Forumi Horizont Gjithsej 21 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 21 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Konfliktet botėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=160)
-- Procesi i Paqes ne Lindjen e Mesme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1481)


Postuar nga Enri datė 21 Korrik 2003 - 00:52:

Arafati mbetet nė lojė

Kryeministri i Izraelit Ariel Sharon ndjek njė linjė tė qartė: ai dėshiron qė presidenti palesitnez Jaser Arafat tė mos jetė mė partner bisedimesh pėr Perėndimin. Nė vend tė tij ai i mbėshtet shpresat pėr procesin e paqes nė Lindjen e Mesme tek kryeministri palestinez Mahmud Abaz. SHBA e mbėshtesin Sharonin nė kėtė plan, ndėrsa evropianėt, tė cilėt bėjnė pjesė nė kuartetin e paqes pėr Lindjen e Mesme, duan qė Arafati tė vazhdojė tė jetė partner bisedimesh.

Tri orė bisedime nė Downing Street 10 nė Londėr shėrbyen pėr afrimin e pozicioneve mes kryeministrit tė Izraelit Ariel Sharon dhe kryeministrit britanik Toni Bler. Vetėm nė njė cėshtje qėndrimet vazhdojnė tė jenė tė kundėrta dhe pikėrisht kėsaj cėshtjeje Sharon i kushton rėndėsi tė vecantė: Britania e Madhe ashtu si edhe shtetet e tjera evropiane duan qė tė vazhdojnė kontaktet me presidentin paelstinez Jaser Arafat, megjithėse Izraeli e kundėrshton kategorikisht kėtė, duke paralajmėruar madje, se kjo mund tė dėmtojė procesin e paqes. Ariel Sharon sic duket shpresonte ta bėnte pėr vete Toni Blerin. Uashigntoni ndėrkaq ka pak kohė qė ka nisur ta pėrkrahė linjėn e Sharonit, i cili do ta injorojė Arafatin tashmė tė izoluar plotėsisht nė Gaza. Toni Blerit si mik i Uashingtonit i duhet tani tė pėrpiqet tė mbrojė linjėn e BE-sė, i cili nuk ka ndonjė konmsideratė tė vecantė pėr politikėn e Sharonit, madje ndonjėherė e cilėson atė si tė paekujlibruar.

Jaser Arafati pra mbetet nė lojė. Megjithėse nė fund tė vitit tė kaluar ai pranoi t“ia kalojė kompetencat kryeministrit Mahmud Abaz, i cili u emėrua nė pranverė nė kėtė post. Arafat fillimisht u pėrpoq tė kufizojė kompetencat e kryeministrit tė ri dhe mė pas ai pėrpiqej tė pengonte nė prapaskenė politikėn e tij. Pasi Abaz ra dakord me Izraelin dhe SHBA pėr planin e paqes "road map", Arafati menjėherė e cilėsoi atė si tradhėtar. Shkas pėr kėtė ishte fakti qė Abaz mori pėrsipėr tė pėrmbushė njė pjesė tė detyrimeve tė parashtruara sic ishte p.sh. carmatimi i grupeve radikale palesitneze, ndėkrohė qė Izraeli ishte i gatshėm tė lironte vetėm njė numėr tė vogėl tė tė dėnuarve. Njė arėsye tjetėr ishte, se Arafati gjithnjė e mė shumė pėpriqej me mos e humbasė pushtetin.

Arafat dhe Abaz tė martėn u pajtuan sėrish nė mėnyrė zyrtare dhe u pėrbetuan se do tė bashkėpunojnė. Por pėrvoja e mujave tė fundit ka treguar, se sa pak vlerė kanė kėto pėrbetime, tė cilat janė pasuar vazhdimisht nga probleme tė reja. Izraeli mund ta kufizojė njė rrezik tė tillė duke e mbėshtetur me vepra konkrete kryeministrin Abaz. Fjala ėshtė kėtu pėr veprime qė t“i krijojnė pėrshtypjen popullit palesitnez, se politika e shpallur e paqes ia vlen vėrtetė shumė mė tepėr se Intifada e mbėshtetur nga Arafati, gjė qė u ka sjellė palestinezėve vetėm vdekje dhe vuajtje si dhe ditėt e zeza tė pushtimit. Shpesh herė madje janė krijuar rrethana jashtėzakonisht tė vėshtuira, sic ishte pushtimi qė zgjati deri nė vitin 1993 kur u vendos marrėveshja e Oslos.

Abaz shpesh herė ka deklaruar, se tashmė duhet t“u jepet fund tė tilla veprimeve. Ndaj ai ka kėrcėnuar forcat radikale, vecanėrisht Hamasin dhe Xhihadin qė nė rast nevoje do t“i imponojė me dhunė qė tė heqin dorė nga sulemt. Tė dyja kėto grupe sidoqoftė e kanė pranuar tani marrėveshjen e armėpushimit, por ende nuk duan qė t“i dorėzojnė armėt. Abaz duhet t“i mbledhė kėto armė. Jo pėr hir tė Sharonit, por pėr interesat e veta: atij i duhet tė konsolidojė autoritetin e vet.

Ju ftoj te gjitheve te jepni mendimin tuaj nese do te arrihet ndonjehere paqe ne rajonin e LIndjes se Mesme, cilat jane pengesat ne rruges e paqes dhe prosperitetit per popullin palestinez. Perse shkelen ne menyre te vazhdueshme, te qellimshme dhe kriminale te gjitha rezolutat e Keshillit te Sigurimit te OKB-se nga Izraeli, perse shkelen te drejtat e njeriut me te dyja kembet dhe bota (Amerika dmth) ben nje vesh shurdh e nje sy qorr, perse Izraeli ketu e 45 vjet (qe kur u krijua dmth) perben burim destabiliteti, cilat jane shkaqet qe s'pranohet nga fqqinjet e tij arabe, kur do pranohet si shtet me te drejta te plota prej tyre, cilat jane fuqite e medha e kane interesa ne rejon, si kane luajtur ato, me cfare mjetesh, etj etj etj. Ka me qindra qyetje mbi keto argumenta te lartpermendura dhe , ma do mendja, secili nga ju do kete perjigjet e tij. Le ti hedhim ketu ne kete forum e ti diskutojme se bashku. Cdo pikepamje eshte natyrisht e mirepritur, pasi dialogu eshte ai qe con nje shoqeri te civilizuar perpara.


  Gjithsej 21 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 21 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.