Forumi Horizont | Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Universitet e Huaja (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=109)
-- Dokumentet për të fituar të drejtën e studimit në Itali (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15987)
Dokumentet për të fituar të drejtën e studimit në Itali
Dokumentet për të fituar të drejtën e studimit në Itali
Regjistrimi në ambasadë nga data 10 deri më 25 qershor. Detyrim certifikata e gjuhës Celi 3, përjashtohen seksionet dygjuhëshe italiane
Studentët shqiptarë, të cilët i përkasin juridiksionit konsullor të Ambasadës Italiane në Tiranë dhe që dëshirojnë të regjistrohen në universitetet italiane, duke nisur nga data 3 Qershor 2008 mund të tërheqin falas pranë hyrjes së Ambasadës (Rr.“Lek Dukagjini”, Nr.2), materialin përkatës që përfshin: formularët, udhëzimet e nevojshme, si dhe kalendarin për paraqitjen e kërkesës për regjistrimin paraprak. Kërkesat e regjistrimit paraprak do të dorëzohen personalisht pranë Kancelarisë Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë, nga data 10 deri më 25 qershor, sipas një kalendari të caktuar të cilin do ta gjeni në materialin përkatës. Për regjistrimin në universitetet italiane është e detyrueshme certifikata e njohjes së gjuhës italiane CELI 3, ndërkohë që përjashtohen nga ky rregull studentët shqiptarë të seksioneve dygjuhëshe italo-shqiptare. Zyra e Ambasadës Italiane në Tiranë, u ka bërë me dije maturantëve që kërkojnë të ndjekin studimet në Itali, se duhet të tregohen korrekt me kalendarin e takimeve të përcaktuara nga ambasada, në të kundërt, do t’u digjen dokumentet.
UDHEZIME PLOTESUESE
Të gjithë studentët shqiptarë të cilët plotësojnë kërkesat për regjistrim pranë universiteteve shqiptare dhe që kanë kaluar me sukses të dy provat me shkrim e me gojë të provimit për njohjen e Gjuhës Italiane (CELI 3), kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për regjistrim paraprak pranë universiteteve italiane. Kërkesat do të nisen më pas nga ana e Kancelarisë Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë, drejt universitetit italian të përzgjedhur, i cili edhe do të vendosë në fund mbi pranimin e studentëve, sipas vendeve të rezervuara për studentët e huaj.
Vendet e disponueshme për këta studentë mund t’i gjeni duke konsultuar faqen e internetit, në adresën:
http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/
Konsiderohen të përjashtuar nga dhënia e provimit të Celi 3 vetëm studentët shqiptarë të cilët po kryejnë aktualisht, apo kanë kryer liceun dygjuhësh italo-shqiptar.
Studentët duhet të paraqiten personalisht, me pasaportën në dorë, sipas kalendarit të cilin do ta gjejnë në materialin i cili i ofrohet gratis për tërheqje pranë sporteleve të kësaj ambasade, duke filluar nga data 3 qershor 2008. Kujtojmë, se edhe për arsye organizimi, nuk do të jetë e mundur që studentët të priten në ditë të ndryshme nga ato të përcaktuara në kalendar. Për këtë arsye, urojmë të tregoni korrektësi maksimale.
Studentët do të priten pranë Kancelarisë Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë (Adresa: Rruga “Lek Dukagjini”, Nr.2, Tiranë), sipas orarit të përcaktuar në kalendarin e sipërpërmendur, duke dorëzuar personalisht dokumentacionin e plotësuar sa më poshtë vijon.
FAZA E PARE – FAZA KRYESORE
1. Të dy formularët të plotësuar në çdo pjesë të tyre, sipas Modeleve bashkëngjitur, Formulari “Modello A” (në të dy faqet) dhe Formulari “Autentica di foto” (një faqe). Vetëm pasi t’i keni plotësuar, dhe pasi të keni ngjitur edhe foton, bëni detyrimisht nga dy fotokopje të thjeshta të panoterizuara për secilin formular: për formularin “Modello A” fotokopje para dhe mbrapa, ndërsa për formularin “Autentica di foto” një fletë.
1 Universitet, 1 Fakultet dhe 1 Degë e përzgjedhur që do të shënoni në Formularin “Modello A” nuk do të mund të ndryshohen më.
* Për përzgjedhjen e Fakultetit dhe Degës, mund të konsultoni listën e publikuar në adresën e internetit: http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/
* E njëjta adresë interneti vlen edhe për përzgjedhjen e një dege pranë Akademive të Arteve të Bukura, Konservatorëve apo Instituteve të Muzikës.
2. TITULLIN E STUDIMIT
•Studentët të cilët kanë mbaruar shkollën e mesme vitet e mëparshme duhet të kenë dhënë edhe Certifikatën e “Maturës Shtetërore”, dhe t’i dorëzojnë të dy këto dokumente që në fazën e parë. Nëse pastaj kanë Dëftesën e Pjekurisë por nuk kanë dhënë provimet e “Maturës Shtetërore”, atëherë duhet të regjistrohen për dhënien e tyre sivjet duke plotësuar formularin A1, dhe në këtë fazë të parë do sjellin Dëftesën e Pjekurisë së bashku me 2 fotokopje të formularit A1, ndryshe nuk do kenë të drejtë aplikimi dhe praktika i skualifikohet që në dorëzim.
* Dëftesën e Pjekurisë në origjinal. Në rast se e kanë humbur atë, atëherë të dorëzojnë një Vërtetim zëvendësues me fotografi, me notat e të katër viteve, së bashku me ato të provimeve të maturës. Gjithashtu, studentët që kanë në dorë këtë Dëftesë Pjekurie apo Vërtetim Zëvendësues duhet të kalojnë patjetër nga shkolla e mesme ku kanë mbaruar, e cila i bashkëngjit këtij origjinali edhe mesataren e përgjithshme të të katër viteve.
* Certifikatën e “Maturës Shtetërore” në origjinal, lëshuar vitet e kaluara nga Qendra Kombëtare Arsimore e Vlerësimit dhe Provimeve: Vetëm pasi ky origjinal të jetë përkthyer, noterizuar dhe në fund legalizuar në Ministrinë e Jashtme Shqiptare duhet t’i bëhet dhe dy fotokopje të panoterizuara, por të të gjitha fletëve, përfshirë dhe përkthimin, noterizimin dhe legalizimin e bërë në Ministrinë e Jashtme.
•Studentët të cilët ndodhen aktualisht në vit të fundit të shkollës së mesme, dhe do ta marrin dëftesën e pjekurisë gjatë verës 2008, do të paraqesin Vërtetimin me Nota, me notat e të gjitha viteve dhe të semestrit në vazhdim, pra të vitit të 1,2,3, dhe semestrit të I-rë të vitit të 4 apo të 5 (varet nga lloji i shkollës që po mbarojnë).
Titulli i studimit duhet patjetër të jetë:
* Origjinali: i firmosur dhe i vulosur nga Drejtoria Arsimore e Rrethit dhe nga Ministria e Arsimit; më pas i përkthyer në italisht në çdo pjesë të tij, i noterizuar tek noteri dhe në fund i legalizuar në Ministrinë e Jashtme Shqiptare.
- Vetëm pasi ky origjinal të jetë vulosur e firmosur në Drejtorinë Arsimore të Rrethit dhe në Ministrinë e Arsimit, të jetë përkthyer, të jetë noterizuar dhe në fund të jetë legalizuar në Ministrinë e Jashtme Shqiptare duhet ti bëhen dhe dy fotokopje të panoterizuara por të plota, të kapura veç e veç me pincetë kancelarie të të gfjithë fletëve, përfshirë: vulat e institucioneve shqiptare, përkthimin, noterizimin dhe legalizim në Ministrinë e Jashtme që i keni bërë origjinalit.
3. 2 (dy) fotokopje të thjeshta, të panoterizuara të Formularit A1 të plotësuar (Formulari i kërkesës për regjistrim të Kandidatit në Provimet e Lëndëve me Zgjedhje), të firmosur nga Maturanti, nga Mësuesi Kujdestar, nga Drejtori i Shkollës dhe të ketë vulën e shkollës.
4. Dy fotokopje të noterizuara për “Njësia kopje konform me origjinalin”, e Certifikatës së njohjes së Gjuhës Italiane, (CELI 3). Origjinalin e kësaj Certifikate mbajeni ju, që ta merrni me vete kur të niseni në Itali, për ta paraqitur më pas në Sekretarinë e universitetit të përzgjedhur.
5. Fotokopje e pasaportës 1 (faqja ku ndodhet edhe fotografia)
6 Fotografi me ngjyra 2 (të dyja të kapura tek formulari i Autentikimit të Fotografisë, sipas udhëzimit).
* Të gjithë dokumentacionin e mësipërm duhet ta fusni në një zarf dhe do ta dorëzoni personalisht, sipas datave të kalendarit. Mbi këtë zarf duhet të shkruani qartë dhe me germa të mëdha shtypi:
•Emrin dhe Mbiemrin e studentit;
•Vetëm 1 Universitet Italian, 1 Fakultet dhe 1 Degë të përzgjedhur; (atë që do keni shënuar e përzgjedhur në MODELLO A);
•Adresën e saktë ku banoni, numër telefoni fiks, celular dhe ndonjë adresë e-mail-i, nëse keni);
•Për ata që e kanë mbaruar të mesmen vitet e mëparshme mbi zarf duhet të shënojnë edhe Mesataren e saktë të të katër viteve, të përllogaritur nga shkolla.
- FAZA 2 - Për ata të cilët mbarojnë maturën këtë verë:
Brenda datës 11 gusht 2008, ora 12 :00 dhe jo më vonë, duhet të na dërgojnë me zarf :
1.“Dëftesën e Pjekurisë” në origjinal: firmosur dhe vulosur nga Drejtoria Arsimore e Rrethit dhe nga Ministria e Arsimit; me pas përkthyer në italisht në çdo pjesë të saj, noterizuar tek noteri dhe në fund legalizuar në Ministrinë e Jashtme Shqiptare;
- Vetëm pasi ky origjinal të jetë vulosur e firmosur në Drejtorinë Arsimore të Rrethit dhe në Ministrinë e Arsimit, të jetë përkthyer, të jetë noterizuar dhe në fund të jetë legalizuar në Ministrinë e Jashtme Shqiptare duhet t’i bëhen dhe 2 (dy) fotokopje, të panoterizuara, por të kapura të veç e veç me pincetë kancelarie, të të gjitha fletëve përfshirë: vulat e institucioneve shqiptare, përkthimin, noterizimin dhe legalizim në Ministrinë e Jashtme që i keni bërë origjinalit.
2.Certifikatën e “Maturës Shtetërore” në origjinal, lëshuar këtë vit nga Agjencia Qendrore e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA): Vetëm pasi ky origjinal të jetë përkthyer, noterizuar dhe në fund legalizuar në Ministrinë e Jashtme Shqiptare duhet t’i bëhen edhe 2 (dy) fotokopje, të panoterizuara, por e të gjitha fletëve, përfshirë: përkthimin e noterizimin dhe legalizimin në Ministrinë e Jashtme që i keni bërë origjinalit.
- Ata të cilët e kanë mbaruar maturën vitet e mëparshme por provimet e Maturës Shtetërore i japin këtë verë:
Brenda datës 11 gusht 2008, ORA 12 :00, dhe jo më vonë, duhet të na dërgojnë me zarf :
1.Certifikatën e “Maturës Shtetërore” në origjinal, lëshuar këtë vit nga Agjencia Qendrore e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA): Vetëm pasi ky origjinal të jetë përkthyer, noterizuar dhe në fund legalizuar në Ministrinë e Jashtme Shqiptare duhet ti bëhet edhe 1 (dy) fotokopje, të panoterizuara, por e të gjitha fletëve, përfshirë, përkthimin e noterizimin dhe legalizimin në Ministrinë e Jashtme që i keni bërë origjinalit.
Mbi këtë zarf, do të shënoni: Emrin dhe Mbiemrin tuaj (pra të studentit); vetëm 1 Universitet Italian, 1 Fakultet dhe 1 Degë të përzgjedhur; (atë që do keni shënuar e përzgjedhur në Modello A); adresën e saktë ku banoni, numër telefoni fiks (jo celular); Mesataren e saktë të të katër viteve, të përllogaritur në “Dëftesën e Pjekurisë” nga vetë shkolla. Këtë zarf, për lehtësi veprimi, mund ta dorëzoni personalisht dorazi pranë sportelit të kësaj Ambasade, që ndodhet përballë Televizionit Publik Shqiptar, ose ta nisni me postë me destinacion: AMBASADA ITALIANE, KANCELERIA KONSULLORE, RRUGA: LEK DUKAGJINI N. 2, ZYRA E REGJISTRIMEVE UNIVERSITARE, TIRANE, kujtojmë, brenda datës 11 gusht 2008, ORA 12.00.
E Rëndësishme: Këto informacione janë të vlefshme vetëm për ata studente të cilët pasaportën e kanë tërhequr pranë komisariateve të rretheve në vijim: Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Pogradec, Korçë, Devoll dhe Kolonjë.
Të tjerët, janë të lutur t’i drejtohen Konsullatave Italiane në Vlorë e Shkodër, sipas juridiksionit përkatës.
Informacion përfundimtar për të gjithë
•Dëftesa e Pjekurisë në origjinal dhe Certifikata e Maturës Shtetërore në origjinal, të përkthyera, noterizuara dhe legalizuara, që do të dorëzoni në fazat përkatës, do iu rikthehen në fund, përpara nisjes, nëpërmjet postës së Union Express, në mënyrë që t’i dorëzoni personalisht pranë sekretarive të universiteteve përkatëse për të mbyllur regjistrimin, së bashku me origjinalin e certifikatës së CELI 3.
•Kujdes!: Në momentin përfundimtar, mos u nisni pa kërkuar tërheqjen e dëftesës së pjekurisë dhe të certifikatës së Maturës Shtetërore në origjinal, dokumente të cilat do iu rikthehen nëpërmjet zyrave të Union Express-it, (ndërkohë kujtojmë se certifikatën e Celi 3 në origjinal e keni vetë dhe mos harroni ta merrni edhe atë me vete). Përveç pajisjes me vizë studentore, duhet të merrni me vete, përpara nisjes, edhe Dëftesën e Pjekurisë në origjinal, Certifikatën e Maturës Shtetërore në origjinal, të legalizuara nga Konsullata Italiane në Tiranë, së bashku me origjinalin e Certifikatës Celi 3.
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.