Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 13 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=295)
-- Fabula dhe Epitafe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18391)


Postuar nga Keni datė 07 Korrik 2011 - 03:04:

Fabula dhe Epitafe

PASQYRA DHE SHEMTIRA

Njė fytyrė e shėmtuar
Para pasqyrės kish qėndruar
Por kur pa ē’tregoi pasqyra
Ju shėmtua mė keq fytyra.

U inatos sa sytė i shqeu
Pėrplasi pasqyrėn dhe e theu
Dhe thoshte me veten e saj
Se pasqyra paskish faj

Njė tjetėr mori pėr tu parė
Por, o Zot, ēfarė paska ngjarė
Tė gjitha qėnkan gėnjeshtare
S’mė tregojnė tė bukur fare

“Do t’i thyej njė nga njė”
Por pa pritur dėgjoi njė zė
“Fajin nuk ta kemi ne
E ka fytyra qė ti ke
Ne tregojmė ashtu si je
Sepse s’dimė tė bėjmė hile
Tė gjitha mund tė na bėsh pėrshesh
Por gjithmon kėtė fytyrė do tė kesh”

Vlashi Fili15 shtator 2004


Postuar nga Keni datė 07 Korrik 2011 - 03:08:

GOMARI DHE SAMARI

Njė herė gomari
Ankohesh tek samari
“- Pėr mua as duan t’ia dinė
veē tek ty mirė duan tė rinė
Ti pėr mua s’do t’ia dish
Se mė vret e mė dėrmon
Veē me tėt zot mos e prish
Pa pėr mua as qė mendon
Dhe kur fajet i ke ti
Askush pėr mua s’do t’ia di
Shkopinjtė e shkelmat i ha unė
Unė e ha gjithmon drunė”
“- Po or vėlla nuk ke faj”
foli samari qetė qetė
“- Disa faje unė s’i laj
Kėshtu qėnka ndėrtuar kjo jetė”

Vlashi Fili 19 tetor 2004


Postuar nga Keni datė 07 Korrik 2011 - 13:12:

PESHKU DHE KAREMI

Peshku kishte kohė qė vinte vėrdallė
Kėrkonte pėr tė ngrėnė, uria e kish mare
U gėzua shumė kur pa pritur pa pėrballė
Njė krimb, qė si ushqim s’ka aspak tė sharė

U tur ta gllabėronte, por njė zė i foli
Krimbi me gjysėm shpirti, zė me zor i doli
“- Mos u gėnje me mua, tė drejtėn po tė them
Nuk jam krimb pėr ty, por jam njė karem”

E ku desh t’ia dinte, peshku ynė i ngratė
Njė krimb i majmė pėr tė ishte fat
Pa u menduar fare krimbin pėrlau
Ndjeu dhimbje therėse, nuk mori vesh se ē’ngjau

U pėrpėli me forcė, por veten s’mundi ta urrdhėrojė
Dikush e tėrhiqte para, dhimbje ndjente nė gojė
U mundua shumė si tė shpėtonte nga ky hall
Por nuk pati kohė, veē kur e pa veten mbi zall.

Vlashi Fili 25 prill 2005


Postuar nga Keni datė 07 Korrik 2011 - 13:17:

MIZA E KALIT

O, ho, ho, ē’gjeta rehat
Thoshte miza, nėn bisht tė kalit
Paskam qėnė mizė me fat
Tani them ja hodha hallit

Pa pritur kali bishtin ngriti
Pėr siguri ajo mė thellė u fut
Por pordha e tij nė tokė e vėrviti
E mė pas u mbyt nė m - -

Vlashi Fili 30 maj 2005


Postuar nga Keni datė 08 Korrik 2011 - 02:44:

KALI DHE GOMARI

Njė ditė pėr udhė u nis fshatari
Para tij kali, para kalit gomari
Dy tė parėt ngarkuar, i treti me fshikull nė dorė
Deshte tė nxitonte dhe i binte kalit tė gjorė
Megjithėse hante drurin, kali nuk shpejtonte
Sepse me turinj, bythėt e gomarit takonte
Se ē’po ndodhte prapa, gomari s’desh t’ia dinte
Ecte nė qef tė vet e rrugė kalit s’i linte
Kali s’duroi gjatė se shpirti ju kėput
U kėthye nga i zoti e i foli me zė tė butė
“Si mund tė shpejtojė kur para kam gomarė
Rrenditjen qė ke bėrė, mirė nuk e ke parė
Vėmė mua nė krye po deshe tė nxitosh
Pastaj ngacmo gomarė qė kohėn tė fitosh”
Sė fundi mėsimin qė nxjerim nga kjo pėrrallė
Nė kėtė udhėtim me kalė e me gomarė
Nė qoftė se do lider, mos vėr njė gomarė
Po qe se nuk del vetė, tė paktėn vėr njė kalė.

Vlashi Fili 30 prill 2006


Postuar nga Keni datė 08 Korrik 2011 - 02:50:

GOMARI MBRET

Nė zgjedhjet e fundit
Pėr tė caktuar tė parė
Kuvendi i pyllit
Na zgjodhi gomarė.

“Tė zbatohet rotacioni
Kjo ėshtė demokraci
Ndryshe nuk zhduket korrupsioni”
Tha nė propozimin e tij
Elefandi i madh
Pa u nxituar e me qetėsi

Kafshėt me vėmendje e dėgjuan
I tillė mbret nuk ishte parė
Pastaj me shumicė e aprovuan
Dhe nė fron hipi njė gomar

Sapo mbreti i ri filloi tė kapardisej
Zuri tė mendoj pėr korrupsionin
Gangrena e luanit mbret, tė mos pėrsėritej
Nė pyll, qetėsia e paqa tė mbretėronin.

Thirri luanin nė rezidencėn e vet
E i foli i krekosur si mbret:
“Qė sot e tutje mė nuk do tė shqyesh
Me gjakun e tė tjerėve s’duhet tė pėrlyesh”

Qeshi me tė madhe luani krenar
Dhėmbėt i skėrmiti mbretit gomar
U trėmb gomari sapo pa dhėmbėt
Harroi qė ishte mbret, iu drridhėn kėmbėt.

Mė pas nė raport thėrriti me radhė
Ujkun, ēakallin, dhelprėn e derrin
Por asnjė nuk bindi. Si t’ia bėnte vallė?
Tė zhdukte korrupsionin, tė ruante nderin


Kėshtu jeta nė pyll nuk u prish
Me mbretin gomar
Disa ushqeheshin me mish
Tė tjerėt me frikė nė zemėr
Hanin gjethe e bar.

U mblodhėn kafshėt pėrsėri nė kuvend
Tė zgjidhnin mbretin e ri
Tė bindur nuk ishin pėr kėrkėnd
Qė korrupsion s’do tė kishte pėrsėri

“Tė dėgjojmė njė herė gomarin
Foli elefandi qetė - qetė
Mendim tė na japė pėr tė parin
Se pėrvojė fitoi nė kėta vjetė”

U ngrit gomari i verdhė dyll
“Kėdo qė tė zgjedhim nė atė fron
Nuk mund tė ndryshojė jetėn nė kėtė pyll
Askush korrupsionin dot s’e ndalon
Sepse njė palė skėrmitin dhėmbėt
Kurse palės tjetėr i drridhen kėmbėt”

Vlashi Fili 24 Shtator 2007


Postuar nga Keni datė 08 Korrik 2011 - 02:56:

MBLEDHJE PA BEREQET

Nė njė miting tė madh
Nė bregun e detit
U mblodhėn njė herė
Kafshėt dhe peshqit

U ishte futur nė kokė
Mendim me shumė bujė
Si kafshėve nė tokė
Ashtu dhe peshqėve nė ujė

Kėrcente pėrpjetė
Njė peshk bakallarė
“Pėrse nė kėtė jetė
Tė jetojmė tė ndarė?”

E pėrkrau peshkun
Njė tjetėr trutharė
Nga kafshėt e tokės
Me emrin gomar

“Nuk do tė ishte keq”
Mendonte njė balenė
Tė njėjtin mendim
kish njė peshkaqen.

“Mė tepėr do hamė
Ushqimi do jet lumė
S’do kemi nevojė
qė tė lodhemi shumė”

Pėr tė njėjtin hall
Mendonin nė anėn tjetėr
Njė ujk e njė ēakall
Dhe njė luan i vjetėr


Rahėn e rahėn
Ujin nė havanė
Peshqit kėtej
Kafshėt nė tjetėr anė.

Kur u lodhėn sė foluri
Qė tė bashkjetonin
Njė peshk i moēėm
Bėrtiti qė ta dėgjonin

“Ē’ėshtė kjo qė bėni
A jeni nė vete
Lėrini ata nė tokė
E ne tė qetė ndėr dete

Shikoni si llomotisni
Si flisni tė tėrė
Vėllezėrit tanė nė ujė
Kurse kafshėt nė rėrė.

Ju rroni dot nė tokė?
Po kafshėt tek ne nė det?
Mblidhni ment nė kokė
Dhe vazhdoni jetėn tė qetė

Lėrini ata ku janė
E ne kėtu ku jemi
Ata tek ne s’kanė ē’tė hanė
E ne tek ta dot s’vemi”

Fjala e tij zuri vend
Tek tė gjithė nė tė dy anė
Pastaj me kokė ulur
Tė dy palėt u ndanė

Qysh nga ajo kohė
Peshqit nė ujė jetojnė
Kurse kafshėt nė tokė
Dimėr e verė kalojnė.

Vlashi Fili Janar 2008


Postuar nga Keni datė 08 Korrik 2011 - 03:00:

TRUMCAKU DHE PAPAGALLI

Njė trumcak fluturim
Nguli kthetrat nė dritare
Matanė xhamit gjithė gėzim
Papagalli foli ashiqare

“Asnjė pėndė s’paske tė bukur
Shih tek mua sa ngjyra ka
Me siguri nuk je i lumtur
Kur mė sheh mua gjithė sevda”

“Eh, mor papagall i ngratė
S’e dua bukurinė qė ke ti
Ndaj teje them se jam me fat
Kam atė qė i thonė “Liri”.

Rahu krahėt e fluturoi
E la papun me pėndė nė gojė .

Vlashi Fili Prill 2008


Postuar nga Fajtori datė 08 Korrik 2011 - 04:46:

Shume te bukura. Ate Kali dhe Gomari kisha pershtypjen se e kisha lexuar me pare, ndoshta Dritero Agolli ka nje poezi te ngjashme.


Postuar nga kurt datė 08 Korrik 2011 - 08:33:

yep. them se emri gomar tingellon me lezetshem ne shqip se n cdo gjuhe tjeter ne bote


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 13 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.