Forumi Horizont Gjithsej 41 faqe: « E parė ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 »
Trego 41 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Te jesh femer sot... ne vende te ndryshme a kultura te largeta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17721)


Postuar nga Deb* datė 08 Tetor 2010 - 17:24:

Me beri pershtypje nje dokumentar qe pashe heret ne mengjes para nja dy ditesh. Ishte nga fundi, nuk arrita ta shikoja dot qe nga fillimi. Fliste per Kenian, dhe disa organizatave, sekteve qe luftonin kundra qeverise.
Ne nje nga keto organizata qe nuk arrita te kuptoja se me cfare merreshin tamam-tamam, punonte nje femer e cila kishte nje te kaluar shume te keqe. Ishte marre per vite te tera me droge, vjedhje, kishte rrahur dhe njerez se nuk paguanin.

Merreshin dhe me berjen synet te femrave.

Tregonte me fjale dhe me levizje te duarve cfare u behej femrave konkretisht gjate synetit. Mesa kuptova nuk perdorej asgje pervec nje thike. Sipas saj nuk te dhimbte shume se pritej shume pak. Ajo qe me irritoj me shume ishin fjalet." Behet per te hequr kenaqesine seksuale te femra. kehtu qe femra nuk do bridhte si buce pas meshkujve. "une tha ajo mund te rri deri tre vjet pa kryer marredhenie , por keto te voglat vene edhe pas kafsheve, aq te etura jane per sex."
Sinqerisht me irritoi shume te degjoja keto fjale nga goja e nje femre. Cfare organizate ishte kjo qe mbronte te drejtat e grave duke i bere te paafta per te kryer marredhenie me meshkujt?
Vetem femra qenka e etur per sex? Po mashkulli?

Nuk edi se si pranojne dhe vet meshkujt te behet nje akt i tille makaber. A do u pelqente te kryenin marredhenie me nje femer qe nuk ndjen kenaqesi, por qendron si nje cope mishi ne sherbim te mashkullit?
Apo pjese e kultures. Femra nuk duhet te ndjeje kenaqesi seksuale.
Kjo efundit me duket ka qene tradite dhe ne Kine mesa kam degjuar nga nje aziatike. Femra nuk duhet te ndjente kenaqesi, por duhej vetem te vihej ne sherbim te mashkullit.

Eshte vertet e dhimbshme tek degjon qe femra akoma sot ne disa kultura te largeta shikohen akoma si nje placke e mashkullit, cope rrecke, qe mund ta qepin, presin, arnojne ne perputje me deshirat e meshkujve.


  Gjithsej 41 faqe: « E parė ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 »
Trego 41 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.