Forumi Horizont Gjithsej 21 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 21 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Konfliktet botėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=160)
-- Procesi i Paqes ne Lindjen e Mesme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1481)


Postuar nga Enri datė 28 Korrik 2003 - 13:01:

Izraeli njofton lirimin e 100 militantėve palestinezė

Qeveria e Izraelit e miratoi propozimin e kryeministrit Ariel Sharon pėr lirimin nga burgu tė 100 ekstremistėve tė tjerė palestinezė, njė hap qė duket se do tė ēojė pėrpara planin e paqes tė mbėshtetur nga SHBA-tė. Kabineti votoi dje 14 me 9 pro lirimit tė militantėve palestinezė. Ky hap ndėrmeret dy ditė para vizitės nė SHBA tė kryeministrit Ariel Sharon ku ai do tė takohet tė martėn me Presidentin Bush. Zyrtarė izraelitė kanė rėnė dakord, dje, tė kalojnė dy qytete tė Bregut Perėndimor nėn kontrollin palestinez dhe tė heqin tri postblloqe ushtarake nė zonat palestineze. Ata thanė se hollėsitė e kėtyre veprimeve do tė diskutohen me zyrtarė palestinezė tė sigurimit gjatė ditėve tė ardhshme. Ndėrkohė, dje trupat izraelite kanė lėvizur nga disa pika kontrolli afėr Hebronit dhe Ramallahut, duke hapur rrugėn pėr nė 100 fshatra palestineze pėr herė tė parė, qė kur nisi revolta nė shtator tė vitit 2000. Presidenti Bush kėrkon tė bėhet pėrparim nė kuadrin e planit tė paqes midis Izraelit dhe palestinezėve. Takimi i tij ditėn e martė me Sharonin bėhet pak ditė pas bisedimeve qė ai zhvilloi tė premten nė Shtėpinė e Bardhė me kryeministrin palestinez, Mahmud Abaz. Pas takimit, Presidenti Bush shprehu mbėshtetje tė fortė pėr Abaz-in. Ai kritikoi edhe ndėrtimin e njė muri izraelit sigurie, qė ndan Izraelin nga Bregu Perėndimor. Nė njė konferencė tė pėrbashkėt shtypi me Abas, Presidenti Bush tha se muri ėshtė njė problem, tė cilin ai e ka diskutuar me kryeministrin Sharon.


  Gjithsej 21 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 21 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.