Forumi Horizont Gjithsej 119 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga diabolic datė 23 Nëntor 2005 - 18:08:

Ditet e mia pa ty...

Me jep nje frymarje ta kem timen e me energjin e saj te pertyp ditet e pritjes tende, me jep nje cast ku me zjarrin e nje puthje te grisur te arnojm dihatjet e shpirit te etur per ty. Tani pritja ka nje emer , tani pritja ka nje cast ku ideja e kohes nuk egziston dhe ne ato caste vet zoti kerkon te rrembej silueten e imazhit tend si klithem e nje casti mistik.Vet pritja kerkon te burgos brengen e nje vuajtje me mashtrime duke fluturuar neper imagjinat duke kafshuar puthje endrrash dhe perseri duke arnuar dihatje te klithjes se shpirtit.Boll... tashme asgje nuk eshte me e rendesishme se vibrimi i zerit te tend ne labirintet e mendjes time, asgje seshte me e rendesishme se...hem me mire heshtje, kohes do ti tregojm se kurthet qe ajo mbart do ti japim nje kuptim ashtu si edhe pritjes ashtu si edhe ty. Cdo gje ka nje emer...askushin e njeh e panjohura , ajo qe nuk njoh eshte se cfar ka ne perandorin e zemres tende , nese me ke xhan , ta ndjen apo me do ... Asnje nga keto te treja... e dija.


Keto ti kisha thene dite me pare, sot jam akoma me keq. Kete teme po e hap per ty megjithse nuk e meriton...


Postuar nga diabolic datė 23 Nëntor 2005 - 18:12:

06/11/2005 fjalet e mia

Ketu rutina e cdo casti pa ty te vret pak nga pak, ketu ku cdo gje duhet te jete e qete eshte kaq frenetike kaq absurde. Apo ndoshta jam une absurd , ndoshta jam une qe nuk di se si te sillem me ty , me vetveten , me te tjeret . Mos u cudit per ato qe po te them , ndoshta ehte nje nga ato momentet ku mua me kap melankolia, seroziteti xhelozia... nuk e di. Asgje tani nuk arrij te llogjikoj , ndoshta edhe keto qe po them nuk jan ato qe une dua te them por jan ato qe une ndiej te them.Nejse jam shume konfuz, jam shume i cuditshem , po cuditem edhe une me veteveten... Ndoshta po te lodh me ato qe te them , ndoshta se di... Ndoshta ajo qe me cmend eshte qe te pranoj qe ti sme do as sa gjysma e asaj qe te dua une , ndoshta. E gjith bota ime eshte mbushur me ndoshta , me pyetje qe nuk i jap dot pergjigje , me pergjigje qe une i di por perseri NDOSHTA nuk arrij ti kuptoj ose me sakte ti pranoj. Me mire mos te vazhdoj ... eshte me mire per mua. aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa nejse ishte tjesht nje moment nervash (ishte me mire mos ta shkruaja ) ika den ika, hem sa e veshtir qenka... nejse .


Postuar nga diabolic datė 23 Nëntor 2005 - 18:31:

Nuk e di , tashme i vetmi ngushellim imi eshte...hem jo ska asnje ngushellim. Po vuaj , dhe ta pranoj eshte e veshtire per mua, aq me shume te them se vuaj per ty, se nuk ka cast ne te cilin une nuk fluturoj me imagjinat duke menduar per ty dhe duke te dedikuar cdo fraksion casti , cdo rrahje zemre, cdo dihatje shpirti.Te pres ty te vish , po ti spo vjen dhe ankthin e cdo pritje e jetoj sikur te ishte nje shekull.Po degjoj te njejten kenge dhjetra here duke u perpjekur te imagjinoj se cfar po ben ti tani , duke u perpjekur te vras tundimin e te folurit me ty.O zot sa e urrej kete moment kur dua ... dhe sdua asgje.Kur dua por smundem.Perse, perse... Tani duhet te numuroj ditet si i burgosuri i dashurise, sot nje dite , neser nje tjeter, e keshtu me rradhe ditet e mia pa ty. Me mungon dicka e imja , me mungon ti...ok ok nuk duhet te bej keshtu, e shikon nuk kam as guximin te ti shkruaj ty keto rreshta.Nejse me mire keshtu. kaq per sot, une jam gjithmon ne ankthin e nje telefonate tenden qe te me thote... hem asgje asgje me mire keshtu.Ika_______________-


Postuar nga diabolic datė 23 Nëntor 2005 - 18:41:

Heshtja jote me vrau me shume se fjalet e pathena.Perse duhet te vente gjithcka ne djall ashtu si shkoi, perse?Ja nje dite pa ty me duket si nje shekull,por jo smundem me duhet ta kaperdi deshiren per te te pare , per te folur me ty. Smundem me ... as nuk flas dot tani , per ty humba buzqeshjen, humba vetveten dhe tani skam asgje , as ty, as veten ,asgje.Hem lere fare Den, lere fare nuk flas dot mesa duket edhe fjalet mi paske mare.nuk mundem...



Keto fjale i kam shkruar tek tema (PER TY QE NUK E DITE KURRE SA TE DESHA)por ti e di , neejse me mire te jene ketu ne ditet e mia pa ty...


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datė 23 Nëntor 2005 - 20:08:

Post november 23/2005-usa.

...S`e di se kur do vije fundi i diteve te dashurise sone.Kaloi shume kohe dhe
serish te ndjej sic te ndjeva te paren here;-plot me force dashurie,plot me
force zemre dhe shpirti!
Ti je mbeshtjelle ne ditet e mia,sikurse rrobat e trupit qe nuk rrihet pa to!
Dimri me ka marre me te keq, dhe jam griposur rende-por kam me cfare te permbush diten time;-pasi i flas shpirtit tim,-ku brenda tij je Vetem TI!!!
E keshtu qetesohet pak kollitja ime e njomesht me lengje kujtese!


Postuar nga diabolic datė 24 Nëntor 2005 - 15:25:

Asnjeher nuk me ka pelqyer te pi cigare, qe kur te njoha ty me eshte bere miku im me i ngusht bashke me celularin te cilin e shikojcdo cast ne pritjen e nje telefonati nga ti. Po e di ty as qe ta ndjen fare , me mire keshtu, me mire keshtu... Sot dita nisi me ndryshe , perseri pa ty, perseri njelloj, me kete boshllek brenda meje qe me gerryen , me vret , me cmend. Akoma ste kam , nuk e di se sido te jete reagimi im kur te te shoh , nese do te behem me keq sesa jam , nese do te me bej te jem ashtu si duhet te isha gjithmon . Urrej cdo gje tashme , vetem nata me ngushellon , vetem kur endrrat vijn e me ngushellojn nga pak duke bere qe ne ato pak ore ti te jesh imja.Jam bere i padurueshem, tani nuk duroj dot as lekuren time jo me te tjeret.Edhe kur jam me te tjeret me duket sikur jam vetem, buzeqesh se duhet bere, jo se me vjen per te qeshur.Tani e di qe te gjith fajin e kam une, une fajtori pa faj , qe me arsyen e mos arsyes vrisja pak nga pak vetveten, bluaja grimca drite ne terrin e dickaje qe shihja vetem une . O zot sa i marr qe jam, edhe copezat e thyera te ketyre diteve nese i bej bashk reflektojn imazhin tend.Tymi i cigares qe djeg me verbon syte , endrat me mungojn, ditet jan te mbushura me iluzione vrasese. Une xhelat i vetvetes...


Postuar nga diabolic datė 24 Nëntor 2005 - 16:08:

Perse sme le te qete ndjenje e mallkuar , qe po me brene edhe kockat, e pastaj ashtu si qeni kocken e hedh tutje shpirtin tim e hedh tutje si dicka pa vlere.Zhdukuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu...


Postuar nga diabolic datė 24 Nëntor 2005 - 19:24:

Sot arrita kulmin e cmenduris time. E di nuk duhet te kisha folur me ty, u deha nga tundimi, faji im e di...Ti si gjithmon je ti, ajo qe me ben te qesh e qe me ben te cmendem,jo lotet nuk ti fal ato jan vetem per nenen time .Nuk isha ndier aq i inatosur sa sot te betohem, aq konfuz, aq kot.Tashme une bredh rrugeve me vetmin, e kam si hajmali kujtoj se do me sjelli fat , ose te pakten sdo te me sjelli asgje vec kujtimit tend qe me ndjek nga pas . O zot sa te kam share sot, e di nuk e meriton , por smundesha, duhet ta nxirrja dufin .Brenda meje eshte nje humner qe klith emrin tend cdo cast, e brenda saj jeton nje ndjenje qe une une tentoj ta vras ,por ajo me mposht, e perseri tentoj e tentoj ,por smundem. Ti kerkon te jem ashtu si do ti, ti kerkon te vras nje pjes timen e cila me mban gjall. Cdeshe ti qe hyre ne arteriet e zemres time e tani kerkon te dalesh pa lene gjurme.Ja ku e keni ujkun (VRITENI)


Postuar nga diabolic datė 24 Nëntor 2005 - 19:40:

Sot me the se une mbytem ne nje pike uje?!E vertete, por harrove qe ishe ti ajo qe me bere te jetoj ne nje pik uje e qe me kthetra egoizmi ma more frymen .Ok ok tashme njoha dicka qe nuk e njihja...gezohem lartmadheria juaj ,e di me duhej nje mesim i mire, por perse nga ti?Me te vertet e meriton ti te jesh lajkmotivi i jetes time ? Hem kam frike se jo ...


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datė 24 Nëntor 2005 - 22:26:

Exclamation november 24 /2005- "Thanksgiving Day"

E pse jo?!
Ndersa une numeroj dhe sekondat qe na ndajne,qofte te hidherimit tone
apo te lumturise sone!-Edhe ti ben pjese ne cdo qelize timen,-merr fryme
ne te njejtin mendim dhe hidherohesh po me te njejtin zemerim sikurse dhe une i dashur!
Desha te ndal te te veshtroja serish,-por ishte vetem nje enderr imazhi YT!
Ti ike,qeshje me ze...-ndersa une klithja e klithja nga mosfuqia te ndaloja
enderren, te ndaloja imazhin tend fotozhenik!Te ndaloja shikimin tend te pergjumur,-diku ne qeline e enderrave te Dashurise sone te Paemer!
Kurre s`pata forcen te te urreja, ndonse vetveten shpeshhere kam urryer
per dobesine e ndjenjes qe ushqej per TY!
Ty te kam ruajtur te paprekur ne kujtesen time;-si nje Engjell Krahebardhe
tek u buzeqesh diteve te mia te pafundme...Serish nje dite pa Ty...e sa te tjera ne vazhdim...!
-Te Dashuroj Shpirt, Te Dashuroj!Besome!


  Gjithsej 119 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.