Forumi Horizont Gjithsej 110 faqe: « E parė ... « 75 76 77 78 79 80 81 82 83 [84] 85 86 87 88 89 90 91 92 93 » ... E fundit »
Trego 110 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Edi Rama apo Ngjela (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1656)


Postuar nga 038Kosovari datė 06 Tetor 2003 - 10:15:

Post Duhet t'i japim rast me shume gjeneratave te reja

Pajtohem me ato qe thote Tirona4ever. E arritur e nje populli eshte kur nuk voton ne baza partiake, por di te vleresoje njeriun e duhur.

Nuk pajtohem me disa gjera qe thuhen ketu. Une qe nga 1995 shkoj ne Shqiperi. Nje gje shihet haptazi. Gjerat kane ndryshuar shume. Ndryshimet per te mire preken me dore cdo muaj ne krahasim me 3-4 vite me pare kur ishte e kunderta.

Sa per kurrupsion nuk di se kush mbeti pa vjedhur derisa ishte ne pushtet. Te njejtin problem e kemi edhe ne Kosove.

Po kthehem tek titulli i mesazhit. Pajtohem plotesisht me ato qe thote Iceman. Ka arsye te plote t'i urreje komunistet. Por me shume duhet t'i urreje shprehite komuniste (lexo: semundja e komunizmit e cila na mbeti "dhurate" nga e kaluara) sepse sistemi komunist ka vdekur njehere e pergjithmone ne Shqiperi dhe Kosove. Ngjela, sikurse shume te tjere qe e perjetuan kete regjim, ishte pjese e kesaj familje dhe mori mjaft infuzion nga regjimi i kaluar, jo pse ishte komunist, por i mbeti semundja sepse, pa vullnetin e tij, u mesua si te fyeje te tjeret, si t'i shoh vlerat si antivlera e njeqind te zeza tjera. Mos harroni! Edhe ne shtetet me demokratike fyerjet denohen kurse tek ne ndodh e kunderta, vetem sa avansohen.

Prandaj votoni per njerezit qe nuk vuajne nga kjo semundje ose qe nuk jane te infektuar nga ky virus i tmerrshem, pavaresisht se nga cili krah politik vijne, qofshin te majte apo te djathte...

Besoj se me kuptuat drejt...

Kosovari nga Prishtina


  Gjithsej 110 faqe: « E parė ... « 75 76 77 78 79 80 81 82 83 [84] 85 86 87 88 89 90 91 92 93 » ... E fundit »
Trego 110 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.