Forumi Horizont Gjithsej 21 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 21 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Konfliktet botėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=160)
-- Procesi i Paqes ne Lindjen e Mesme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1481)


Postuar nga Enri datė 22 Gusht 2003 - 01:09:

Varrosen 20 viktimat e shpėrthimit nė Jeruzalem

Ka nisur dje varrimi i viktimave tė shpėrthimit tė autobuzit nga njė kamikaz palestinez nė Jeruzalem. Zyrtarė palestinezė thanė se kryeministri Mahmud Abaz ka ndėrprerė kontaktet me grupet ekstremiste “Hamas” dhe “Xhihadi Islamik”, pasi ato morėn pėrgjegjėsinė pėr shpėrthimin e djeshėm tė makinės bombė nė Jeruzalem, ku humbėn jetėn 20 veta. Abaz po zhvillonte bisedime me pėrfaqėsuesit e ekstremistėve kur autori i sulmit hodhi veten nė erė nė njė autobuz plot me njerėz. Zyrtarė tė “Hamasit” dhe tė “Xhihadit Islamik” thanė se shpėrthimi nuk do tė thotė se ka pėrfunduar armėpushimi i shpallur nga grupet ekstremiste nė fund tė qershorit. Ndėrkaq, Radioja izraelite njoftoi se Izraeli ka nė plan tė rrethojė Bregun Perėndimor dhe Rripin e Gazės nė pėrgjigje tė sulmit tė djeshėm. Izraeli bllokoi gjithashtu tė gjitha kontaktet me Autoritetin Palestinez dhe anuloi dorėzimin forcave tė sigurimit palestinez tė dy qyteteve, Kalkilja dhe Xheriko. Ndėrkaq, Shtetet e Bashkuara dėnuan shpėrthimin e fundit vetėvrasės tė njė autobuzi nė Jeruzalem. Zėdhėnėsi Sean McCormack tha se Shtėpia e Bardhė e dėnoi sulmin me fjalėt mė tė ashpra, qė mund tė ekzistojnė. Zėdhėnėsi McCormack e cilėsoi shpėrthimin njė akt tė shėmtuar. Ai tha se populli amerikan mendon dhe lutet pėr familjet e viktimave dhe pėr tė plagosurit. Shpėrthimi tronditi gjendjen relativisht tė qetė, qė kishte ekzistuar pėr 7 javė me radhė. Nga fundi i qershorit, disa grupe ekstremiste shpallėn njė armėpushim tė njėanshėm.
Presidenti Bush u pyet rreth armėpushimit gjatė njė takimi tė shkurtėr me gazetarėt afėr fermės sė tij nė Teksas. Ai tha se vetėm armėpushimi nuk do tė sillte paqen nė rajon dhe shtoi se ėshtė shumė mė e rėndėsishme qė tė shkatėrrohen grupet terroriste, qė shkaktojnė viktima tė pafajshme. “Zgjidhja pėrfundimtare, qė pėr mendimin tim mund tė arrihet me shpejtėsi, ėshtė gjetja e personave, qė mendojnė se vrasjet janė mėnyra mė e mirė pėr zgjidhjen e problemeve shumė tė vėshtira nė Lindjen e Mesme”.
Presidenti shtoi se Autoriteti Palestinez mund tė mbėshtetet tek ndihma e Shteteve tė Bashkuara, ndėrsa pėrpiqet tė realizojė kėtė detyrė tė rėndėsishme. “Mendoj se Autoriteti Palestinez duhet tė vazhdojė tė punojė me Shtetet e Bashkuara dhe me vende tė tjera tė interesuara pėr shkatėrrimin e organizatave terroriste dhe tė kėrkojė ndihmėn e domosdoshme nė mėnyrė qė tė bėjnė atė qė duhet tė bėjnė, e qė ėshtė shkatėrrimi i organizatave, tė cilat synojnė tė vrasin njerėz tė pafajshėm pėr tė parandaluar pėrparimin e procesit tė paqes”. Njė krah i grupit ekstremist “Xhihadi Islamik” mori pėrgjegjėsinė pėr shpėrthimin mė tė fundit vetėvrasės tė njė autobuzi nė Jeruzalem. Edhe anėtarė tė grupit ekstremist “Hamas” kanė marrė pėrgjegjėsinė pėr kėtė shpėrthim, por udhėheqėsit e kėsaj organizate thanė se “Hamasi” nuk ishte pėrzjerė nė kėtė sulm.


  Gjithsej 21 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 21 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.