Forumi Horizont Gjithsej 117 faqe: « E parė ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 117 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS. Elbasani (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2263)


Postuar nga qershor13 datė 30 Prill 2004 - 13:35:

Elbasani, akoma pa tranjer.

Pasditen e sė enjtes, futbollistėt e Elbasanit kanė vazhduar pėrgatitjet pėr ndeshjen e radhės, qė do ta zhvillojnė nė trasfertė me Partizanin. Pas furtunės disaditore me tė cilėn u pėrballėn portokallinjtė, pas ndeshjes qė e mbyllėn nė barazim me Vllazninė, dje nė kampin e Elbasanit kishte pllakosur qetėsia e zakonshme. Nė plan tė parė, askush nuk sheh probleme, ndėrsa stėrvitja ėshtė drejtuar nga zėvendėstrajneri Muharrem Dosti. Por Dosti ėshtė konsultuar me ish-trajnerin Artin Kovaēi pėr programin stėrvitor, pasi ai ėshtė edhe drejtor teknik i KF "Elbasani" sh.a. Ndeshja me Partizanin, pėr futbollistėt e Elbasanit pėrbėn njė sfidė tepėr tė vėshtirė, pasi portokallinjtė kanė pėsuar njė goditje tė fortė psikologjike nė javėn e fundit pas pėrfundimit tė takimit me Vllazninė. Mirėpo, pavarėsisht nga ato qė ndodhėn, futbollistėt janė shprehur tė gatshėm pėr tė punuar nė seancat stėrvitore, edhe pse zyrtarisht Elbasani nuk ka trajner. Pas kandidaturės sė Agim Canajt, emri i radhės i pėrfolur pėr pasaardhėsin e Artin Kovaēit (jo zyrtarisht) thuhet se ėshtė ai i Kristaq Papajanit, qė pėr momentin drejton ekipin e tė rinjve tė Elbasanit.


  Gjithsej 117 faqe: « E parė ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 117 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.