Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga ~Enigme~ datė 31 Mars 2006 - 18:48:

Alergjia.........Artikull mare nga shekulli!

Cod. B31032006

Ditėt e para tė pranverės dhe temperaturat e larta kanė shkaktuar alergji te shumė persona, tė cilėt i janė drejtuar specialistėve pėr ndihmė. Poleni i luleve dhe barit qė sapo ka mbirė, janė shkaktarėt kryesorė tė kėsaj sėmundjeje shumė bezdisėse. E ndėrsa numri i vizitave pranė Poliklinikės sė Specialiteteve Qendrore ka arritur rreth 15 nė ditė, sipas alergologes Mira Xhixha, nėse koha vazhdon kėshtu, pritet qė brenda 3 javėsh tė ketė njė fluks tė madh me tė sėmurė alergjikė. Por ajo qė ėshtė mė problematike, sipas Xhixhės, ėshtė fakti qė shumė nga pacientėt neglizhojnė alergjinė nga poleni, duke kaluar nė azmatikė tė pėrjetshėm. Moshat mė tė prekura nga alergjia e polenit, sipas saj, janė moshat aktive, 20 deri nė 40 vjeē, por problematike janė edhe moshat e vogla, mbi 5 vjeē.
Sėmundja dhe shenjat
“Nė alergjitė e pranverės bėjnė pjesė kryesisht alergjitė nga polenit e barishteve, tė cilat rriten dhe zhvillohen nė kėto muaj”, - thotė Mira Xhixha, duke shtuar se polenet ēelin nė varėsi tė kohės dhe temperaturave. Sipas saj, hunda ėshtė e para qė shfaq shenjat e alergjisė nga polenit. “Kur poleni bie nė kontakt me mukozėn e hundės atėherė zhvillohet mekanizmi apo reaksioni alergjik edhe shfaqen shqetėsimet qė janė teshtimat e forta, kullim hundėsh, kruarje tė hundės ose tė lėkurės pranė saj, kruarje tė syve, enjtje pėrreth indeve tė syve, lotim tė syve dhe kollė”, - shpjegon alergologia, duke shtuar se kėto janė shenjat tipike tė njė alergjie pranverore nga poleni. Sipas saj, shqetėsimet nga hunda nė njė pjesė tė rasteve janė tė shoqėruara me shqetėsime nga sytė me konjuktivitin alergjik dhe tė dyja kėto shton ajo bėjnė atė qė quhet rrufė.
Shkaktarėt dhe kėshilla
“Shkaktarėt kryesorė janė barishtet dhe lulet e ndryshme, pasi poleni pėrhapet me kilometra larg”, - thotė Mira Xhixha, duke sqaruar se bari i zakonshėm ėshtė varianti mė i egėr i alergjisė, sepse poleni i saj ėshtė shumė i lehtė dhe pėrhapet lehtė nė ajėr. Ndėrkohė, ndotja e ambientit, sipas saj, ndikon fuqishėm mbi pacientėt me alergji pasi dhe poleni bėhet mė shumė acarues. Nė kėto ndotės, sipas saj, ndikojnė ndotja nga makinat si edhe pluhurat. “Kėta shkaktarė ia rrisin jetėn kėtyre polenėve nė ajėr dhe lehtėsohet hyrja e tyre nga hunda dhe goja dhe futen direkt nė mushkėri”, - pohon ajo.
Neglizhenca dhe kėshilla
“Pacientėt e neglizhojnė shpesh alergjinė e polenit dhe kjo padyshim qė ka pasoja”, - thekson Mira Xhixha, duke shtuar se njė alergji e tillė mund tė kthehet nė astmė tė pėrjetshme. Sipas saj, neglizhenca e alergjisė nga poleni mund tė sjellė edhe komplikacione tė tjera si sinozit, si pasojė e bllokimit tė vazhdueshėm tė hundėve, mungesė tė nuhatjes etj. Ndėrkohė, pėr tė shmangur kėto pasoja, ajo thekson qė sapo tė vihen re shenjat e para tė sėmundjes, pacientėt t’i drejtohen mjekut specialist dhe tė mos pėrdorin medikamente pa kėshillėn e tyre. “Nė ditėt me diell dhe shumė erė personat alergjikė nuk duhet tė dalin jashtė”, - thotė Xhixha. Gjithashtu, ajo kėshilloi qė alergjikėt tė mbajnė syze dielli kur ka erė, pėr tė shmangur kontaktin e polenit me sytė. Fėmijėt e vegjėl qė janė me alergji, sipas saj, nuk duhet tė luajnė nė lulishtet me bar, pasi kėto polene mund t’i marrin me vete nė rroba dhe flokė dhe kur shkojnė nė shtėpi, gjatė natės, duke pasur polenin nė flokė, ai me anė tė ajrit lėviz dhe futet nė mushkėri.

31/3/06 (Eglantina Bardhi)


Postuar nga ~Enigme~ datė 31 Mars 2006 - 18:51:

Citim:
Po citoj ato qė tha isra

kam nje pyetje:
Cfare eshte semundja e neurozes?Cilat jane shenjat e saj?


Kam pershtypjen qe termi neuroze eshte dicka e pergjithshme dhe jo nje diagnoze specifike...
Ndoshta gabohem me termin.... NS-6 cfare mendim ke ti?


Postuar nga NS-6 datė 31 Mars 2006 - 21:08:

ta them te drejten semundje vetem ne emer neuroze une nuk kam degjuar deri tani,kam degjuar neuropati psh por ajo eshte shume e gjere sepse perfshin shume semundje brenda duke filluar qe nga neuropatia e diabetit etj...une nuk di ti jap nje pergjigje per momentin asaj qe kerkoi isra


Postuar nga Eria datė 01 Prill 2006 - 14:54:

Thumbs up Urimet e mia te sinqerta per ju!

Pyetja ime ka te beje me formimin e gureve ne temth.
Nese temthi eshte hequr,a ekziston mundesia e formimit te gureve ne kanalin e melcise(kolodok)?
Nese keni mundesi te pergjigjeni,do ju isha shume mirenjohese!
Me respekt
Eri


Postuar nga NS-6 datė 01 Prill 2006 - 20:47:

formim i gureve ne koledok

Cod. D01042006

deri me sot ne literaturen qe kam lexuar nuk kam hasur me nje mundesi te tille.fakti qe kemi te bejme me nje strukture ne forme tubulare tregon qe kjo eshte ne gjendje te kaloje materialin biliar permes saj pa e mbajtur...ne rastin e temthit nuk eshte njelloj per faktin sepse kemi te bejme me nje perqendrim te materialit biliar dhe si pasoje e disa faktoreve sic mund te jene rritja e perqendrimit te kolesterolit ne materialin biliar ose staza (me fjalen staze kuptohet nje qendrim pa leviz) e materialit biliar,behet e mundur formimi i gureve ne temth...duhet te kemi parasysh edhe nje gje tjeter...qe te formohet nje gur duhet te filloje nje proces qe do formoje berthamen e gurit dhe kjo eshte shume e veshtire te ndodhe kur kemi te bejme me koledokun qe nuk e mban fare ate material...te gjitha rastet qe shihen ne rastet klinike te gureve ne rruget biliare vijne si pasoje e nje kalimi te nje guri nga temthi ne ate rruge dhe qendrimit te tij ne ato rruge ose e ferkimit te tij me qelizat e faqeve te tubit...
i vetmi rast per te cilin nuk jam i sigurte nese ndodh nje gje e tille eshte rasti i kancerit te rrugeve biliare qe eshte ne gjendje te bllokoje ose koledokun ose nje rruge nga ato qe bashkohen per te formuar koledokun...ne kete rast mund te kemi edhe stazen e materialit biliar.

prandaj pergjigja qe mund te te jap me aq sa di una eshte qe kjo gje nuk eshte e mundur!
shpresoj te kem qene i qarte ne ato qe kam thene.gjithsesi nese dikush ka hasur me ndonje gje qe mund te hedhe poshte fjalet qe sapo thashe eshte i lutur ta thoje!


Postuar nga Eria datė 02 Prill 2006 - 10:24:

Me se i qarte,te falenderoj shume!


Postuar nga amoxil datė 15 Prill 2006 - 23:32:

Kush di tė mė shpjegoj ndonjė gjė mbi thymus=fjalė anglishteje.....


Postuar nga ~Enigme~ datė 16 Prill 2006 - 00:14:

Citim:
Po citoj ato qė tha amoxil
Kush di tė mė shpjegoj ndonjė gjė mbi thymus=fjalė anglishteje.....

Do te dish me teper reth organit si psh funksionimi, anatomia?
Apo reth tumoreve qe shfaqen ne kete organ si psh simptomat, diagnoza etj. ?


Postuar nga NS-6 datė 23 Prill 2006 - 23:45:

epilepsia dhe te rejat e fundit rreth saj (1)

Cod. B24042006

Eshte nje semundje qene shqiperi njihet me thjeshte si semudja e tokes. Nje semundje ku truri kalon ne nje rritje te funskionit te nje zone te neuroneve qe shkarkojne ne menyre te zgjatur dhe keto gjera shoqerohen me tkurrjen e muskujve per nje kohe me te gjate. Probleme eshte qe duke qene kjo si shenja kryesore duhet te llogaritet se cfare pasojash mund te kete nese ne kete tkurrje marrin pjese muskuj te frykemarrjes.
Kerkime qe gjeta te publikuara ne revisten "PNAS" ne qershor 2004 tregojne se shenjat vijne si pasoje e nje mundese te pergjigjes nga neuronet,te stimujve bllokuar nga neuronet bllokues dhe eshte kjo qe e lejon trurin ti nenshtrohet asaj euforie ipereksitimi qe jep krizat epileptike. Keto kerkime qe cuan ne keto rezultate u drejtuan nga kerkues te universitetit "La Sapienza" te Romes () te drejtuar nga Fabrizio Eusebi, si dhe nje grup i drejtuar nga Giampaolo Cantore i Institutit per Kurimin e Epilepsise Neuromed i Venefros,ne Molise, qe eshte i specializuar ne nderhyjret kirurgjikale kundrejt formave ilaco-rezistente te epilepsise.
Ne ditet e sotme pjesa me e madhe e epilepsive kurohet me ilace por ka nje 10-15% e pacienteve qe kesaj terapije nuk i pergjigjen. Terapija tjeter qe ka kjo gje eshte ajo kirurgjikale por qe edhe kjo ka limitet e tjera sepse varet nga burimi i ikrizave epileptike.ka raste qe keto te jene te shperndara neper tru dhe ne kete rast nuk ka mundesi te kryhet nje nderhyrje kirurgjikale. Sigurisht qe varet edhe nga zona e prekur dhe nga funksioni qe ka ajo zone sepse nje heqje do te thote te humbet nje funksion qe varet se cfare eshte. Po ashtu ka raste edhe qe nuk arrihet te gjehet nje burim i mirfillte i krizave,dhe ne kete rast e vetmja shprese e ketyre eshte gjetja e nje ilaci qe te mund te kuroje edhe kete pjese te pacienteve.
Per kete qellim,ekipi i Romes dhe i Venefros kane analizuar ne laboratoret universitare indet e zonave burimore te krizave epileptike te marra nga nderhyrjet kirurgjikale tek pacientet e ndryshem. U identifikua nje kemanizem qe mund te jete edhe shkaku i pse-se qe nuk pergjigjet ilaceve te kesaj pjese te pacienteve.
Fillimisht duhet te thuhet ne keto zona qelizat jane hiperaktive. Por gjate nje faze ndermjet 2 krizave ky hiperaktivitet eshte i bllokuar nga qelizat bllokuese. Por ne disa momente ky bllokim fillon te vanitet dhe kemi nje furi tjeter hiperativiteti qe shperndahet ne zonat e aferta te trurit dhe fillojne krizen epileptike. Deri tani nuk dihet nese qelizat bllokuese ishin apo jo efikase....vazhdon


Postuar nga amoxil datė 24 Prill 2006 - 14:11:

Citim:
Po citoj ato qė tha ~Enigme~

Do te dish me teper reth organit si psh funksionimi, anatomia?
Apo reth tumoreve qe shfaqen ne kete organ si psh simptomat, diagnoza etj. ?



Dua tė di mė tepėr se ēfarė ėshtė dhe si e quajnė nė shqip, sepse me sa pash nė internet si organ funksionon tek fėmijėt e sapo lindur dhe u jep atyre , dmth prodhon qeliza tė bardha gjaku pėr ti dhėnė fėmijės imunitet....
gjithashtu dhe mbas moshės 7-8 vjeēe thymus zvoglohet dhe mė nė fund zhduket fare duke u kthyer nė dhjam.....pra funksionon vetėm pėr vitet e para tė fėmijėrisė...
nėse ke ndonjė info tjetėr na shkruaj ktu tė lutem...


  Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.