Forumi Horizont
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Anėtarėt e forumit flasin mbi veten (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=310)
-- Te kujtojme njeri tjetrin... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18826)


Postuar nga Vizioner datė 10 Mars 2021 - 08:16:

Lightbulb Te kujtojme njeri tjetrin...

Pershendetje te gjithe Antareve te families se madhe Forumit Horizont!

- Jane bere 14 vjet qe jam regjistruar ketu.

Si ikin vitet.!!!
Pa u ndjere, do te thonim, edhe pse ne keto vite kemi pasur ndodhi ne jete, perjetime te mira e per ndonjerin nga ne edhe pak te mira.

Kemi kaluar ketu Momente te kendshme, diskutime te zjarrta, grindje e perqafime. Shpesh ndjenim sikur ishim nje Familie. Dhe, ne te vertete, ashtu ishim dhe kjo fale mundesise qe na dha Fajtori nepermjet ketij Forumi.
U bashkuan shqiptaret kudo qe ishin-ku jetonin. Per ate kohe ishte Internet Evolution. Tashme, platformat e komunikimit jane te panumerta dhe cilido ka gjetur vetveten diku, ne njeren nga keto. Ose dhe jo.

Sic u shpreha me lart, ne te gjithe keto vite "njohje", secili ka pasur ne jeten e vet rrjedhen e jetes se tije.

Do te ishte kenaqesi qe, te mesonim dicka rreth njeri tjetrit per hecurine e tije ne keto vite.

Sigurisht, per aq sa dashiron te tregoje.

Mendoj qe eshte nje kuriozitet qe do ta kishte cdo Antar per njeri tjetrin.

--->Po filloj une:
Nga 2007 qe jam regjistruar ketu dhe aq sa keni mundur te dini rreth meje, pervec se jam 14 vjet me i madh , shume ndryshime-te reja nuk kam pas.
Vazhdoj te punoj si shofer Autobusi ne linjat e qytetit-Frankfurt. Po, tani jam i punesuar ne Shtet-Bashki dhe jo ne Firma private.
Kam pasur njeren apo tjetren njohje-lidhje te cilat nuk ka funksionuar dhe per momentin jam Single
Per mbi 11 vjet, nuk pata shkuar ne Shqiperi dhe parvjet (2019) shkova ne fund te vitit me rastin e Festave
Kurse tani qysh prej nje viti, kemi pretekstin e mbylljes nga Corana
Keshtu. Jeta vazhdon me ritmet e saje.



Uroj qe ne kete Teme, sa me shume Antare, te tregojne dicka rreth vetes.

Ju uroj shendet dhe gezime!


Postuar nga Petter datė 11 Mars 2021 - 03:54:

Pershendetje Vizioner


Apo mire athere 😜

Une ktu jam regjistru ne 2009, po nga chati jam fut aty nga 2002-2003. Me pak fjale 18 vjet me i vjeter dhe une.

Kam jetu ne NY, e tash 6 vjet ktu ne Texas. Biri ben 10 vjec ket vit edhe goca ben 8. Ne Shqiperi pothuajse kam shku vit per vit, duam sduam sna ndahet shpirti prej andej 😁

Ne NY kam kam jetu mire, por ktu ne Texas po jetoje pak a shume ate endrren amerikane. Na zuni korona si shumicen po e kalum pa shume probleme. Vazhdoj me biznesin e transportit qe kam pas dhe e kam shtu mo shume ktu ne TX. Lujme dhe na pak me kto kumaret e bursave 👍

Hobbies vazhdoj me ato qe kam pas, udhetime/pushime, motorra, makina edhe anije ose skafe si mund me i qujt ne shqip.

Ka pas shume lezet chati dhe forumi. Tani eshte bo bajat me kto platformat fb insta etc etc.

Une kisha shume kohe qe sisha fut ktu edhe para nja dy javesh se si mu kujtu 😁 e per nostalgji lexova hedhje pritjet neper disa tema te disa antarve ktu e me ktheu mbas ne kohe e tu u zgerdhit me thene te drejten 😁😁

Ju uroj dhe une te jeni mire e tja kaloni me shendet ket kohe pandemie.


Postuar nga Poshnjari datė 10 Prill 2021 - 17:33:

Re: Te kujtojme njeri tjetrin...

Citim:
Po citoj ato qė tha Vizioner

--->Po filloj une:
Nga 2007 qe jam regjistruar ketu dhe aq sa keni mundur te dini rreth meje, pervec se jam 14 vjet me i madh , shume ndryshime-te reja nuk kam pas.
Vazhdoj te punoj si shofer Autobusi ne linjat e qytetit-Frankfurt. Po, tani jam i punesuar ne Shtet-Bashki dhe jo ne Firma private.
Kam pasur njeren apo tjetren njohje-lidhje te cilat nuk ka funksionuar dhe per momentin jam Single
Per mbi 11 vjet, nuk pata shkuar ne Shqiperi dhe parvjet (2019) shkova ne fund te vitit me rastin e Festave
Kurse tani qysh prej nje viti, kemi pretekstin e mbylljes nga Corana
Keshtu. Jeta vazhdon me ritmet e saje.



Uroj qe ne kete Teme, sa me shume Antare, te tregojne dicka rreth vetes.

Ju uroj shendet dhe gezime!


14 vjet dhe akoma beqo mo? Edhe Gjinoja do ishte martuar tani

Ndonese edhe une jam marre me chate qe nga 2004-2005 me forume nuk merresha, isha thjeshte vizitore.
Por me behet qefi qe jeta ju shkone mire.


Postuar nga robert datė 21 Maj 2021 - 20:18:

Une kam vazhduar ta vizitoj koliben e Horizontit edhe pasi te tjeret humben rrugen dhe kushedi se ku u vet-degdisen! Biles duke postuar edhe ndonje gje tek Fizika, apo Media. Por prej rreth 1 viti, e ndoshta ca me shume, nuk jam futur me, sepse ma kane futur!
Historia e meposhteme eshte sa e besueshme, aq edhe e pabesueshme! Por 100% e vertete! Qysh ne rini shkruaja gjera te vogla ne vargje dhe proze letrare. Gjithashtu lexoja shume edhe libra shkencore dhe mendoja shume per funksionimin e natyres! Nje ndodhi e vogel ne fund te viteve '80 me dha te kuptoja kete funksion. Dicka e re dhe e palexuar dhe degjuar deri me kete kohe. (Mund t'ju duket skicofrenike, ndoshta eshte e tille, por eshte e vertete!) Jeta vazhdonte te na rrembente me ato perditsimet e saja prej gallate dhe moshe rinore. Jeta e emigrantit pas 1990-es kishte te tjera preokupime. S.d.q., dikur (2004-5) u ula dhe i mblodha vargjet dhe tregimet letrare dhe i botova (2005). Kete kohe sapo kish nisur kazani i islamizmit radikal te ziente, ndaj dhe iu futa Bibles dhe Kuranit ti analizoja, se c'kishin keto libra. Me doli nje liber me mbi 1000 faqe, te cilin nuk mund ta botoja, per 1.shkak mungese parash, 2. ndaj meje nisen gjithe ato levizje survejimi dhe provokimesh, 3. thashe te prisja njehere te shkruaja edhe ato gjera te tjera kryesore e nderkohe rriteshin pak edhe femijet, pastaj qeni qepen te hante. (Ai liber u botua me 2013) Nisa kete kohe (2006) me ate qe mendoja se do te perbente librin e vetem shkencor, por ngeca pak gjate tek teoria speciale e relativitetit, ndaj e nxorra kete si punim me vete (2007). Duke pasur kete periudhe (2006-9) shume shqetesime, te cilat me duhej ti injoroja, sikur nuk i shikoja, u ingranova ne procesin e shkrimit te gjithfare temash, cfare pak jane pasqyruar edhe ne kete forum, ne te cilin -me duket se- kam hyre me 2007. Ne vitin 2015 "mbarova" me pjesen me te madhe te ideve te mia, duke e mbyllur ciklin e botimeve te librave, pas nje lodhje te konsiderueshme, (sepse kam qene aktiv edhe ne kete forum apo ne ndonje gazete), me librin e 15-te. Kuptohet se sasia e shkrimeve nuk pasqyron detyrimisht cilesine e tyre, ndaj nuk kam as me te voglen krenari per 'to. Por me ka habitur shmangia dhe lenia demostrative ne heshtje e tyre, e kam fjalen me shume per ato shkencore, ku mund te jepej nje lloj oponence (mendimi), se cfare te rejash kane ne lemin e tyre shkencor, apo sa budadalleqe!
Gjate kesaj kohe "pushimi" (2015-20) problemet e ndryshme nuk kane mbaruar, perkundrazi jane shtuar. Per te larguar mendjen nga gjithe sikletet e ndryshme jame marre me shkrime te ndryshme. Vjet mendova ti permbledh disa shkrime shkencore qe kam hedhur her pas here ne faqen time te internetit (fjale cimbuese) e ti botoj ne nje liber. Per fat botuesi me tha se nuk kishte shume pune, ndaj ia nisa te formatuar ne fund te gushtit 2020, me emndimin qe ne panairin e librit te ish gati. I nisa gjithashtu edhe kaparin e lekve, te gjitha. Per cudi libri nuk po futej ne shtyp. Me ate rast shtova dhe nje shkrim ne fund te shtatorit-fillim tetori, shkrim jo aq shkencor, por ne lidhje me ndarjet e cmimit Nobel ne fizike. Prita qe libri (Shkenca biblike) te botohej gati per panair, por nuk u botua vecse ne ... (nuk e di) ... mendoj ne shkurt 2021, sepse ne mars mora (permes nje shoku) nje kopje. Deri me sot (fund maji 2021) bibl. komb. nuk ka marre 5 kopjet e caktuara, sipas ligjit, ndonese ajo merr jo me vone se 1 muaj nga dhenia e Nr. ISBN 5 kopjet e saja! Nuk e di pse botuesi im e ka botuar me vonese kete liber, nuk e di pse Bibl. komb. nuk interesohet per marrjen e 5 kopjeve te saja. Po t'ju tregoj pastaj te gjitha detajet, qofte dhe vetem ne lidhje me librin e fundit, nuk do ti besoni historite, por do te mendoni se tipi ne fjale (une) i krijoj vete per te terhequr vemendjen! Lere qe s'ka vend ketu per ti treguar te gjitha detajet! Lere pastaj te shkruaj per te gjitha shqetesimet e tjera, qe do t'ju duken te pabesueshme. Nuk dua ti bej reklame faqes time te internetit, se nuk me intereson fare sa e lexojne, por aty jane nje pjese te ketyre shqetesimeve. Nuk e di dhe as nuk me intereson dhe as kam kohe te mendoj, pse segmente te shtetit gjerman me kane kategorizuar tek personat e padeshiruar, por bej cudi me veten, pse kam qene kaq naiv, qe kam besuar se ekziston nje fare demokracie ne perendim, ne Gjermani! Nje mut i madh ekziston dhe demokracia ekziston po pate leke dhe pozite! Gjithe te tjerat -me falni per shprehjen- ketu ne perendim jane pordhe me rigon! Nje dikatature qe do ta kishte 1000 here zili ajo e dikurshmja e jona! Mjafton te shikoni vetem rastin e Snoudenit dhe Asanxhit, dhe njeriu kupton gjithshka se ku ndodhet! Kam frike se do vdesim kendej dhe do na cojne ne Shq. trupin pa zemer, pa tru, pa veshka, pa mushkri, ma melci, dhe ky eshte vetem fillimi!
Me falni se kam shkruar shpejt dhe ndoshta pak kaotisht, por me shkurt nuk mund t'ua permblidhja!


Postuar nga lubi datė 01 Korrik 2021 - 20:42:

Smile 🙂

Rendesi ka te jemi ne dhe familjet tona sa me mire me shendet kudo qe te ndodhemi 🤗🤗


Postuar nga AngelDevil datė 01 Gusht 2022 - 15:20:

Hi!

Uroj te jeni mire!


Postuar nga Vizioner datė 15 Gusht 2022 - 15:57:

Citim:
Po citoj ato qė tha AngelDevil
Hi!

Uroj te jeni mire!



Pershendetje Angel!
Gezohem qe te lexoj. Uroj dhe ti te jeshe mire!


Postuar nga Eria datė 04 Shkurt 2024 - 11:28:

Sa vite :-)

Pershendetje te gjitheve.


 
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.