Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga BIONDIA datė 28 Maj 2009 - 13:01:

TIRANE- "Shpėrthimi i 15 marsit 2008 la 26 tė vdekur e 300 tė plagosur, shkatėrroi qindra shtepi, solli dorėheqjen e ish ministrit tė Mbrojtjes dhe arrestime tė zyrtarėve tė kėsaj ministrie. Kjo ngjarje nxori ne pah akuzat pėr korrupsion shtetėror dhe tregtinė e paligshme tė armėve". Kėto janė rezultatet e raportit tė Amnesty Internacional pėr ngjarjen e rėndė tė vitit 2008 nė Shqipėri.

Sipas raportit tė fundit pėr tė drejtat e njeriut tė organizatės prestigjoze Amnesty International. Organizate me seli nė Londėr, nė pjesėn kushtuar Shqipėrisė evidenton gjithė fushat e tė drejtave tė njeriut, progresin apo regresin e Shqipėrisė nė to. Raporti citon ngjarjen e rėndė tė Gėrdecit ku u shkel e drejta e jetes.


Nė Shqipėri shkelen tė drejtat e njeriut, thuhet mė tej nė raport. Korrupsioni shtetėror, papunėsia e lartė, dhuna nė familje, trafikimi i qėnieve njerėzore dhe gjendja e keqe e burgjeve janė fenomene qė ende mbizotėrojnė nė Shqiperi. Raporti vazhdon mė tej se populli ka pak besim te sistemi juridik. Ndjekjet penale per korrupsion janė shtuar por ato kanė goditur kryesisht zyrtare tė nivelit tė ulet dhe jo tė nivelit tė lartė.

Raporti vėren se papunėsia nė Shqipėri mbetet e lartė, "Pavarėsisht progresit ekonomik tė vendit, sot nė Shqipėri mė shumė se 18% e popullsisė jetojnė nėn minimumin e varfėrisė prej 2 dollarė nė ditė"- thekson raporti.

Raporti vėren shkelje tė medha tė tė drejtave tė grave dhe femijėve. "Dhuna familjare ėshtė shtuar- shkruan raporti- dhe prek njė nė tre gra. Vetėm nė vitin 2008 janė regjistruar nė polici 612 incidente tė dhunės nė familje por ka shumė raste tė tjera tė paraportuara.

Trafikimi i qėnieve njerėzore vazhdon, po kėshtu dhe shfrytėzimi i punės sė fėmijėve". Amnisty International pėrmend nė raportin e tij vjetor mbi tė drejat e njeriut nė Shqipėri rastin e pazgjidhur tė biznesmenit tė zhdukur Remzi Hoxha, "gjyqi pėr fajtorėt e tė cilit ende nuk ka pėrfunduar".

Raporti vazhdon me gjendjen degraduese tė burgjeve nė Shqipėri si dhe me incidente tė torturave dhe tė keqtrajtimeve tė tė burgosurve nėpėr burgje dhe stacione policie. Raporti kritikon gjithashtu edhe pėr shkeljen e tė drejtės sė jetimėve pėr garantimin njė shtėpie, pasi ato rriten e mbushin moshėn 18 vjecare. Raporti vėren se e drejta e strehimit nuk sigurohet as pėr mijėra tė tjerė tė deklaruar si tė pastrehė.

Organizata pėr tė drejtat e njeriut, Amnesty International, thotė se kriza globale financiare e ka pėrkeqėsuar gjendjen e tė drejtave themelore tė njeriut nė shumė vende tė botės.
Nė raportin vjetor, Amnesty International paralajmėron se rritja e varfėrisė mund tė sjellė mungesė stabiliteti dhe shpėrthime masive tė dhunės. Nė raportin vjetor pėr 157 vende, Amnesty International akuzon udhėheqėsit botėrorė se, nė pėrpjekjet pėr rigjallėrimin e ekonomisė globale, kanė neglizhuar tė drejtat e njeriut.


  Gjithsej 3316 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.