Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 977 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- Per cfare gatimi Shqiptar ju ka mar malli me shume ??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8743)


Postuar nga Iyua datė 10 Tetor 2005 - 17:45:

Hahhahaahhhaha erdhi Biznesmeni me leke prape filloi Tregtia ktu
Perfiton ngaqe jemi larg prandaj dhe e di qe do ja blejme byreqet se Korcaret i qajne
Un pa leke po deshe ska leke te un


Postuar nga StReSi_DhE_BiZnEsI datė 10 Tetor 2005 - 17:49:

Ec te Vdeksha

ska pa lek evisa pse u liru kshu.Pa lek sja jep as mami babit.Hudhu ta jap i thote po deshe


Postuar nga Iyua datė 10 Tetor 2005 - 18:04:

Hahaahahahahahahahah po ti ja ke vjedhur ate zanat babit kshu ?!
Ste paskan msuar mire me sa shoh
Nuk ka te hedhme te pritme
Ps: Dua te ha ca fara luledielli


Postuar nga halfgang datė 10 Tetor 2005 - 18:13:

Citim:
Po citoj ato qė tha Evisa

Ps: Dua te ha ca fara luledielli [/B]


cfare me kujtoi kjo tani mua.... sidomos te pjekura me pak kripe... edhe kjo hyn nder gjellet shqiptare


Postuar nga darma datė 10 Tetor 2005 - 20:20:

Qyyyqeee na e qiten klyshin pa qene me barr keta na mo si nuk ju vjen icik gjynaf
stresi si shume mend po na shet ti ta jap kutine postare une he mi dergon mmmm porosia:

Nje tepsi tave kosi me mish qingji
5 bugace edhe i du gjith ynyr
me fut ca bollokume elbasoni se ato i kom provu dhe jan yamiii
a po ate byrekun me fasuke fut edhe nja dy byrecka me spinaq...
me fut i pace komesh ene nja dy plonca te fergum me veze .....
je qe je fut ene i buke 5 qince ene mbeshtille me gazete ne me qese qe te rri e bute
bo llogarite se te dergoj leket une shpejt se nordha vetem


Postuar nga StReSi_DhE_BiZnEsI datė 10 Tetor 2005 - 20:20:

Ec te Vdeksha

Darma te kam pru pjaten me tav kosi si e doje po do shtosh dhe i 3 mij leksh se lash qimet per ate qingjin qe vodha te katunaret jam grric na breket nga pantallonat vetem me tbo gjellen ty hahahahahahahahahahahha


Postuar nga StReSi_DhE_BiZnEsI datė 10 Tetor 2005 - 20:25:

Ec te Vdeksha

Darma sa kerkoke nga jeta ti . Taven e kosit do ta bi dhe ballakumet se i boj me durt e mija.Kurse me petanikun me fasule do bish ne pazar me plaken time se ka pazar tjeter ajooo hahahahahahahahah.Gjelet e tjera si kam une persiper


Postuar nga darma datė 10 Tetor 2005 - 23:04:

Po mire matrapaz me pe gje ti mua te diskutoja para une thashe mi gjeni mi postoni dhe me thoni shume se vallaj po e pagujsha i 500$ ,e i honker ato gjonat mesiper ....pu pu pu ca nepsi qe kom .....mos te filloj nga lista dyte
Edhe hec se me plaken tate rregullojem une se me haet muhabeti me mamate dhe baballaret mua


Postuar nga geranium datė 11 Tetor 2005 - 17:20:

po ide a keni ngrene ? Kam dy dite qe jam kthyer nga shqiperia dhe mora me vehte dhe hurma farzeza.


Postuar nga IQVLORA datė 11 Tetor 2005 - 17:33:

Mos u habit

unforgiven
Do te beje mire mos ta zije ne goje Kalane e Dodes se eshte turpi i Dibres dhe i gjithe Shqiperise ne cdo drejtim.Ketu kam njohur njerez nga K D qe nuk te vlenin per asgje.Me fal por ky eshte realitet.Qe dihet nga te gjithe ne gra nikoqire per shtepine kane qytetet Tirane,Elbasan,gjirokaster,Korce,Gjirokaster,Vlore
,Sarande dhe Delvine e ndonje tjeter.Persa i perket grave te K D me fal por ato dine te jetojne ne familje me nga 30 vete sot e kesaj dite dhe te pjekin buke kallamoqi.Gjella e preferuar qe dijne te bejne ato eshte gjiza,te cilen po ta dish qe e kane bere ato femra nuk mund ta pranosh ta shohesh me sy e jo me ta hash,sepse do te veshtiret cdo lloj bulmeti dhe nenproduktet e tij.Une pak a shume i njof krahinat e shqiperise dhe gatimet e sejciles prej tyre.Nuk t'i them me te keq keto gjera por i kam njohur edhe ne shqiperi edhe ketu.Po do do te jap shembuj.
E kam thene edhe me pare se Elbasanllijet jane mjeshtre te berjes se bugacave.kam bere ushtrine atje dhe per mua ishin te preferuara.


Postuar nga amoxil datė 11 Tetor 2005 - 17:48:

darme, paska plas matrapazlliku knej eeee...
un sot do kisha dėshirė me hang petė me pulė.....se di nėse e mbani mėnd, na gatuante gjyshja....
Piqeshin pak petėt tė hapura si pėr byrek, pula zihej mė nje anė me erėza e di unė ēa dhe nė fund shtroheshin petėt e pjekura nė ndonjė tavė edhe i hidhej sipėr lėngu i pulės dhe pula e pjekur gjat ksaj kohe..ah sa tė mė pėlqente .......


Postuar nga Lela_Dr datė 11 Tetor 2005 - 18:18:

Geranium

Ide ketu kemi plot dhe tani kam henger sa qe me dhemb dhe barku kur i mendoj, sepse une jam nga ato qe kur fillon me ide mbaron te nesermen..


Postuar nga darma datė 11 Tetor 2005 - 18:49:

Citim:
Po citoj ato qė tha geranium
po ide a keni ngrene ? Kam dy dite qe jam kthyer nga shqiperia dhe mora me vehte dhe hurma farzeza.


Ehh hurma farzeza ha une se ka ketu 2$ nje kokerr e vockel fare po ka te pakten po hide kam kerkuar dhe nuk kam gjetur se coku kemi disa dyqane me ushqime shqiptare andej ne NY po as ata nuk kane ....do i them stresit te mi fusi te porosia ime edhe 5 kile Hide


Postuar nga darma datė 11 Tetor 2005 - 18:55:

IQVlora une jam nga tirana dhe flm per komplimentin megjithese une vetem veze di te gatuaj gjithsesi femrat Dibrane ti e ke gabim ato jane shquar gjithmon per nikoqire per pasterti dhe gatim ato mbahen per te tilla....
Sic mbahen korcarkat per likote e tyre dhe Berataset per tushite....pra c'do krahine ka ato te vetat nuk mund ti ndash sepse sic e gatuan nje grua tiranase ushqimin e tiranes nuk e gatuan nje e vlores pra sejcila dhe te gjitha per krahinat e tyre dibra aq ka patur buke e gjize po te them te drejten gatuajne per te lene gishtat brenda....


Postuar nga myzeqari datė 11 Tetor 2005 - 20:42:

Ejjj cfare jane keti 'idet'' apo 'hidet' ?!!


Postuar nga Lela_Dr datė 12 Tetor 2005 - 00:49:

Se di si i thoni ju nga jugu po ne i themi Ide...Por mendoj se ato Hidet jane.


hej po per mushmodha ju ka shkuar ndermend????
Une kam nja 10 vjet pa henger... o zot sa te mira qe jane.
Ketej s'kam pare te kete.
Por ne shqiperi e sigurt qe ekzistojne akoma.


Postuar nga Amici di Nessuno datė 12 Tetor 2005 - 01:51:

Keto idet, hidet i kom ngron, nespulla po, mushmolla sun e mbaj mend. Ore ketej nga ne para te kesh pa ene ..... livere gjen.


Postuar nga darma datė 12 Tetor 2005 - 05:05:

ide-hide jane e njejta gje.....jane peme pra rriten ne peme (mesa di une tani ) ngjajne me ullite por jane ne ngjyre tulle .....tek ne ne tirane i shinin me kausha sa fillonin te beheshin kur jane akoma te pabera mire dhe jane pak fare te athta por shija e tyre eshte e embel disi....mamaja ime i thante dhe i fuste edhe ne hashure(booo hashure sa kam pa ngrene hashure me fruta te thata)
Keto jane hidet nuk di me shume....

Nespullat nuk e di ca jane

Dhe juve kujt i thua livere ti se livere ne tironsit i themi rrobave (dhe rroba mesa di une gjen gjithandej


Postuar nga Proud_to_Be_Albanain datė 12 Tetor 2005 - 10:07:

"Speca te mbushur".


Postuar nga ^AngeL^ datė 13 Tetor 2005 - 12:43:

vallai mua
vec per mish te thate,,ata e kam fiksim.
dje kam ngrene rrush shqiperie,,me ta thon te drejten qesha kur than se kan sjell rrush thash budallet por ishte nice shum nice ja kisha harru shijen.

per tjeter gje,,hmmmmmmmm not really gjitha i bojme ktu.


Postuar nga Iyua datė 15 Tetor 2005 - 14:12:

Rrush Shqiprie

Bo ja kam harruar shijen rrushit te Shqiprise sa me ka mare malli
Sidomos per eren qe ka papa
Mua me ka shkrua mendja per ca Turshira sidomos "Speca te mbushura me salce kosi" hemm Yammy


Postuar nga _mIzZzA_ datė 15 Tetor 2005 - 15:13:

Citim:
Po citoj ato qė tha Evisa
Mizza te paska zene hasudja ty me duket se nuk po e komandoke dot Fjalorin !!
Po e ha hasuden mizke dhe eshte shume e mire !! Pastaj ka rendsi qe eshte ushqim Shqiptar sepse kjo teme per kte pune eshte hapur. Dhe varet mbase ajo tezja jote nuk ka ditur ta beje mizke Nuk eshte gjelle fshataresh eshte e perdorur shume ne Shqiprine e Mesme !! Dhe Fshataresh te ishte ska shume rendesi sepse spo bejme Politike ktu !!
Flm shume qe do me kishe sillje nje cope po zere se e hengra.
PS: Ju Lutem permbahuni Temes dhe jo Ofendime ne gatimin tone te Mrekullueshem Shqiptar !!!!


epo sorri se un nuk jam nga alb e mesme jam nga DOWN south
edhe nuk ham ato lloj ushqimes nejse nese ti pelqen ate haje nuk po te ndalon njeri mos ta hash 9mos ma mer per keq)

mua me ka mar malli per byrek me gjiz


Postuar nga Iyua datė 15 Tetor 2005 - 15:30:

Mizke ,

Nejse megjithse ste kuptoj me ate( 9mos) e ha apo cfare po flet spo te kushtoj shume rendsi pergjigjes tende !!
Vetem doja te Terhiqja Vemendje qe te Respektosh Temen here Tjeter kaq kisha !!


Postuar nga darma datė 15 Tetor 2005 - 16:28:

Ahhhh per nje imam bajalldi.....ose turli mmmmm u pa puna duhet me fillu me msu me gatu


Postuar nga IQVLORA datė 15 Tetor 2005 - 17:22:

S'me ka ngel merak per asgje

Sic ju kam treguar duke jetuar me familjen nuk me ka ngelur asnje gatim tradicional shqipetar pa provuar,pervec fergeses se TIRANES (QE NJE ELBASANLLIE THOTE ESHTE E JONA).Ka pak emra gjellesh te cilat nuk i kuptoj,si psh pacamur apo ndonje tjeter te cilat ne jug mund te thirren me emer tjeter qe nuk ua kam iden e kush jane,Para disa ditesh ime shoqe ishte ne Itali me djalin dhe kur u kthye na solli disa pete te pergatitura me te cilat na beri nje LAZANJE qe te lepije gishtat.E pelqyem te gjithe.Blejme dhe bejme edhe ketu por italanka ishte vertete shume e mire.Breshkaxhinjte njihen ne te gjithe boten per pergatitjen e pastave.Darma do beje mire te rrije afer mamit te mesoje se si te gatuash,nqse jeton me familjen aty ne USA,qe te behesh nje grua nikoqire e jo te hash rrugeve patate me cipenje se bashku me burin tuaj sic i shikojme ju dhe ne se bashku aty ne amerike apo ketu ne Angli ose diku tjeter.Nuk ka asnje siguri per shendetin te ushqyerit me me fast food-et e rrugeve.Ky eshte mendimi im.
Nuk dua ta vazhdoj diskutimin e mesiperm se nuk ka me lezet,por une flas nga praktika jo teorikisht my darling.Darma nje kenge e vjeter qytetare nga ana thote:Kush kerkon vajza <<dovleti>> ka plote keyeqyteti...etc.Dovleti eshte ne turqisht dhe ka kuptimin,vajza te zonjat dhe me kulture ne te gjitha drejtimet.Do you understand me?Ju realizofshin gjithe endrrat tuaja vajza shqipetare!VLORA


Postuar nga IQVLORA datė 15 Tetor 2005 - 17:26:

Kam bere dy tre gabime ortografike ne shkrimin tim por koptohet per se eshte fjala.Me respekt IQVlora


Postuar nga darma datė 15 Tetor 2005 - 17:53:

hahahahah degjo e dashur pse mendon ti se kena njel beqe neve....se po te ishim vajza dovleti aha na kishin marre me kohe
Sa mire do ishte te qendroja prane familjes por ce fati e ka dashur te largohesha qe 18 vjece dhe nje zot e di ne do jetoj me prane tyre(gjithsesi jeta eshte e gjate)
Une nuk di te gatuaj po kur them nuk di te gatuaj NUK DI ( ne meshire te fatit ) ka disa embelsira qe i qaj po kaq ....uuu edhe berxolla byfteqe ja kam marre doren mire
Puna eshte jo se nuk kam dashur une te mesoj sepse nuk me pelqen por kurre nuk e kam gjetur ate pak kohe qe te gatuaja te merrja nje liber e te beja dicka vete sepse ne te shumten e rasteve me mire ate pak kohe e kaloja duke lexuar dicka apo dhe thjesht duke fjetur...c'eshte e verteta jeta nuk eshte bace me lule dhe mbi te gjitha kur je vete ali vete kadi ....keshtuqe gatimi nuk ka qene prioritet ne jeten time.....Pastaj nuk e ke marre vesh ti une kam nxjerre shpallje "burrin e dua vetem kuzhinjer"
E dashur te ket dashuri por gatimi mesohet ...pastaj une do behem e pasur do marr kuzhinjere personale (ehhh endrra ne diell thuaj ) po hajt mo se dhe ne nuk do vdesim per te ngrene jo ....


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datė 15 Tetor 2005 - 18:49:

hahahahahaha, Darma a ta gjej i Shkodran Guzhinier, vec se asht qefli i madh dreqi
e ke king mu pa, ahhaahahahahahahahahahaha!Po deshe te njoftoj me te,
asht 30 vjec vetem, pak i madh noshta per ty dushe!


Postuar nga darma datė 15 Tetor 2005 - 19:15:

Jo mi se per mu qeka tamom dreqi po ce do qe e kena fut i shkodrone ne shtepi(vllai te fejuaren e ka nga shkodra)....ti bejme dy thu aa ....kan me na e mor kalane ka mrena masnej


Postuar nga amoxil datė 15 Tetor 2005 - 19:41:

Me thėn tė drejtėn mė ka marr malli pėr i tavė me qep edhe me peshk, hmmmmmmmmmmm sa e shijshme qė ėsht.....


Postuar nga Demokrate4ever datė 15 Tetor 2005 - 19:53:

Ndersa mua me ka marre malli per nje djathe te zier si ma bente gjyshja ne Shqiperi I miss her too


Postuar nga darma datė 16 Tetor 2005 - 03:07:

Djath i zier kete se kisha degjuar ndonjere (nga cila krahine) iii sa me haen ca fiq sa te mire qe jane sidomos ato te medhenjte me shume fara ....ehhhhh


Postuar nga Lela_Dr datė 16 Tetor 2005 - 12:14:

Demo mos do te thuash djath te ferguar??????:p:p:p:p


Postuar nga IQVLORA datė 17 Tetor 2005 - 14:17:

Nuk e kam dijt shpalljen tuaj...

Darma une te kam ba qefin kur kam permendur ate vargun popullor,sepse kam thene realitetin sepse vajzat tironse kane qene te bukura si yje .Ato jane dalluar ne cdo aspekt te jetes,por jo se te tjerat kane ngelur mbrapa.Mami dhe babi ta paskan siguruar jetesen,prandaj kur i ke kushtet jetoje dhe gezoje ate me te gjithe te mirat e saj.U befsh nje shkrimtare ose shkencetare meqe lexon kaq shume!Shoqnia nuk te len ne balte edhe per ata gjona qe ju keni nevoj.Me sa kuptoj juve ju ka marre malli si per familjen ashtu edhe per ato gjellet e mira shqiptare qe mami jot gatuante per ju.Ishalla u bashkofsh me familjen dhe ta shijojsh gatimin shqiptar ulur ne tryeze se bashku me familjen!


Postuar nga Kela datė 17 Tetor 2005 - 15:04:

Mua me ka marre malli per speca te mbushur me gjize. Keta specat e ketushem e kane lekuren si sholle kepuce dhe nuk kane shije fare, ndersa gjizen s'e gjen ne asnje dyqan!!!
Kete receipt e shijoj vetem per Krishtlindje dhe Vit te Ri kur jam ne Shqip!!!Me zor po pres te shkoj.....


Postuar nga darma datė 17 Tetor 2005 - 19:02:

Me ka marre malli per nje kima me qep....


Postuar nga darma datė 17 Tetor 2005 - 19:10:

Re: Nuk e kam dijt shpalljen tuaj...

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA
Darma une te kam ba qefin kur kam permendur ate vargun popullor,sepse kam thene realitetin sepse vajzat tironse kane qene te bukura si yje .Ato jane dalluar ne cdo aspekt te jetes,por jo se te tjerat kane ngelur mbrapa.Mami dhe babi ta paskan siguruar jetesen,prandaj kur i ke kushtet jetoje dhe gezoje ate me te gjithe te mirat e saj.U befsh nje shkrimtare ose shkencetare meqe lexon kaq shume!Shoqnia nuk te len ne balte edhe per ata gjona qe ju keni nevoj.Me sa kuptoj juve ju ka marre malli si per familjen ashtu edhe per ato gjellet e mira shqiptare qe mami jot gatuante per ju.Ishalla u bashkofsh me familjen dhe ta shijojsh gatimin shqiptar ulur ne tryeze se bashku me familjen!


FLM per urimin te hengert goja mjalte ishalla
Do te shtoja dicka jo per te vazhduar kete diskutim... thjesht per te te bere te ditur se nese mami dhe babi do te ma kishin siguruar jetesen atehere as per doren e mamase time nuk do me kishte marre malli se do isha prane saj por fati e dashka qe ta siguroj vete qe ne nje moshe te re ndaj dhe e ndjej mungesen e ushqimit shqiptare....se jeta keshtu e ka dikush zgjedh te jet amvise dhe dikush zgjedh te kete karrjere asnjera nuk bie me posht se tjetra thjesht menyra te ndryshme jetese....

Po si goce e mencme tirone qe jom ..ja kom lone ne dore Sykaltres te ma gjej nje kuzhinjer qe te bi dhe une rehat e t'ju ftoj ju te tereve per darka e per dreka


Postuar nga Lela_Dr datė 17 Tetor 2005 - 19:18:

Hahahahaha Darma une se leshoj kollaj Kuzhinjerin tim...

Meqe doli llafi per burre kuzhinjer......Te pelqen nje Kizhinjer Durrsak se eshte akoma beqar..


Postuar nga Cindi datė 17 Tetor 2005 - 19:19:

Citim:
Po citoj ato qė tha Kela
Mua me ka marre malli per speca te mbushur me gjize. Keta specat e ketushem e kane lekuren si sholle kepuce dhe nuk kane shije fare, ndersa gjizen s'e gjen ne asnje dyqan!!!
Kete receipt e shijoj vetem per Krishtlindje dhe Vit te Ri kur jam ne Shqip!!!Me zor po pres te shkoj.....



Mundohu te blesh speca te gjata dhe te holla, me ngjyre jeshile te celur "speca Italiane i quajne ketu ne Americe" dhe gjizen mund ta zevendesosh me ricota cheese.

Good luck


Postuar nga Lela_Dr datė 17 Tetor 2005 - 19:23:

Kela keshtu vepromje edhe ne ne Itali, speca te gjate dhe te holle dhe ricotta. Por ki kujdes se ricotta italiane eshte pak e embel dhe duhet ti hedhesh pak kripe, piper dhe pak voj ulliri dhe je ne rregull ( del tamam si gjize)


Postuar nga darma datė 17 Tetor 2005 - 19:26:

Citim:
Po citoj ato qė tha Lela_dr
Hahahahaha Darma une se leshoj kollaj Kuzhinjerin tim...

Meqe doli llafi per burre kuzhinjer......Te pelqen nje Kizhinjer Durrsak se eshte akoma beqar..



Qyqeee po ku i njifkeni gjithe keta kuzhinjer mer jahu ...
Jo mi tatin nuk e du se do e kesh perdorur shume ti...do e kesh lodhur me gjej nje te fresket
Edhe thuj kur te vije te me vije me ndonje tepsi ne dore


Postuar nga darma datė 17 Tetor 2005 - 19:28:

futbollist ketu ne usa ke gjize quhet djathe dhije ..ka dhe copa dhe te thermuar i thermuari eshte gjize tamam .....kurse ajo qe thoni ju eshte shume e embel ...


Postuar nga Lela_Dr datė 17 Tetor 2005 - 19:30:

Une njonin e kam ne shtepi..........


Postuar nga darma datė 17 Tetor 2005 - 19:33:

Ta thash iher ate qe ke ne shtepi ja ke qit te zite e ullinit ...mos me jep mu mbeturinat e tuja ti goce


Postuar nga Lela_Dr datė 17 Tetor 2005 - 19:36:

uauauauauaa c'fare mbeturinash moj....Une po mendoj per te mire moj..

Eshte vellai mi c'fare kujtove ti??????????
Se nuk e shes kaq lire te dashurin une jo???


Postuar nga Cindi datė 17 Tetor 2005 - 19:37:

Wink

Hurma farezeza.

Byrek me lakra te egra.

Nje fete nga buka 50-tshe e ngrohte me vaje ulliri, kripe e rigon dhe nje domate te fresket nga te fshatareve shoqeruar me djathe te bardhe. Hmmm!!! Jam-jam.

Nje buke qahije me qiqra, e ngrohte, lyer persiper me gjalpe te fresket, edhe kjo nga e fshatareve.


Postuar nga Cindi datė 17 Tetor 2005 - 20:15:

Citim:
Po citoj ato qė tha darma
futbollist ketu ne usa ke gjize quhet djathe dhije ..ka dhe copa dhe te thermuar i thermuari eshte gjize tamam .....kurse ajo qe thoni ju eshte shume e embel ...


Thank you Darma

Pls. ma shkruaj ne anglisht qe ta gjej kollaj ne supermarket. Persa i perket Ricota Cheese bej te njejten gje qe ben edhe lela-dr. pak kripe, piper dhe vaj dhe eshte perfect. Mos ndofta ti banon ne New York dhe e gjen me kollaj.

Have fun


Postuar nga darma datė 17 Tetor 2005 - 20:31:

Leda hidhe vellano mos se e pres une

Futbollisti ee une jetoj ne New Jersey por ne fakt kete e gjej ketu jo ne NY quhet goat cheese emrin e kutise nuk e mabj mend mire po une blej nje marke spanjolle e di qe shkruan spanjisht.....
Pastaj gjiza eshte e thjesht te behet po kush ja ka ngene thuaj.....
Edhe boll shkruajtet se na e bete nepsin uje na e bete


Postuar nga Cindi datė 17 Tetor 2005 - 20:45:

Citim:
Po citoj ato qė tha darma
Leda hidhe vellano mos se e pres une

Futbollisti ee une jetoj ne New Jersey por ne fakt kete e gjej ketu jo ne NY quhet goat cheese emrin e kutise nuk e mabj mend mire po une blej nje marke spanjolle e di qe shkruan spanjisht.....
Pastaj gjiza eshte e thjesht te behet po kush ja ka ngene thuaj.....
Edhe boll shkruajtet se na e bete nepsin uje na e bete



Me kenaqe Darma. Te shohesh goja ime si eshte bere. Duhet te fus leter thithese brenda. Po ti mos u qaj se ke plot Mediteranian Restaurants atje. Nje vrap mbas punes dhe mbaron historia.

Thks for the tip


Postuar nga Ruby_DR datė 18 Tetor 2005 - 01:13:

Citim:
Po citoj ato qė tha Lela_dr
uauauauauaa c'fare mbeturinash moj....Une po mendoj per te mire moj..

Eshte vellai mi c'fare kujtove ti??????????
Se nuk e shes kaq lire te dashurin une jo???



sa shpejt me shite mi mistrece... apo ta msova zanatin un ty me mush barkun dhe nje shqem bythe hik tani hajde hajde se ta tregoj una ty....

ne grev urie do te vej qe sot e tutje............

apo kam bo ca mungesa une dhe o burra te bej nje cik pall ktu una tani

hahahahahahahahaha


  Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 977 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.