Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga agata datė 08 Prill 2004 - 15:26:

njohuri per semundje e ........

A08042004
Paludisme
Le paludisme eshte nje semundje parazitere shume e perhapur ne regionet tropikale.
Kjo eshte nje semundje e vjeter e mendohet se edhe njeriu prehistorik ka vuajtur nga kjo
Ne ditet tona 500 milion njerez jane te infektuar ne bote e nga keto 2.5 milion vdesin ne vit e 1 milion jan femije.
Njeriu infektohet nga bickimi i nje mickonje ( femel) te infektuar qe quhet anofel.
Egzistojne 4 loje parazitesh qe quhen ne latinisht:
Plasmodium falsiparum (me i rezikshmi)
Plasmodium vivax ( me i perhapuri )
Plasmodium malaria
Plasmodium ovale ( me pak i njohur.)

Evolimi i semundjes e siptomat e njeriut jane:

Mbasi mickonja ka trasmetuar tek njeriu kete parazit protozoere, ai strehoet ne melēi ku qendron 7 deri ne 15 dite e ketu gjithashtu shumohet. Pastaj parazit fiton rruazat e kuqe dhe i shkatron ato duke shkaktuar keshtu nje anemie te thesuar tek njeriu e nje temperature shume te larte, ne rraste te rralla njeriu bien ne koma ose mund te kete disa demtime ne pjesen e trurit.

Trajtimi i semundjes
Ne ditet tona egzistojne ilaēe qe mund te sherojne kete semundje
por ne disa vende ku parazit po krijon resistence kundra trajtimit qe i behet.
Menura me e mire eshte per personat qe punojne ose vizitojne keto zona te rrezikshme te fillojne trajtimin me nje ilaē 1 muaj para vizites ne keto zona e gjithashtu te mbrohen ne maksimum nga bickimi i miēkonjave.
Medikamentet jane:
Mefloquine emri komersjal eshte Lariam
Cloroquinine emri komercjal eshte Nivakine


Egzistojne edhe ilaēe te tjera per kete ju keshilloj qe para se te beni plane qe te vizitoni vendet mahnitese te afrikes apo amerikes se jugut ose azis te keshilloheni me mjekun ose farmacistin tuaj.


Postuar nga agata datė 08 Prill 2004 - 15:30:

keto jan vendet me me rezike ne bote

me te kuqe jan ato me me rezik.
kujdes nga mickonjat


Postuar nga agata datė 10 Prill 2004 - 20:46:

Njohuri mbi Tetanozi

Cod. A10042004
Tetanoz

Tetanozi eshte nje infeksion toksik i ardhur nga nje bakteri qe eshte ne gjendje te jetoj edhe ne mungese te oksigjenit. Kjo bakteri quhet ne latinisht CLOSTRIDIUM TETANI
Bakteria e tetanozit mund te jetoje ne toke shume gjate me dhjetra e qindra vite duke mos infektuar asnje njeri , sapo kjo bakteri ka kontakt me plagen e nje njeriu qofte kjo plage edhe minimale, shnderohet ne bakteri infektuse e leshon nje lende toksike qe pushton me teper nervat.
Personi i infektuar shpall shenjat e para mbas 4 deri ne 21 dite infetimi .
.
Shenjat jane :
Fillon nje levizje e nervave ne pjesen e nofulles e pasienti nuk mund ta kontrolloj kete kontraktim, pastaj kjo kontroktim fillon te perhapert ne te gjith trupin, dhimjet jan te tmershme e pasjenti duhet pa tjeter te shtohet ne spital e te lihet ne nje dhome te eret, e me medikamente qetesuese ne dose te lart.
Per kete semundje nuk egsiston asnje medikament (ilaē)
Ne 80 perqind te rasteve kjo semundje eshte vdekje prurese ose mbas 3 javesh mund te zhdukek vetvetiu.

Si mund te mbrohemi nga kjo semundje?

Egziston nje vaksine qe duhet te jete e detyrushme
ne ēdo vend te europes kjo vaksine eshte e detytushme nga mosha 1 vjeē, e perseritet ēdo 10 vjet
Kujdes kur zbukuroni oborrin tuaj e mbillni lule te ndrysme nese plagoseni eshte ne te miren tuaj te kontaktoni nje mjek e nese nuk jeni vaksinuar te vaksinoheni me urgjence .

Fatkeqesisht edhe pse kjo vaksine kaq efikase egsiston tetanozi sjelle nje numer vdekjesh te madh ne europe..........


Postuar nga amor alucius datė 10 Prill 2004 - 21:41:


Postuar nga agata datė 11 Prill 2004 - 11:01:

amor nese deshiron te me pyesesh per ndonje gje ose te sjellesh ndonje informacion mos hezito te lutem
e nese tema ime nuk te duket interesante me thuaj te lutem.
me respekt sabina.


Postuar nga agata datė 11 Prill 2004 - 16:59:

amor pse me pak mundim do te kuptoni?
un jam munduar te jem sa me e thjesht ne shpjegime,nese vertet nuk kupton ndonje gje me thuaj te lutem.
ēfare nuk kuptoni?
un do vazhdoj te sjell edhe semundje te tjera kur te kem kohe.
pershendetje


Postuar nga dodgy datė 11 Prill 2004 - 18:22:

#####

Sabina tema me duket shum shum interesante fm per informacionet.un ate te tetanozit e kam ber kur kam qen i vogel dhe eshte e vertet qe duhet te behet cdo dhjet vjet dhe un do shkoj ta bej javes tjeter.Me kenaqsi i mirpresim keto informacione rreth semundjeve.You are dhe best


Postuar nga agata datė 12 Prill 2004 - 22:06:

faleminderit dodgy.


Postuar nga agata datė 12 Prill 2004 - 22:09:

Njohuri te pergjithshme mbi semundjet e hepatiteve viral.

Cod. A12042004
Hepatit viral eshte nje inflamation e melēise qe vjen nga nje lloje virusi.
Keto infeksione shoqerohen shpesh me nje zverdhje te lekures qe shpjegohet me kalimin e lengjeve toksike nga melēise ne gjak.


HEPATIT A

Njeriu infektohet me anen e ushqimeve qe perbajne kete virus (mishi , ushqimet e detit me tepet midhjet, uji).
Ku lloj hepatiti nuk eshte i rrezikshemshpesh mund te largohet pa shfaqur shenja.
Shenjat e zakonshme jane:
Nje lodhje e madhe
Humbja e oreksit
Lekura qe vjen si ne te verdhe.
Shqetesime ne sistemin gastrologjike (barke ose te vjella)
Per kete semundje nuk egzistojne ilaēe, e vetmja menure eshte qe pasjenti te ēlodhet sa me shume duke qendruar ne shtrat e te mos perdori asnje lloje pije alcolike.

Si mund te mbrohemi
Egziston nje vaksine kunder hepatit A
Ku virus eshte i perhapur ne vende jo te zhvilluara ku higjiena nuk eshte ne nivellin e duhur.
Per personat qe vizitojne keto vende ose jan me misione bamirese, punojne ne keto vende,
Kjo vaksine eshte e keshilluar.
Kujdes gjithashtu nga uji qe mund te jet i infektuar nga sallatrat e ndrushme e te gjitha llojet e perimeve qe hahen pa u gatuar, si domatja


Postuar nga agata datė 12 Prill 2004 - 22:49:

HEPATIT B

Cod. B12042004
(atrofi flava ose ne gjuhen popullore verdheza e zeze)
ku virus shkakton nje semundje shume me te rende se hepetiti A ,
sepse kjo semundje kthehet ne
10% te rasteve ne nje hepatit kronik
40 % te rasteve ne cirhose ( shkaterim i qelizave te melēise)
5% te rasteve ne kancet te melēise.

Menura e infektimit behet:

Mardhenie seksuale te pa mbrojtura
Nga transfuzioni i gjakut
Nga nena tek femija gjate lindjes.

Shenjat e semundjes

Shenjat e para jane lodhje, mungese oreksi, dhimje koke, temperature.........
Por kjo nuk eshte e njejte nga pasjenti ne pasjent.
Por infeksioni mund te jete gjithashtu edhe pa asnje shenje shqetesuese, personi i infektuar eshte thjesht nje mbajtes i virusit qe mund ta tranmetoje parterit (parteneres) se tij ose partenereve pa e ditur qe e ka kete virus.

Si te mbrohemi ?

Egziston nje vaksin kunder hepatitit B
Behen 2 injeksione me nje muaj interval e nje e trete mbas 6 muajsh.
Per personat qe punojne ne spitale e klinika kjo vaksine duhet te jete. e detyruar.
Mbrohuni nga raporte seksuale ( perdorim i prezervativit ne raste okazjonele)
Perdorimi i njehershem shiringave ne spitale eklinika.
Para dhenies se gjakut ose marjes te asuroheni qe gjaku nuk eshte i infektuar.

Nese nje mashkull eshte i infektuar duhet ne ēdo menure te informoj parteneren e tij keshtu ajo mund te vaksinohet e krijon nje imunitet kunder ketij virusi........
Nese vendosni te beni nje femije sigurohuni me pare me nje analise gjaku qe nuk jeni te infektuar, virusi mund te kalon nga nena tek femija gjate lindjes.
Ku virus eshte vdekje prures per femine.


  Gjithsej 16 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.