Forumi Horizont Gjithsej 86 faqe: « E parė ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 86 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=17)
-- Duhet greqishtja te jete gjuhe fakultative e gjimnazeve tona? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6570)


Postuar nga myzeqari datė 19 Janar 2005 - 00:01:

Citim:
Po citoj ato qė tha Unstoppable

Ngele duke perseritur vehten...lol , me sa duket s'po gjen argument me bindes per klasen "injorante" shqiptare qe refuzojne nje gjuhe per shkak te jo leverdise ne te ardhmen dhe krenarise se tyre kombetare..!
Ti ke ndopak krenari kombetare ? E ndjen vehten shqipo apo je asimiluar nga universitetet e shumta perendimore qe na i shpalose me lart ?
S'paske vene re racizem ne Greqi zotrote ? U prezantove si shqiptare qe rri ne Shqiperi apo sikur ke ardhe prej USA ? Pastaj , qe te gjykosh mbi nje fenomen , nuk mjaftojne 10 apo 20 dite pushime ne pika turistike..duhet ta jetosh dhe ta shijosh realitetin e atij vendi qe te kesh nje definicion te sakte !

Injorance i them dikujt qe refuzon te mesoje dicka te re qe do ti sherbeje ne te ardhmen..!
Ne kete rast na i kursy predikimet mbi injorancen se s'tha njeri qe gjimnazet refuzojne te studiojne gjuhe te huaja..! Thjesht ajo greke eshte jo e leverdishme duke e pare ne kuadrin e inkuadrimit te Shqiperise ne boten perendimore dhe ne radhe te dyte eshte gjuha qe e flet nje komb qe na percmon , perbuz , shfrytezon , torturon , zbon..etj etj !
Lerja Aristotelin me shoke historianeve te merren me to , dhe ti mu merr pak me Janullatosin dhe veglat e tij pasardhese qe e shohin Shqiperine si toke te tyre dhe qe mundohen me cdo kusht qe ta shuajne etjen e tyre shoviniste ne menyra direkte apo te terthorta...!
Nuk eshte injorance te shprehesh nacionalizmin tend...eshte krenari kombetare qe ka vlera mbi identitetin tend si njeri !

Paske pasur disa simbole greke ne matematike dhe kjo justifikon vlefshmerine e madhe ne mesimin e kesaj gjuhe ? Eshte nje gjuhe qe e flasin rreth 9 milion njerez dhe kjo brenda nje territori qe duket si pike ne harten e botes se zhvilluar perendimore !
Rinia e sotme duhet te jete realiste , te shohi dhe te studioje ato fusha qe kane perparesi ne zhvillimin e shoqerise dhe jo te merret me studimin e nje gjuhe qe eshte pa vlera ne kete drejtim !
Perparesi duhet ti jepet Anglishtes , me pas mund te futet si fakultative gjermanishtja apo frengjishtja...! Ato qe kane pasione te vecanta ne studimin e gjuheve specifike te huaja , mund ti studiojne ne rruge jo-zyrtare , kurse private..etj etj !
Te flasesh nje gjuhe te huaj (cfaredo qofte ajo ) eshte kulture por kur behet fjale per nji sistem shkollor , kjo duhet te seviret e gershetuar me interesin qe ka kjo gjuhe per te ardhmen e ketij brezi dhe me beso qe pak veta e shohin te ardhmen e tyre me optimizem duke vjelur ullinj ne fushat e Greqise !



Pergezimet e mia ty or cun se je shprehur bukur


  Gjithsej 86 faqe: « E parė ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 86 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.