te dhomes e zonja e shtepise e vinte tagarin te mbushur me prush qe te ngrohej dhoma.


Postuar nga kontinenti datė 14 Dhjetor 2006 - 06:31:

Citim:
Po citoj ato qė tha cupka
kallogjer - beqarit
ndersa vejushkave u thoshin kallogre.


Cupka, keto dy fjale perdoren ne greqishten e sotme, por edhe ne i perdorim.
Kallogjer - kalogjeros = murg.
Kallogre - kalogria = murgeshe.


Postuar nga kontinenti datė 14 Dhjetor 2006 - 06:34:

Odė - oda = dhome.
Fan Noli e ka perdor kete fjale tek Hamleti.
Kurse une e perdor edhe sot.


Postuar nga kontinenti datė 14 Dhjetor 2006 - 06:36:

Citim:
Po citoj ato qė tha iliriusa


 

Kontinenti po na e ben mendjen corbe tani. Jo vetem fjalet e reja qe po na jep s'po dime ti perdorim por edhe fjalet e 'vjetra' qe dinim ti perdornim po e humbasin disi kuptimin.



hahahahaha...Ilirusa, ketu temen e kemi vetem per fjalet e vjetra dhe dialektore....hahahaha...leri xinxifet e reja.


Postuar nga kontinenti datė 14 Dhjetor 2006 - 06:40:

Kundrra - kunrra = kepuce.
Te mos harrohet se kjo fjale ka patur gjithmone germen rr te forte.


Postuar nga kontinenti datė 14 Dhjetor 2006 - 06:41:

Bed = i forte.
Ai eshte bed.


Postuar nga kontinenti datė 14 Dhjetor 2006 - 06:44:

Onė = lesh.
Prej ketej aludohet se ka ardhur dhe emri i kryeqytetit, kur nje plake po tirrte lesh dhe kur e pyeti Sulejman Pasha se cfar po bente ajo i tha;
- Po tir onė


Postuar nga kontinenti datė 14 Dhjetor 2006 - 06:46:

Bardhak = gote.
Kete fjale une e perdor dhe sot.


Postuar nga kontinenti datė 14 Dhjetor 2006 - 06:53:

Miner = divan, apo sot mineri eshte i zevendesuar me divanin.
Mjet druri, shume i thjeshte ne ndertim, kater kembe druri, derrasa siper dhe dicka te bute mbi derrasat, nje rrobe etj. ky ishte mineri.


Postuar nga kontinenti datė 14 Dhjetor 2006 - 06:54:

Matkap = zdrukthi, vegel marangozesh.


  Gjithsej 68 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.