Forumi Horizont Gjithsej 404 faqe: « E parė ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 67 68 69 70 71 72 73 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)


Postuar nga Vizioner datė 15 Dhjetor 2007 - 08:10:

BE: Shqipėria, lulėzon korrupsioni dhe krimi i organizuar



Presidenti i Keshillit te Europes, Luis Amado




BE: Shqipėria vazhdon qė tė ketė njė qeverisje tė dobėt, nuk zbatohen ligjet



Kėshill i Bashkimit Europian publikon rezultatet pėr Shqipėrinė. Korrupsioni dhe krimi i organizuar kanė mbėrthyer vendin

Kėshilli i Bashkimit Europian, nė raportin e tij pėr vendet e Ballkanit Perėndimor, ka nėnvizuar se korrupsioni dhe krimi i organizuar janė problemet mė tė mėdha me tė cilat po pėrballet vendi. Gjithashtu nė njė skaner qė Kėshilli i Bashkimit Europian i ka bėrė Marrėveshjes sė Zgjerimit dhe Sfidave Kryesore, me tė cilat do tė pėrballen vendet gjatė vitit 2007-2008, thekson se Shqipėria vuan nga njė qeverisje e dobėt, ndėrsa zbatimi i ligjit mbetet nė nivele tepėr tė ulėta. Konkluzionet e bėra nga ana e Kėshillit, qė ėshtė njė nga organet mė tė larta tė BE, kanė ardhur pas bėrjes publike nga ana e Komisionit tė Progres-Raportit pėr Shqipėrinė. Kėshilli ka bėrė tė ditur se Shqipėria ka bėrė progres nė disa fusha, por probleme tė mėdha e shoqėrojnė vendin, tė cilat do tė mbeten edhe sfidat kryesore tė vitit 2008.

Korrupsioni

Sipas raportit tė BE-sė korrupsioni ėshtė i pėrhapur dhe pėrben njė problem serioz pėr Shqipėrinė, ndėrsa masat pėr forcimin e sistemit gjyqėsor kundėr korrupsionit janė vonuar. Referenca pėr nxjerrjen e konkluzioneve nga ana e Kėshillit tė Europės kanė ardhur pas bėrjes publike tė Progres Raportit, qė mbetet edhe dokumenti kryesor i arritjeve dhe sfidave pėr BE-nė. Sipas Kėshillit tė Europės, ndryshimet ligjore janė te nevojshme pėr pėrafrimin kuadrit tonė ligjor me Konventėn e Civile tė Kėshillit te Evropės pėr Korrupsionin. Sipas Ministrave tė Jashtėm tė BE-sė, qė janė edhe anėtarėt e kėtij institucioni ligji, pėr konfliktin e interesave ka nevojė pėr sqarime te mėtejshme. Propozimi pėr ndryshimin e Rregullores sė Parlamentit pėr tė lejuar anėtarėt e Parlamentit pėr tė hequr dorė nga imuniteti i deputetit, ende nuk ėshtė adoptuar.

..........................................


  Gjithsej 404 faqe: « E parė ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 67 68 69 70 71 72 73 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.