Forumi Horizont Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 68 69 70 71 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga NS-6 datė 27 Prill 2006 - 23:32:

epilepsia dhe te rejat e fundit rreth saj (2)

Cod. A28042006

Ne fillim u mendua qe mund te ishte nje prodhim ose nje leshim i nje sasije me te vogel te GABA-s(acidi gama- glutamil butirriku),qe eshte neuropercuesi kryesor bllokues ne sistemin e trurit(eshte i njejti qe mban edhe prolaktinen psh nen bllokim derisa te vije koha qe lind femija dhe me pas heqja e kesaj ben ne leshimin atij hormoni qe fillon te veproje tek gjijte e femres dhe te beje te mundur te arrije qumshi per femijen), dhe leshimi i GABA-s nga ana e qelizave bllokuese, aktivizonte receptoret e neuronit shenjester duke ulur mundesine qe ky te filloje nje impuls te ri nervor.
Rezultatet e gjetura treguan qe bllokim nuk eshte shume efikas duke qene se receptori i GABA-s humbte sensibilitetin kur aktivizohet ne menyre te vazhdueshme dhe prandaj hipereksitimi i qelizes shenjester nuk bllokohet gjate shkarkimit epileptik.
Kjo mund te tregoje edhe pse nuk arrijne ilacet ndryshme te veprojne,aftesia te e cilave ka qene rritja e sasise se GABA-s. Por ky rezultat ishte edhe me i rendesishem per faktin se duke bllokuar disa enzima si fosfatazi qe ndodhet ne qelizat nervore mund te arrihet riaktivizimi i ketyre receptoreve.

Ne shume raste epilepsia sic e thashe shoqerohet me tkurrje ose me moskoordinim te muskujve. Nje person epileptik mund te jete duke ecur dhe papritur te bie ne toke duke qene se peson nje krize te momentit. Per diagnozen ne fillim behet analiza objektive ku personit i kerkohet te beje veprime te thjeshta por qe kane aftesine te tregojne me perafersi se cila eshte zona qe eshte e prekur...veprime si psh te hape krahet dhe duke i afruar ne qender te mundohet te vendose 2 gishta drejt njeri tjetrit,ose te mbaja duart ne nje lartesi te caktuar.

Pastaj ajo qe zbulon detajet me te medha te zones dhe dimensionet e saj eshte elektroencefalograma. Kjo tregon edhe nese kemi te bejme me nje epilepsi me shume burime (multifokolare) si dhe sa shkarkojne ato dhe ne nje fare menyre japin edhe idene nese eshte forme e kurueshme ne menyre kirurgjikale apo jo.


  Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 68 69 70 71 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.