Forumi Horizont Gjithsej 117 faqe: « E parė ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 117 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS. Elbasani (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2263)


Postuar nga qershor13 datė 01 Mars 2004 - 12:15:

Dalipi: Nuk e kam prekur topin me dorė

Klevisi, me golin e tij, i ka dhėnė 1 pikė Elbasanit dhe ėshtė "hakmarrė" nė njėfarė mėnyre ndaj tė kuqve.

Sulmuesi i Elbasanit, Klevis Dalipi, me golin qė shėnoi ndaj Partizanit nė ndeshjen e sė shtunės, u dha 1 pikė mjaft tė ēmuar portokallinjve. Kėtė herė, nė pėrbėrjen e Elbasanit mungonin dy nga futbollistėt mė tė mirė tė tij, Memelli dhe Stojku, kėshtu qė Klevis Dalipit i ka takuar detyra mė e vėshtirė, ta udhėheqė ekipin drejt suksesit. Ai, qė nga fillimi e deri nė fund tė ndeshjes, ka qenė ndėr mė tė mirėt nė fushė. Madje rezultat i pėrpjekjeve tė vazhdueshme tė tij ka qenė edhe shėnimi i golit tė barazimit nė minutėn e 60?tė, nė portėn e Nallbanit. Lidhur me dyshimin e hedhur pėr parregullsinė e shėnimit tė kėtij goli, Klevis Dalipi u shpreh: "Asgjė nuk ėshtė e vėrtetė." Ai ka shprehur keqardhje edhe pėr disa specialistė, tė cilėt e kanė cilėsuar tė parregullt golin e realizuar prej tij. "Unė e kam mė tė qartė se kushdo momentin e shėnimit tė golit. Tė gjithėve dua t'u kujtoj se nuk e kam prekur topin me dorė. Kam shėnuar njė gol plotėsisht tė rregullt dhe pėr kėtė nuk duhet tė dyshojė askush. Ajo qė ėshtė transmetuar nė sekuencat filmike, edhe mua si shikues mė krijon iluzionin e tė prekurit tė topit me dorė, por nė fakt realiteti qėndron ndryshe. Ky gol jo vetėm ishte mjaft i pastėr, por mė ka gėzuar sė tepėrmi. Me kėtė gol jo vetėm qė barazova rezultatin, por i dhashė mė tepėr siguri lojės sė Elbasanit," - nėnvizon K.Dalipi. Mė tej, futbollisti nė fjalė thekson se skuadra e Elbasanit u dallua pėr shpirtin e lartė tė garės dhe pėr njė lojė korrekte nė ndeshjen me Partizanin. "Ndaj Partizanit duhet tė kisha shėnuar mė shumė sesa njė gol. T'ju them tė drejtėn, edhe pse shėnova 1 herė, mbeta jo fort i kėnaqur. Pėr kėtė barazim duhen falėnderuar tė gjithė futbollistėt, sidomos ata tė rinj, qė pėrballuan njė ndeshje tė vėshtirė pėrballė njė ekipi mjaft tė fortė,"- e pėrfundon Klevis Dalipi komentin e tij.


  Gjithsej 117 faqe: « E parė ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 117 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.