Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 »
Trego 16 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Endrrat luzide (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14291)


Postuar nga robert datė 22 Tetor 2015 - 18:08:

Nese dikush ka kohe me teper, mund te lexoje edhe se cfare ka ky liber qe une sapo permenda, dhe tek i cili dyshohet se mund te jete vjedhur materiali mbi keto lloj endrrash.
" Po tregoj njė shenjė, e cila shihet nga disa njerėz nėpėr ėndrra, sidomos nga disa njerėz nėpėr psiqiatri dhe mė pak nga disa nėpėr burgje, dhe tė cilėn kanė vėshtirsi pėr ta treguar parėsit e tyre, pasi ėshtė diēka vėrtet e fėlliqur nė ėndėrr. Kjo shenjė e treguar nga unė kėtu nuk besoj se ėshtė arritur tė kuptohet dhe tregohet nga njerėz tė tjerė deri tani, sado kėta e mbajnė veten pėr shpjegues ėndrrash.
Ėshtė fjala pėr ėndrra ku shikuesi shikon sikur bėn dashuri, apo marrdhėnie seksuale me njė nga pjestarėt e familjes sė tij, mė sė shumti kjo me nėnėn e tij. Kėto ėndėrra janė tė ralla, e megjithatė lėnė gjurmė tek shikuesi i tyre, sepse ėshtė diēka torturonjėse kjo lloj ėndrre, jo vetėm pasi je zgjuar, por shpesh edhe gjatė ėndrrės, ndaj ka raste kur shikuesi i njė ėndrre tė tillė e ndėrpret ėndrrėn nė mes, nga fėlliqėsia e inēestit qė ndjen qysh nė kohė tė ėndrrės. Frojdi i ka shpjeguar tepėr gabim shumė nga ėndrrat e pacientėve tė tij, midis tė cilave edhe kėto me akte seksuale apo gjysėm seksuale me nėnėn nga ana e shikuesve. Njė lloj ėndrre e tillė mė ka ngjarė dhe mua, dhe unė marr guximin ta tregoj jo vetėm sepse kam takuar nė jetė edhe tė tjerė qė e shprehnin njė siklet tė tillė, por edhe se duhen treguar shkaqet e njė ėndrre tė tillė, pėr tu ndaluar kėto shkaqe qysh nė jetėn e zakonshme. Nė ato pak raste qė unė e kam parė njė ėndėr tė tillė, kam arritur ta ndėrpres pas pak ėndrrėn, ndonėse nė fillim me vėshtirsi, duke patur fatin tė mos shkoja thellė nė ėndėr me aktin inēest. S.d.q. arrin apo nuk arrin ta ndėrpresė shpejt ėndrrėn shikuesi i saj, ajo ka njė mesazh tė caktuar.
Ky akt tregon se njė person i familjes ėshtė duke marrė nga lekėt, nga pasuria, apo nga mallrat e parėsit tė ėndrės. Shpesh, njerėz nėpėr psiqiatri, marrin njė pension tė caktuar. Ngaqė shpesh ata janė tė paaftė pėr kėtė punė, apo sepse ndodhen ndėrkohė nė spital, kėto para i merr njė pjestar i familjes, mė sė shumti nėna. Nė kėtė rast i sėmuri shikon aktin apo tenta-tivėn e aktit seksual me pjestarin e shtėpisė qė ka tėrhequr lekėt. Sa mė pak tė pėrfitojė vetė i zoti i kėtyre lekėve, aq mė shumė ka shance tė zgjasė ėndrra torturonjėse. Sa mė pak domethėnės tė jetė akti i tėrheqjes sė lekve, pra kėto lekė ti shkojnė mjaftėrisht tė zotit, aq mė shumė ka shance qė kjo ėndėr tė ngelet nė tentativė, pra i sėmuri vetėm sa mund ti afrohet nė ėndėr personit tė familjes qė i ka tėrhequr paratė.

Njė gjė tė tillė unė nuk e zbulova menjėherė, por pas shumė vrojtimesh se ēfarė ndodhte nė rrethin e kontakteve tė mia me persona tė ndryshėm, pėrfshirė kėtu edhe familjarėt, po ashtu duke vėrejtur me kujdes edhe rrethin e kontakteve tė personave tė tjerė qė tregonin ėndrra tė tilla, pėrfshirė nė ato kontakte tė tyre edhe pjestarėt e familjeve tė tyre. Kėshtu dallova kėtė veprim tėrheqjesh lekėsh pikėrisht nė kohėn e parjes sė ėndrrave tė tilla.
Kėtu nuk duhet tė kujtoj njeri se unė po bėj ndonjė akuzė pėr pjestarėt e shtėpisė time mbi tėrheqje lekėsh, pasi unė kėshtu qė kėshtu nuk jam interesuar kurrė ndonjėherė pėr pensionin qė mė jepnin gjatė kohės sė spitalit apo pas daljes nga spitali. Ky ka qenė problemi i fundit pėr tė cilin mund tė mendoja.
Por ky tregim ėshtė i nevojshėm, pasi tashmė e di ēdo kush se ēfarė tregon kjo ėndėrr torturonjėse pėr shikuesit e saj, kėshtu nė kėto raste tėrheqje lekėsh, apo bėrje testamenesh, apo ndarje pasurish, apo ēdo problem qė ka tė bėj me mall, ēdo njeri e di se duhet tė tregohet i kujdesshėm, pasi lėndon padashur dikė tjetėr nė gjirin familjar. "


  Gjithsej 16 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 »
Trego 16 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.