Forumi Horizont Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 59 60 61 62 63 64 65 66 67 [68] 69 70 71 72 73 74 75 76 77 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga Fajtori datė 18 Korrik 2006 - 00:07:

Cod. B18072006

Pak a shume mendohet qe kjo zone te jete ne pjesen e poshtme, diku ne fusiform gyrus. Pjesa me e madhe e rasteve kane patur demtime ne kete zone. Sic e thashe eshte interesant rasti i nje bariu qe nuk njihte kafshet e veta, kur para demtimit i njihte shume kollaj.

Cfare eshte qeliza e gjyshes?
Nje prej debateve me interesante mbi organizimin e trurit eshte nese funksionet jane te lokalizuara apo te shperndara. Nga njera ane mendohet se funksionet mund te lokalizohen kollaj, nga ana tjeter funksionet mendohen si te shperndara krejtesisht, prandaj nuk mund te lokalizohen fare. Te dyja keto ide nuk jane 100% te sakta, sepse disa funksione jane zbuluar ku gjenden dhe te tjera jo. Per shembull nuk njihet nje zone e dashurise, por njihet zona e te folurit.
Shikimi eshte nje nga funksionet me te studjuara dhe rruget e shikimit njihen shume mire deri ne nivelet e larta. Por sesi kombinohen format deri ne njohjen e nje objekti ose fytyre nuk dihet tamam. Disa shkencetare kane hedhur idene se format kombinohen bashke per te perfunduar ne nje qelize te vetme qe i pergjigjet nje personi ose objekti. Pra ideja eshte qe ekziston qeliza e gjyshes, e cila po te stimulohet ne menyre artificiale do sjelle vizionin e gjyshes.
Megjithese kjo ide nuk eshte pranuar nga studjuesit, duhet permendur se gjate disa nderhyrjeve kirurgjikale pazientet kane treguar se kane pare objekte apo persona te caktuara. Kini parasysh qe nderhyrjet ne tru behen shpesh me anestesi lokale dhe truri stimulohet per te hetuar reagimin e pacientit.

Tani qe ta mbyllim tamam, po ju tregoj nje deficit interesant, per te cilin kisha shkruar dje por u fshi.

Ekistojne paciente (te rralle) qe nuk arrijne te perceptojne levizjet. Nje grua me kete problem tregon se nuk mund te kuptoje levizjet e makinave. Nje cast makina i duket larg, dhe castin tjeter afer. Per njerezit normale eshte e pamundur te mendohet nje problem i tille. I vetmi krahasim qe mund te bej jane filmat me kukulla si king-kongu qe levizjet i ka si te copetuara. Ky deficit vjen zakonisht nga demtime te pjeses parietale superiore. Ne fakt ne kete zone perfundojne rruget e shikimit qe kane te bejne me levizjet, te cilat per cudine e shume veteve fillojne qe ne sy te ndara. Pra rruget e shikimit jane te ndara ne dy rryma, njera e specializuar per levizjet dhe tjetra per format. Rruga e levizjeve perfundon ne pjesen e siperme te trurit (lobi parietal), ndersa tjetra ne pjeset temporale inferiore. Prandaj prosopagnosia dhe deficiti i shikimit te levizjeve jane probleme komplementare te rrymave te ndryshme.


Tani, qe ta bejme me interesante, kush do na spjegoje lezetshem cfare eshte neglecti? Se kjo eshte vertet per te qeshur dhe per tu lexuar me kuriozitet. Te filloje njeri se e ndihmoj une me pas.


  Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 59 60 61 62 63 64 65 66 67 [68] 69 70 71 72 73 74 75 76 77 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.