Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 137 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Zoti. Egzistenca e Tij dhe ndikimi i Tij ne jeten tone. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2911)


Postuar nga lela datė 30 Tetor 2003 - 16:51:

zoti

besoni te zoti?


Postuar nga cancer datė 30 Tetor 2003 - 17:33:

Nuk besoj te zoti dhe nuk do rri tani te jap argumente per kete sepse gjithmone grricem me te tjeret per kete teme dhe sot skam nge te bej debat. Po them vetem nje gje: Pashe nje dite ne rruge nje makine ku ishte shkruajtur anash "Zoti e do Shqiperine" (si duket makine e ndonje kishe), dhe thashe me vete: Pa le te mos ta donte, kushedi ku do ishim tani


Postuar nga lela datė 31 Tetor 2003 - 12:46:

z

po ne neshqiperi na ka mallkuar zoti HAHA prandaj jemi shume prapa (perpara) zoti nuk eshte njeri po un mendoj se eshte si ta shpjegoj fuqi natyre


Postuar nga ADELAIDA datė 06 Nëntor 2003 - 21:34:

Zoti per mua eshte vetem nje shpikje e te dobteve dhe strehimi i viktimave....Eshte thjesht nje iluzion i krijuar nga ata qe kane nevoje ...Qe kane nevoje si nga ana shpirterore ashtu edhe ekonomike (keta te fundit me shume se kushdo tjeter jane ,ata qe drejtojne kisha e xhami )
A nuk te duket absurde besimi ne ekzistencen e tij kur gjithcka qe ai te premton eshte nje jete me te mire pas vdekjes...Pas vdekjes???e kush ma siguron qe kjo ekziston???
E shikoni sa absurde eshte ideja..te premtojne dicka te cilen nuk do kesh mundesi kurre ta provosh sa je i ndergjegjshem ,sa jetone kete jete ,sa je gjalle...

Gjyshi im thoshte gjithmone qe Zotin e kemi krijuar ne dhe ai ekziston sa here qe ne kemi nevoje per te....


Postuar nga KOKUTHI datė 10 Nëntor 2003 - 17:48:

po

shkurt une besoj te zoti,ZOTI ekziston dhe kjo ska pike dyshimi.mjafton ti beshg pytje vetes pse jeton?pse eshte e ndertuar e tille kjo bote?kush e ka ndertuar jeten time dhe pse vdes?kush e ka krijuar kte univers?ather do te kuptosh qe eshte nje dore qe i ka bere te gjitha keto,AI eahte nje dhe ne jemi rober te TIJ.FLM ERDISI


Postuar nga Keni datė 11 Nëntor 2003 - 00:16:

Besoj me bindje.

Besoj ne zot se eshte ati yne krijuesi i gjithshkaje dhe drejtuesi i jetes ton te perditeshme. Pa Atin ton (Zotin) nuk do te ishim ne dhe nuk do te ishte kjo qe ne shikojme dhe jetojme.
E pse mos te besojme te ati dhe te bibla te cilen ati yne e ka shkruajtur me doren e mbi 40 autoreve te cilet jan frymezuar preja atit ton per qindra vet me radh.
Lexoheni njeher biblen apo kuranin dhe do te shikoni se cfar shkurhet aty. Aty nuk do te gjeni asgje te keqe dhe cdo keshill dhe mesim qe eshte shkurar ne to eshte teper i vlefshem dhe shume edukues. Ateher perse mos te besojme ne zot kur ne te gjitha veprat qe jan shkruar nga Ai ka vetem miresi? Bejani kete pyetje vetes dhe do te shikoni se mendimet tuaja do te ndryshojne dhe do filloni te besoni ne Atin ton.
Mendoni per nje moment sekur te gjithe njerezit te besonin ne zot dhe te permbushnin me perpikmeri te gjitha ato qe thuhen ne bibel. Kjo do ishte jeta e vertet e permtuar prej atit ton. Do te kishte vetem gezim dhe hare kudo, miresi dhe paqe, nuk do kishte luftra dhe vuajtet dhe njerezit do ta donin njeri-tjetrin si veten e tyre.
Po te mendosh gjith keto gjera te mira qe na premton ati ne besimin e tij,ateher do besosh me bindje.
Zoti ju bekoft dhe ja u ndricofte mendjen.


Postuar nga Sy_jeshilja datė 11 Nëntor 2003 - 01:42:

Bashkohem me Kenin.
Kjo teme nuk eshte per diskutim, ose nqs pyetja do ishte drejtuar ndryshe ,ndoshta besoni apo jo,secili mund te shfaqte idete, po egzistenca e Tij, nuk vihet dot kurre ne dyshim. Kjo pyetje nuk qendron o shoke.
S'kam kohe ta shtjelloj po merrni lexoni biblen ,(po nuk pertuat ),ne fund te fundit nuk ju gjen gje e keqe, edhe nqs nuk doni ta besoni ate qe shkruan, lexoji per te shtuar njohurite tuaja. Bibla (kuranin nuk e kam lexuar), eshte nder librat me te cmuar te njerezimit .Jua hap ato syckat e bukura dhe ju ben te mendoni ,nga erdha dhe ku do shkoj ?


Sycka po iken se ka provim neser .

Peace njerez !


Postuar nga jam_ai_qe_jam datė 11 Nëntor 2003 - 05:31:

Kurani dhe Bibla dy libra me rendesi Shkencore te nivelit me te larte.
Dakordohem me Kenin kur thote se "po te benim ashtu siē na Porosit Bibla dhe Kurani,nuk do te ket luftra,gjakderdhje te kota,por do ket paēe e miresi,"sepse qe ne te dyja thuhet keshtu.

Ps:Sycke te keshilloj ta lexosh edhe Kuranin,pamvarsisht se je e krishterė,eshte nje Kryeveper qe do te te sjell qetsim shpirteror dhe shume shume lumturi.


Postuar nga anaz datė 11 Nëntor 2003 - 07:52:

Jam plotesisht dakord me Kenin

Eh a egziston Zoti!!
Sigurisht jo vetem qe egziston por edhe vepron ndjeshem ne jetet tona.
Nuk e di a keni provuar te keni nje mardhenie sa me te afert me Perendine duke ju lutur Ati dhe te shijoni bekimet dhe pergjigjet e lutjeve.
Eshte e mrekullueshme te dish se dikush atje lart te shikon te mbron dhe te do shume pa interes.
Se di por nese do te mbyllja syte do ta imagjinoja Zotin si nje njeri te mencur te veshur me te bardha i cili qendron i ulur ne nje fron dhe veten time si jo te denje per tjua afruar dhe per te folur me te por dashuria e tij eshte aq e madhe saqe vjen me zgjat doren dhe me ledhaton koken duke me thene mos u tremb une jam ketu per ju dhe nuk ju braktis kurre.
Eshte kjo ndjesi qe me shoqeron kudo dhe me ben te ndihem mire por sigurisht edhe leximi i bibles fjales te Perendise me ndihmon te jem sa me prane Tij.
Si mund te them qe nuk ka Zot kur gjith krijimi bertet fort
ku gjithcka eshte e krijuar nga nje dore e mbinatyrshme.
Kush mund te krijonte boten me ligjesite e saja pervec se dores se Krijuesit tone.
Se di por te vesh ne dyshim egzistencen e Zotit eshte vertet e pakuptimte.
Nuk di cte them me vetem Zoti ju bekofte te gjithve.


Postuar nga anaz datė 11 Nëntor 2003 - 07:58:

Si vepron Zoti ne jeten tuaj?

Mendoj se nje pjese e madhe e antareve te Forumit besojne tek Perendia.
Do te doja qe secili prej nesh te jape nje deshmi se si Zoti vepron ne jetet tona, ndoshta kjo do te ndikonte edhe tek te tjeret qe nuk besojne per te bere nje hap perpara.
Pres pergjigjet tuaja...


  Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 137 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.