Forumi Horizont Gjithsej 24 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 24 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqėria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Cfare ka mbas vrasjeve te biznesmenėve shqiptare?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7682)


Postuar nga tresh datė 23 Mars 2005 - 20:03:

Qeverite tona jane qeveri politike e jo teknike,pervec te Ylli Bufit ne 1993 e asaj te Bashkim Finos me 1997 qe mund te quhen ''teknike'' e ku shohim ''bashk-qeverisjen'' e se majtes me te djathen pak a shume.
Kjo do te thote qe nqs ka krime te cfare do lloji jashte kontrolli e ne % te medha faje ka qeveria cilado qe te jete e polititikat qe ajo ben per ruajtjen e konsolidimin e rendit.

Pse gjithmone qe nga 1992-93 e me sot na kerkohet kosnsolidimi i rendit???Sepse rendi eshte kusht baze per zhvillim ne cdo kuptim.

Cfare rendi mund te thuhet se kemi,kur ne mes te Tiranes ka vrasje te tilla te bujshme,kur bisnesmeni,qytetari,profesori e kambisti etj etj nuk ndihet i sigurte.Atehere cfare profesioni mund te behet ne Shqiperi??Kjo gjendje te ben te ndihesh i vogel te kesh pak deshira e pak ambicje pse vritesh.S'te lene te jesh i madh te enderrosh pse vritesh.Vrasja e bisnesmeneve vret deshiren per te ecur pepara e per te pasur dicka per te krijuar dicka.

Mos kujtoni aspak se eshte vetem problem i qeverise i kesaj qeverie,po eshte edhe problem i opozites dhe i kesaj opozite pse ajo demton vendin e pra eshte problem politik per tu zgjidhe.
Qeveri e opozite nje here nuk dolen ne deklarata te kjarta krah per krah ku ti sigurohet angazhimi te pakten politik ndaj qytetarve te pakten mbi rendi .....ose per tu dhene kurajo gjykatave qe te punojne si duhet.....

Eshte detyre e qeverise/qeverive qe te kene perparesi luftimin e lidhjes se krimit me biznesin e mos me thoni se nuk eshte qeshtje politike.Nqs biznesi ka lidhje me krimin atehere pse nuk denohen nga gjykatat,pse nuk hetohet apo me mire ti leme ti hane koken njeri tjetri........Ky eshte kaos,anarki mungese shteti.
Kujt i levertise dicka e tille???Boh ndoshta atyre qe ndihen te paprekshem.

Cfare ka mbas vrasjeve???Ka interesa te dyshimta nga cdo ane....ka para qe pastrohen ne banken kombetare shqiptare.....ka lufte interesash, klanesh.....lokale.....ka se njerezit (te ndershem) kane frige te jene biznesmene pse pastaj vriten....
Problemi s'eshte si vrasja si krim ne vetevete i nje apo 2 biznesmeneve por se po i hame koken vetes,me duart tona,duke mos ngritur zerin per gjerat qe nuk vene ne Shqiperi.


  Gjithsej 24 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 24 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.