Forumi Horizont Gjithsej 12 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 117 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS. Elbasani (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2263)


Postuar nga i_lire datė 22 Shtator 2003 - 07:05:

KS. Elbasani

Elbasani mundėsia mė e mirė pėr tė shprehur cilėsitė e tij.
Portieri shkodran Arjon Mustafa ndonėse ka vetėm opak ditė nė kampin portokalli ėshtė pėrhtatur mjaft mirė dhe beson se tashmė ka njė mundėsi tė shkėlqyer pėr tė shpalosur cilėsitė dhe vlerat e tij mė tė mira.

Pėrballja e rradhės pėr portokallinjtė do tė jetė me kuqeblutė e Vllaznisė dhe natyrshėm emocionet janė tė pranishme tek portieri shkodran. Problemt qė kalon Vllaznia dhe pėr mė tepėr forma optimale e portokallinjve krijojnė tė gjitha premisat pėr njė tjetėr rezultat pozitiv tė skuadrės qė drejtohet nga trajneri Astrit Sejdini


Postuar nga qershor13 datė 22 Shtator 2003 - 08:41:

Njė nga futbollistėt me pėrvojė tė Elbasanit beson te fitorja pėrballė peqinasve
Osmani: Do ta kalojmė me sukses Shkumbinin

Nė kampin e portokallinjve ka disa ditė qė po zhvillohen pėrgatitje serioze pėr tė luajtur njė ndeshje tė bukur dhe sa mė rezultative ndaj Shkumbinit. Kėtė tė shtunė, Elbasani do tė ndeshet nė fushėn e stadiumit "Ruzhdi Bizhuta" me ekipin peqinas dhe dėshira e elbasanasve ėshtė qė tė sigurojnė tripikėshin. Oltion Osmani, njė nga titullarėt e Elbasanit, e mendon mjaft delikat kėtė takim. Ai, si ish-lojtar i Shkumbinit, e vlerėson forcėn e peqinasve, por mendon se Elbasani ėshtė mė i fortė dhe duhet tė triumfojė nė fund tė takimit.

- Tė shtunėn, pėrballė Elbasanit, do tė jetė Shkumbini. Si e parashikoni kėtė takim "derbi"?
- Pėrballjet me Shkumbinin e Peqinit janė kthyer nė takime tė traditės. Nga ekipit ynė janė duke u marrė tė gjithė masat pėr tė zhvilluar njė ndeshje tė bukur pėrballė sportdashėsve tanė. Besoj se takimi, nisur nga pretendimet qė kanė tė dy ekipet, do tė ketė nivel tė kėnaqshėm. Shpresoj qė t'u dhurojmė spektatorėve njė futboll tė pėlqyeshėm dhe fitoren.
- Ndėrsa Shkumbini nuk ka arritur ende ndonjė rezultat pozitiv, Elbasani i ka bėrė njė nisje tė mirė kampionatit...
- Gjendja e Shkumbinit nė fundin e renditjes, nė kėtė fillim kampionati, nuk do tė thotė se ky ekip ėshtė i dobėt dhe pa pretendime. Pėrkundrazi, unė mendoj se Shkumbini ėshtė ekip i fortė dhe sė fundi ėshtė kompletuar me futbollistė cilėsorė. Megjithatė, ne do tė pėrpiqemi ta ruajmė ecurinė pozitive dhe tė shėnojmė njė tjetėr fitore nė fushėn tonė.
- Nė dy takimet e para, Elbasani ka rėnė nė sy pėr lojėn me gabime nė mbrojtje. A ka ndryshime nė kėtė drejtim?
- Me thėnė tė drejtėn, reparti i mbrojtjes nuk ėshtė paraqitur nė nivelin e duhur. Kuptohet, me kalimin e dy javėve tė para, janė bėrė pėrmirėsime tė dukshme nė lojėn mbrojtėse. Gabimet e bėra nė mbrojtje nuk kanė ardhur vetėm si pasojė e lojės jo tė mirė tė futbollistėve mbrojtės, por edhe nga niveli jo i kėnaqshėm i skuadrės nė kompleks. Nė seancat stėrvitore tė ditėve tė fundit, pėrmirėsimet janė tė dukshme dhe nė ndeshjen me Shkumbinin mbrojtja do tė pėrpiqet ta pėrballojė me sukses sulmin e kundėrshtarėve.
- Atėherė, a ėshtė nė gjendje Elbasani tė arrijė njė fitore ndaj Shkumbinit?
- Besoj se me punėn qė ėshtė bėrė dhe gjendjen qė ka ekipi, mund tė arrijmė njė fitore tė ēmuar ndaj Shkumbinit. Ne jo vetėm nuk e kemi nėnvlerėsuar forcėn e kundėrshtarit, por po pėrpiqemi tė arrijmė formėn mė tė mirė si skuadėr. Si ish-futbollist i Shkumbinit, e njoh forcėn e kėsaj skuadre dhe jam i angazhuar nė maksimum, sė bashku me futbollistėt e tjerė, qė tė luaj qartė e pa gabime.

----------------------------/////////////---------------------------

Elbasani stėrvitet jashtė "Ruzhdi Bizhutės"
Ekipi i futbollit Elbasani edhe tė martėn nuk ėshtė stėrvitur nė fushėn e stadiumit "Ruzhdi Bizhuta". Pėrkeqėsimi i motit dhe shirat e shumtė tė rėnė nė ditėt e para tė kėsaj jave i kanė detyruar drejtuesit e klubit qė ta zhvendosin stėrvitjen e Elbasanit nė terrene tė tjera sportive, me qėllim ruajtjen e fushės sė stadiumit. Tė martėn, portokallinjtė, tė dyja seancat stėrvitore i kanė zhvilluar larg stadiumit. Paradite, futbollistėt kanė kryer njė seancė tė shkurtėr stėrvitore nė ambientet e parkut "Rinia" nė periferi tė qytetit. Lojtarėt kanė bėrė njė kros disaminutėsh, si fillim, mė pas kanė bėrė njė stėrvitje tė karakterit atletik. Pasdite, skuadra ėshtė stėrvitur nė fushėn sportive "Shefqet Lamēe". Trajneri Sejdini, nė kėtė seancė e ka pėrqendruar stėrvitjen nė kryerjen e ushtrimeve tė karakterit taktik dhe nė aerobi. Pjesėmarrja nė seancat stėrvitore ka qenė e plotė, me pėrjashtim tė mesfushorit Hajdari, i cili ėshtė i dėmtuar.


Postuar nga qershor13 datė 22 Shtator 2003 - 08:46:

Kapiteni i Elbasanit kėrkon tė mbushė "Ruzhdi Bizhutėn" pėr ndeshjen "derbi" me Shkumbinin
Stojku: Tė shtunėn dua pėrkrahjen e tifozėve

Kapiteni i Elbasanit, Gentian Stojku, ėshtė njė ndėr futbollistėt mė optimistė nė radhėt e portokallinjve, nė prag tė sfidės me Shkumbinin. "Skuadra jonė ėshtė nė formėn mė tė mirė tė saj, qė nga fillimi i kėtij kampionati, dhe tė shtunėn do t'u dhurojė spektakėl tifozėve qė do ta ndjekin ndeshjen Elbasani-Shkumbini nė shkallėt e "Ruzhdi Bizhutės",- shprehet sulmuesi i shquar i portokallinjve. Pėr fatin e mirė tė Elbasanit, tė gjithė futbollistėt janė nė njė gjendje tė mirė, si nė aspektin psikologjik, edhe nė atė fiziko-teknik. Trajnerėt Sejdini-Poloska i kanė kushtuar vėmendje eliminimit tė boshllėqeve tė konstatuara nė dy ndeshjet e para. Me gjithė kushtet jo tė favorshme tė motit, ditėt e fundit ekipi i Elbasanit ėshtė stėrvitur normalisht. Synimi i portokallinjve nė ndeshjen me Shkumbinin do tė jetė arritja e njė fitoreje nėpėrmjet njė loje sulmuese.
Kapiteni Stojku, i cili luan nė vijėn e sulmit sė bashku me Memellin, ka bindjen se do tė shėnojė nė portėn e Shkumbinit. "Objektivi i vetėm i Elbasanit,- sipas kapitenit,- do tė jetė vetėm fitorja. Ne jemi tė ndėrgjegjshėm qė do tė luajmė ndaj njė kundėrshtari tė pėrgatitur, tė cilin e kemi vlerėsuar seriozisht. Nė kėtė ndeshje shpresojmė qė tė kemi mbėshtetjen edhe tė sportdashėsve. Skuadra pret njė pėrkrahje mė tė madhe nga ana e tifozėve dhe u premton atyre njė lojė tė bukur dhe rezultative." Ndeshja e sė shtunės, midis Elbasanit dhe Shkumbinit, do tė tregojė nivelin nė tė cilin ėshtė ngjitur loja e portokallinjve nė kėto dy javė pushim tė kampionatit.


------------------------------////////////////----------------------

"Akileda", strehė e "jabanxhinjve"
Hotel-restorant "Akileda", nė periferi tė qytetit tė Elbasanit, ėshtė kthyer nė shtėpi tė dytė pėr futbollistėt "jabanxhinj" qė luajnė pėr ngjyrat e portokallinjve nė kėtė edicion futbollistik. Janė pesė futbollistė, dy prej tė cilėve tė huaj, ata qė sivjet luajnė pėr Elbasanin, tė cilėt "jetojnė nė "Akileda" nė kushte mjaft komode. Dy afrikanėt Ablade, Ayegba si dhe portieri Mustafa, mbrojtėsi Brahja sė bashku me sulmuesin Memelli, janė pjesėtarėt e "familjes" sė re tė portokallinjve qė qėndrojnė sė bashku nė "Akileda". Futbollistėt e Elbasanit, tė gjithė tė rreshtuar pėr herė tė parė te ky ekip gjatė kėtij kampionati, ndihen tė kėnaqur pėr kushtet e afruara dhe janė ndėr futbollistėt kryesorė tė kampit elbasanas nė sezonin e ri futbollistik.


Postuar nga qershor13 datė 22 Shtator 2003 - 09:12:

Kumuria u "zgjidh" gjuhėn trajnerėve
Vitet e fundit, komunikimi i gazetarėve tė medias sė shkruar dhe asaj elektronike me trajnerėt qė kanė drejtuar ekipin e futbollit Elbasani thuajse ka qenė i pamundur. Shumica e trajnerėve kanė bėrė "memecin" pėrpara gazetarėve, ose nė ndonjė rast edhe "tė fortin". Me gjithė kėmbėnguljen e gazetarėve, vetėm pėr njė periudhė tė shkurtėr sezonin e kaluar, njėri nga trajnerėt e Elbasanit ka qenė i gatshėm pėr tė komunikuar me ta. Me fillimin e kėtij kampionati, trajnerėt aktualė filluan tė sillen si tė gjithė paraardhėsit e tyre. Edhe pse kjo duket disi e pamoralshme pėrballė opinionit sportiv, sportdashėsit elbasanas dhe tė tjerė shumė rrallė kanė pasur fatin tė lexojnė mendimet e shprehura prej tyre. Tė ndodhur pėrballė presionit tė vazhdueshėm tė lexuesve tė shtypit sportiv, gazetarėt e mediave tė ndryshme gjatė kėsaj jave kėrkuan ndėrhyrjen e financuesve tė ekipit tė futbollit pėr t'ua "zgjidhur" gjuhėn trajnerėve tė Elbasanit. Pėrpara gazetarėve sportivė, dyshja Astrit Sejdini dhe Gjergji Poloska, qė nga koha e marrjes sė drejtimit tė Elbasanit, nuk ka qenė e predispozuar pėr tė prezantuar punėn e kryer deri tani. Por kėtė javė, presidenti i Elbasanit, Refik Kumuria, ėshtė shprehur se me ndėrhyrjen e tij kjo ēėshtje do tė jetė zgjidhur pėrfundimisht. Ai e ka mohuar deklaratėn e trajnerėve, qė ata janė urdhėruar qė tė mos komunikojnė me mediat. Sipas Kumurisė, trajnerėt do tė komunikojnė normalisht me gazetarėt, por pėr t'u bėrė sa mė institucional ky komunikim, njė nga drejtuesit e ekipit do tė jetė i disponueshėm nė ēdo kohė dhe pėr ēdo problem. Po kėshtu, trajneri i ekipit ėshtė i detyruar qė tė japė deklarata pėrpara medias sė shkruar dhe asaj elektronike pas ēdo ndeshjeje zyrtare.

-----------------------/////////////////----------------------

Mustafa: Tė shtunėn, prova e parė
Arion Mustafa ėshtė portieri i ri qė do tė mbrojė portėn e Elbasanit qė nga kjo javė. Nė dy ndeshjet e para, nė kėtė rol u aktivizua 21-vjeēari Spartak Gogunja, por trajneri Sejdini kėmbėnguli pėr ta zėvendėsuar me njė portier mė me eksperiencė. Aftėsitė dhe cilėsitė e Arion Mustafės janė vlerėsuar si garanci mė e madhe sesa ato tė paraardhėsve tė tij. Mustafa ka hyrė nė javėn e tretė tė stėrvitjes sė tij me Elbasanin. Shtatlartėsia e Mustafės dhe shkathtėsia nė ndėrhyrjet energjike do ta mbrojnė portėn e portokallinjve sivjet nga pėsimi i gpolave mė shumė sesa nė edicionet e tjera. Ndaj Shkumbinit, Mustafa do tė zhvillojė provėn e parė me fanellėn e portokallinjve. Tė gjithė i urojnė fat me Elbasanin dhe sa mė pak gola nė kuadratin e mbrojtur prej tij.


Postuar nga qershor13 datė 22 Shtator 2003 - 12:30:

Elbasani mundėsia mė e mirė pėr tė shprehur cilėsitė e tij.

Portieri shkodran Arjon Mustafa ndonėse ka vetėm pak ditė nė kampin portokalli ėshtė pėrhtatur mjaft mirė dhe beson se tashmė ka njė mundėsi tė shkėlqyer pėr tė shpalosur cilėsitė dhe vlerat e tij mė tė mira.Pėrballja e rradhės pėr portokallinjtė do tė jetė me kuqeblutė e Vllaznisė dhe natyrshėm emocionet janė tė pranishme tek portieri shkodran.Problemt qė kalon Vllaznia dhe pėr mė tepėr forma optimale e portokallinjve krijojnė tė gjitha premisat pėr njė tjetėr rezultat pozitiv tė skuadrės qė drejtohet nga trajneri Astrit Sejdini.


Postuar nga i_lire datė 28 Shtator 2003 - 20:49:

Elbasani 0-0 Partizani

Takimi Elbasani-Partizani ėshtė mbyllur nė barazim pa gola, megjithėse loja ėshtė zhvilluar me rivalitet tė plotė, nga fillimi deri nė fundin e 90 minutave. Vendėsit e kanė kėrkuar golin e epėrsisė qė nė fillim, por mbrojtja e Partizanit ėshtė treguar mjaft e sigurt teksa ka neutralizuar disa sulme tė shpejta e tė rrezikshme nė portėn e Nallbanit.

Nė minutėn e 8-tė, Memelli ka qenė fare pranė golit, por nuk ka qenė i saktė nė goditjen e tij nė drejtim tė kuadratit tė portės sė Partizanit. Miqtė kanė reaguar shpejt me anė tė Klodian Duros dhe Imerajt, por pa arritur ta mposhtin Mustafėn. Vendėsit janė mė tė qartė nė lojė dhe rrezikojnė shpesh. Memelli e Stojku i krijojnė probleme mbrojtjes kundėrshtare. Shpeshherė miqtė reagojnė me nervozizėm ndaj futbollistėve elbasanas. I tillė ėshtė edhe rasti i minutės sė 37-tė, kur gjyqtari Janku largon nga fusha e lojės me karton tė kuq Ndrekėn e Partizanit. Sidoqoftė, portokallinjtė, edhe pse nė epėrsi numerike ndaj Partizanit, nuk arrijnė ta dominojė lojėn. Loja zhvillohet thuajse e barabartė deri nė mbyllje tė pjesės sė parė. Pas pushimit elbasanasit bėjnė tė gjitha pėrpjekjet pėr tė shėnuar, por nė disa raste tė pastra pėr gol sulmuesit Stojku-Memelli nuk arrijnė ta pėrcjellin topin nė kuadratin e Nallbanit, i cili tregon aftėsitė e shkėlqyera tė tij. Sportdashėsit e shumtė elbasanas tė pranishėm nė "Ruzhdi Bizhuta" e kanė pritur me padurim golin, por ai ka munguar. Elbasani ishte shumė pranė fitores. Nga ana tjetėr, Partizani arriti tė kundėrpėrgjigjej rrezikshėm, duke dashur tė pėrfitojė nga ndonjė gabim i mbrojtjes vendėse. Me gjithė pėrpjekjet e Duros, tė kuqtė nuk arritėn tė shkojnė mė tej se barazimi, rezultat ky i pranueshėm pėr tė dyja ekipet. Thanė pas ndeshjes Astrit Sejdini, trajner i Elbasanit: "Prisnim njė fitore nė kėtė ndeshje, por, sikurse u pa, ngarkesa e madhe psikologjike i frenoi futbollistėt qė tė dilnin nė lojėn karakteristike tė tyre. Jam i pakėnaqur pėr nivelin qė treguan disa lojtarė nė disa momente tė ndeshjes, sepse dolėn jashtė detyrave qė u ishin ngarkuar. Pėrballė kishim njė ekip tė fortė si Partizani, qė ka pretendime pėr titullin. Formėn optimale sportive, ekipi i Elbasanit, me sa po tregon nė ndeshjet e deritanishme, mund ta arrijė vetėm nė fund tė kėsaj faze. Ilir Spahiu, trajner i Partizanit: "Falėnderoj tifozerinė e Elbasanit pėr atmosferėn e shkėlqyer qė krijoi nė stadium. Korrektėsia e tyre u dha mundėsi skuadrave tė luanin mirė. Mė pėlqeu ekipi i Sejdinit. Elbasani na krijoi situata tė vėshtira nė kėtė ndeshje. Nga ekipi im jam i kėnaqur deri-diku. Ardhja e Klodian Duros e ka ndryshuar tempin e lojės sė Partizanit, por qė veprimet e tij tė jenė harmonike me lojėn e skuadrės, duhet ende kohė. Nė ndeshjet e ardhshme, patjetėr qė na duhen fitoret. Humbja e dy pikėve nė "Ruzhdi Bizhuta" ėshtė shumė pėr ne". Tė veēanta - Pėr herė tė parė pas viteve '90, stadiumi "Ruzhdi Bizhuta" ka qenė i tejmbushur me spektatorė. - Emra tė shquar tė futbollit shqiptar kanė qenė tė pranishėm dje, nė Elbasan, pėr tė ndjekur ndeshjen Elbasani-Partizani. Midis tyre binin nė sy Panajot Pano, Miēo Papadhopulli etj.


Postuar nga qershor13 datė 29 Shtator 2003 - 15:55:

Mesfushori veteran i portokallinjve thotė se skuadra e tij e ka dominuar ndeshjen me Partizanin
Shahini: Elbasanit i mungoi vetėm fati


Ekipi i Elbasanit, me gjithė volumin e madh tė lojės qė zhvilloi nė ndeshjen me Partizanin, nuk shkoi mė tej se barazimi. Portokallinjtė, megjithėse morėn vetėm njė pikė nė kėtė ndeshje, mbetėn sėrish nė vendin e pestė tė renditjes sė pėrgjithshme tė kėtij fillimkampionati. Mirėpo ky rezultat nuk i kėnaq shumė pretendimet e elbasanasve. Sipas mesfushorit veteran portokalli, Kastriot Shahini, loja e skuadrės sė tij nė ndeshjen me Partizanin ka qenė e pėlqyeshme, por nuk ka pasur brenda edhe fatin, nganjėherė vendimtar nė njė ndeshje futbolli. Shahini thekson se tė gjithė futbollistėt u pėrpoqėn tė ēliroheshin nga emocionet e forta, tė cilat i kishin mbėrthyer nė kėtė ndeshje, por kjo qe mjaft e vėshtirė. "Pėrgjegjėsia pėr tė luajtur saktė nė ēdo sektor tė fushės dhe pėrpjekjet pėr tė realizuar nė portėn kundėrshtare, nuk i lanė futbollistėt tė dilnin nė lojėn e tyre dhe tė konkludonin nė ato raste qė na u krijuan. Ne u pėrpoqėm ta godasim shpejt kundėrshtarin, por kjo mbeti kryesisht tentativė, deri nė mbyllje tė ndeshjes, sepse koordinimi i veprimeve mes reparteve nuk bėhej nė kohėn e duhur. Nga ana tjetėr, sulmi ynė i fuqishėm, i pėrbėrė nga dyshja Stojku-Memelli, hasi nė njė mbrojtje tepėr solide tė Partizanit. Megjithatė, rivaliteti qė e karakterizoi kėtė ndeshje e justifikoi interesimin e jashtėzakonshėm tė tifozerisė, qė e kishte tejmbushur stadiumin "Ruzhdi Bizhuta". Natyrisht, mungesa e golit nuk i ngrohu aq sa pritej spektatorėt e zjarrtė elbasanas. Iu afruam disa herė golit, por fati nuk deshi qė tė shėnonim nė kėtė ndeshje. Ndoshta mund ta kishim shėnuar njė gol, nėse gjyqtari Janku do tė tregohej i vėmendshėm nga fundi i lojės dhe tė jepte njė penallti, sepse Memelli u pengua nė mėnyrė jo tė rregullt nė zonėn e Partizanit." Mė tej, duke folur pėr lojėn e Elbasanit nė kėtė ndeshje, Shahini shton: "Nė fakt, ne kishim epėrsi numerike ndaj Partizanit, sepse, qysh nga minuta e 37-tė Ndreka u pėrjashtua nga loja me tė kuqe. Sidoqoftė, nuk arritėm ta shfrytėzonim kėtė favor nė tė mirė tė rezultatit. Ky ėshtė njė tregues jo i mirė i gjendjes sė Elbasanit. U bėnė dy ndeshje radhazi qė ky ekip luan ndaj kundėrshtarėve duke pasur epėrsi numerike nė fushėn e lojės, por pa e shfrytėzuar dot kėtė privilegj." Pėr mesfushorin Shahini, barazimi i arritur nė ndeshjen me Partizanin ėshtė njė rezultat i kėnaqshėm, po tė merren parasysh vlerat dhe forca e kundėrshtarit. "Elbasani, vėrtet mund tė mos ketė dhėnė atė qė pritej ndaj tė kuqve, duke treguar se kanė ende pėr tė bėrė nė tė ardhmen, megjithatė, kam shumė besim se shumė shpejt do t'u rikthehemi fitoreve. Rėndėsi ka fakti qė nė kėtė kampionat Elbasani po shkon drejt pėrmirėsimit tė lojėrave tė tij," - e mbyll mendimin e tij mesfushori portokalli Shahini.


Postuar nga qershor13 datė 30 Shtator 2003 - 15:02:

Mungesėn e golave nė dy ndeshjet e fundit kapiteni ia "faturon" edhe meritės sė kundėrshtarėve
Stojku: Elbasani do t'u rikthehet fitoreve


Nė pesė javėt e para tė kampionatit, Elbasani ka arritur tė fitojė dy ndeshje, tė barazojė po kaq dhe tė humbasė njė herė jashtė fushe. Me 8 pikėt e grumbulluara gjatė kėtyre ndeshjeve, portokallinjtė janė ngjitur nė vendin e pestė tė renditjes sė pėrgjithshme, duke pasur njė golaverazh pozitiv. Sulmuesi i shquar Gentian Stojku, i cili ėshtė njėkohėsisht edhe kapiten i Elbasanit, mendon se skuadra e tij mund tė kishte grumbulluar mė shumė pikė, nėse ai, bashkė me shokėt e tjerė, do tė ishte treguar mė i kujdesshėm. Stojku thotė se, nė dy ndeshjet e fundit, portokallinjtė i kanė pasur mundėsitė tė marrin mė shumė. Gjithsesi, pas humbjes me Vllazninė nė Shkodėr dhe barazimit me Partizanin tė shtunėn e fundit nė "Ruzhdi Bizhuta", duket sikur Elbasani i ka "harruar" fitoret. Mirėpo nuk ėshtė i kėtij mendimi kapiteni Stojku, i cili gjykon: "Elbasani do tė rikthehet shumė shpejt te fitorja, ndoshta qė kėtė javė."
Mė tej, Stojku shprehet se, qysh nė fillimjavė, skuadra ka nisur pėrgatitjet pėr ndeshjen me Teutėn. "Kjo ndeshje, pėr Elbasanin ėshtė ndėr mė tė vėshtirat, jo vetėm pėr faktin se do tė luhet jashtė fushe, por sepse durrsakėt kanė njė skuadėr mjaft cilėsore dhe janė tė pozicionuar nė kreun e tabelės me shumė meritė," - shton kapiteni portokalli. Nė fakt, dėmtimet e pėsuara nė dy javėt e fundit nga disa futbollistė tė Elbasanit kanė sjellė efekt negativ nė rezultatin e ndeshjeve. Fatmirėsisht, kjo javė e gjen tė shėndoshė skuadrėn portokalli. Edhe lojtari i fundit i dėmtuar, mbrojtėsi Taulant Bakiu, thuajse ėshtė riaftėsuar plotėsisht. Pėr drejtuesit e Elbasanit, ndeshja e mesjavės, e vlefshme pėr turin e dytė tė kupės, me Devollin, do tė shėrbejė si test i gjendjes reale tė skuadrės. I tė njėjtit mendim ėshtė edhe Stojku. Sipas tij, skuadra do tė bėjė gjithēka nė stėrvitjen e javės, pėr tė eliminuar mangėsitė e evidentuara nė ndeshjet e fundit. "Mungesa e golit pėr Elbasanin nė dy ndeshjet e fundit nuk vjen si pasojė e lojės sonė tė dobėt, por ėshtė edhe meritė e kundėrshtarėve. Ndoshta forma jo shumė e mirė e skuadrės, pėr shkak tė dėmtimeve, ka ndikuar disi negativisht edhe nė rezultat," - mendon Stojku. Sidoqoftė, ai ėshtė optimist pėr tė ardhmen, teksa deklaron: "Tre golave qė kam shėnuar deri tani do t'u shtoj edhe shumė tė tjerė nė ndeshjet e ardhshme. Tė gjithė jemi tė predispozuar pėr tė mos neglizhuar nė asnjė ndeshje gjatė kėtij kampionati. E dimė se pėrpara na pret njė garė mjaft e vėshtirė, por do tė punojmė fort nė stėrvitje pėr tė rezistuar si duhet deri nė mbyllje tė saj.


Postuar nga i_lire datė 10 Tetor 2003 - 19:27:

ELBASANI-DINAMO 0-1

Elbasani vazhdon tė mos fitojė qė prej katėr javėsh, si brenda fushės sė tij, nė stadiumin "Ruzhdi Bizhuta", ashtu edhe jashtė tij. Dje, portokallinjtė janė mundur nga Dinamoja brenda nė shtėpinė e tyre dhe kanė zbritur disa shkallė nė renditjen e aktuale tė kampionatit. Madje Elbasani mund tė kishte humbur edhe mė thellė ndaj Dinamos, nėse sulmuesit kundėrshtarė do tė ishin treguar mė tė saktė nė disa prej aksioneve tė rrezikshme tė tyre. Vendėsit kėmbėngulėn ta fitonin kėtė ndeshje, por ndeshėn nė njė Dinamo tepėr tė saktė nė lojėn e saj. Pas njė fillimi mė tė mirė pėr vendėsit, miqtė dolėn nė lojėn e tyre. Me kalimin e minutave, loja e portokallinjve u zbeh pėrballė kundėrsulmeve tė shpejta e tė rrezikshme tė dinamovitėve. Mustafa u bė shpėtimtar i portės sė Elbasanit, nė 3-4 raste gjatė pjesės sė parė, ndėrkohė qė mbrojtja lejoi hapėsira tė lira pėr sulmuesit e Dinamos. Nga fundi i pjesės sė parė, te skuadra e Elbasanit filluan tė duken edhe shenjat e lodhjes fizike, tė cilat, nė pjesėn e dytė, u bėnė tė dukshme edhe te futbollistėt titullarė. Nė minutėn e 57-tė, miqtė, me anė tė Ziambos, shėnojnė golin e avantazhit me shumė lehtėsi. Mustafa nuk ka asnjė mundėsi pėr ta shmangur golin nė portėn e tij. Vendėsit pėrpiqen tė reagojnė, pėr ta baraspeshuar lojėn, por nuk kanė saktėsi nė veprime. Dinamovitėt, me anė tė Qorrit, rrezikojnė pėrsėri dhe mund ta kishin dyfishuar rezultatin. Dyshja sulmuese elbasanase Stojku-Memelli nuk arriti ta vėrė nė provė portierin mik, sidomos nė pjesėn e dytė. Vetėm afrikani Ablade bėri pėrpjekje pėr tė ndėrtuar disa aksione pėr Elbasanin, por kundėrshtari, i cili prezantoi nivel tė mirė nė kėtė ndeshje, nuk i la hapėsira. Sportdashėsit vendės u larguan tė zhgėnjyer nga loja e skuadrės sė tyre tė zemrės, e cila, qė prej disa javėsh, nuk shėnon fitore.

Tė veēanta
- Me gjithė shiun e dėndur qė e shoqėroi takimin Elbasani-Dinamo, rreth 5 mijė sportdashės e kanė ndjekur atė nga fillimi deri nė fund.
- Presidenti Kumuria, i mėrzitur nga humbja e skuadrės sė tij, ėshtė larguar nga stadiumi pa mbaruar ende takimi.

Thanė pas ndeshjes:
Sulejman Demollari, trajner i Dinamos:
"Mė vjen mirė qė ekipi qė unė drejtoj arriti ta fitonte kėtė ndeshje. Dinamoja ėshtė njė ekip qė ka kualitete dhe do tė ecė pėrpara. Sidoqoftė, nė "Ruzhdi Bizhuta", ajo nuk dha maksimumin. Mund tė them se futbollistėt e mi dhanė maksimumin e tyre ndaj Elbasanit vetėm sepse realizuan objektivin. Lufta sportive nė kėtė ndeshje qe e fortė dhe mendoj se fitorja qe e merituar pėr Dinamon. Kundėrshtari mori atė qė dha nė fushė gjatė kėtij takimi."

Astrit Sejdini, trajner i Elbasanit: Nuk u prononcua pėr shtypin.

Sjell per Forumin Horizont nga AlbJuve


Postuar nga qershor13 datė 14 Tetor 2003 - 17:41:

Shahini: Tė nxjerrim mėsime nga humbjet

"Nuk e meritojmė tė mbetemi vendnumėro nė renditjen e pėrgjithshme, apo tė zbresim mė poshtė, sepse jemi ekip me futbollistė cilėsorė," - u shpreh dje pėr "Sporti shqiptar" Kastriot Shahini, njė nga veteranėt e Elbasanit. Ai i konsideron dėshtime tė portokallinjve ndeshjet e javėve tė fundit, por kjo s'do tė thotė se ėshtė bėrė hataja. "Nga kėto humbje duhet tė nxjerrim mėsimet e duhura pėr tė ardhmen. Nėse nuk e bėjmė kėtė, edhe pse mund tė ndryshojė diēka nė stafin drejtues, mund t'i shtojmė rezultatet negative," - shton Shahini. Sipas tij, veteranė e tė rinj, te Elbasani, duhet tė japin maksimumin nė javėt e ardhshme. "Elemeni i ri e ka mbėshtetjen e futbollistėve veteranė, eksperienca e tė cilėve u shėrben mjaft pėr t'u ingranuar si duhet nė radhėt e ekipit, - shton Shahini.
- Gjithashtu, mbėshtetja financiare dhe stafi profesionist qė e drejton ekipin duhet tė jenė garanci tė mjaftueshme pėr arritjen e suksesit nė kėtė kampionat." Sikurse dihet, kėsaj jave, Elbasani do tė luajė nė fushėn e stadiumit "Ruzhdi Bizhuta" me Lushnjėn, ekip ky qė renditet dy shkallė poshtė portokallinjve. Shahini shprehet se ky takim do tė shėnojė kthesėn vendimtare pėr ekipin e tij, qė tashmė drejtohet nga trajneri Edmond Mustafaraj. "Jemi tė pėrkushtuar maksimalisht nė stėrvitje, pėr tė arritur formėn mė tė mirė sportive. Puna e drejtuesve ėshtė pėrqėndruar nė aspektin e njė pėrgatitjeje fizike tė nivelit tė lartė, pa neglizhuar edhe pėrgatitjen tekniko-taktike. Realisht, kundėrshtari i radhės, Lushnja, ėshtė i pėrgatitur, por ne do ta synojė fitoren pėrmes njė loje cilėsore dhe pa gabime. Suksesi nė kėtė ndeshje fillon nga mbrojtja e portės, pėr tė pėrfunduar nė finalizimin me sukses tė aksioneve nė portėn e kundėrshtarit. Tani nuk ka mė vend pėr t'u justifikuar pėr rezultatet e dobėta. Pėr Elbasanin, edhe fitoret, pėr momentin, nuk janė ndonjė sukses i madh," - e mbyll deklarimin e tij futbollisti veteran i Elbasanit, Kastriot Shahini.


  Gjithsej 12 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 117 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.